Pesë faktorët që dobësojnë ushtrinë e Izraelit

Publikuar në Tet. 1, 2017, 12:17 a.m.

Në depot ushtarake të forcave rezistente palestineze dhe libaneze gjenden më shumë se 220.000 raketa dhe shumica e tyre i përket Hizbullahut. Që nga viti 2006 e deri më tani, Hizbullahu është zgjeruar edhe nga aspekti organizativ dhe ka marrë përvoja të rëndësishme nga lufta e tyre në frontet e para kundër ISIS-it. Për më tepër, gjatë një fjalimi që ka mbajtur qershorin e kaluar, Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut, Hasan Nasrallah ka bërë me dije se në rast të një lufte të mundshme, nëse arrihet në një nivel të caktuar të konfliktit, një numër i lartë i luftëtarëve nga gjithë rajoni do t’i bashkohet fronteve të Hizbullahut.

Komiteti Parlamentar i Punëve të Jashtmedhe i Mbrojtjes i Izraelit i Knesset ka botuar kohët e fundit një raport në lidhje me statusin ushtarak izraelit, në të cilin ka folur për mungesën e gatishmërisë së ushtrisë në rast të ndonjë lufte të mundshme në të ardhmen. Raporti fajëson udhëheqësit e Tel Avivit dhe i ka kritikuar atasi fajtorë qëkanë lejuar forcat ushtarake që të arrijnë në një dobësi të tillë.

Faqja e internetit izraelite shumë e vizituar e lajmeve, e njohur siWalla ka shkëputur menjëherë trasmetimin dhe publikimin e këtij raporti të komisionit parlamentar për shkak të ndjeshmërisë së kësaj çështjeje, edhe pse kjo nuk është hera e parë qëpublikohet një raport i këtillëqë thekson pikat e dobëta të ushtrisë. Për shembull, në shkurt të këtij viti është publikuar një raport i ngjashëm që analizonte dobësitë e të ashtuquajturve Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) si dhe institucioneve të sigurisë në adresimin e rreziqeve që lindin nga rrjetii tuneleve të Hamasit në Rripin e Gazës. Për më tepër, edhe në këtë raportishin nënvizuargjithashtu gabimet e ndërmarra nga IDF-ja dhe fajësoi për këtë mungesën e efikasitetit tek udhëheqësit politikë. Raporti vuri në dukje problematikat në shëbimet e inteligjencës, mungesat në sistemin e sigurisë dhe teknologjisë si faktorët kryesorë që fshihen pas dobësimit që po përjeton ushtria izraelite.

Ngrihet pyetja, cilët janë faktorët që po i shtyjnë kaq shumë këto institucione të regjimit izraelit që të shqetësohen në lidhje me dobësimin e kapaciteteve të forcave ushtarake? 

Quantiteti i ushtrisë izraelite të cilës i mungon kualiteti

Për nga aspekti ikuantitetit, forcat izraelite kanë pajisje të avancuara ushtarake të përftuara nga mbështetja e marrë nga teknologjia perëndimore, veçanërisht nga SHBA-ja. Megjithatë,vetëmpajisjet ushtarake në vetvete nuk mund të garantojnë sukses në një luftë. Një ndër arsyet kryesore për dështimin e qartë të forcave izraelite në luftërat e ardhshme është shkalla e rritjes sëaftësive të rivalëve të tyre.

Në qershor të vitit 2017,Komanadanti i Forcave AjroreIzraelite, Gjenerali Amir Eshel ka folur në lidhje me spekulimet rreth lufte të ardhshme të mundshme me Hizbullahun e Libanit, duke u shprehur gjatë një konferencë sigurie se “nuk mund ta mbrojmë thellësinë tonë territoriale që kemi arritur kundër raketave të Hizbullahut dhe ndoshta nuk do të arrijmë dot t'i mbrojmë as qytetarët tanë kundër të njëjtave raketa.”

Një dobësi e këtillëmund të justifikohet si shkak i mungesës së sistemeve tëmbrojtjes ajrore izraelite që praktikisht do të mund të angazhohen njëkohësisht për të parandaluar një breshëri raketash që përfshinjë gati të gjitha territoret e pushtuara. Kjo gjë përbën një prej metodave pothuajse të pakalueshme të forcave të Rezistencës,të cilat paraqesin një sfidë serioze për forcat izraelite. Një shembull i kësaj metode është rrjeti i tuneleve të Hamasit që shtrihen në territoret izraelite.Ky rrjet tunelesh rrit fuqinë e manovrimit të lëvizjes kundër ushtrisë izraelite pasi u siguron luftëtarëve të Hamasit mundësinë për të depërtuar në vendet izraelite nga rrugët nëntokësore duke kryer sulmet e tyre dhe më pas me lehtë të kthyen, gjë të cilën e kanë vërtetuar edhe në praktikë.

Kapacitete bërthamore të padobishme

Udhëheqësit izraelitë tregohen vazhdimisht mburravecë dhe arrogantënë lidhje metitujt e tyre  në gazeta se lufta bërthamore është një faktor kyç që u jep atyre superioritet ushtarak dhe strategjik ndaj rivalëve të tjerë në rajon. Megjithatë,e vërteta qëndron ndryshe,duke qënë se ata nuk mund t'i përdorin bombat atomike në luftë me lëvizjet e rezistencës në Liban dhe Palestinë, përsa kohë që lufta ndodh në formën e luftimeve guerile. Analistët përjashtojnë mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore në çdo formë të mundshme të luftës për shkak të pasojave të rënda për vetë Tel Avivin. Armët atomike shërbejnë vetëm si një armë parandaluese dhe në rast të ndonjë sulmi duke përdorur armët e shkatërrimit në masë, vetë regjimi izraelit do të bjerë viktimë. Duke marrë shkas ngapamundësia për t’i përdorur këto armë në praktikë, shumë analistë argumentojnë se këto armë në vetvete nuk mund të luajnë një rol shumë të rëndësishëm për të ndihmuar në sigurimin dhe mbrojtjen e territoreve të pushtuara nga izraelitët në luftërat e tyre me përmasa të vogla me lëvizjet rezistente.Ekziston edhe një pikëpamje tjetër, tërësisht e kundërt se armët bërthamore jo vetëm që nuk përbëjnëfaktorë të forta për Tel Avivin në luftërat me grupet rezistente, por përkundrazi i bëjnë veprimet e këtyre grupeve edhe më shkatërruese ndaj izraelitëve. Sapo të shpërthejë një luftë me Tel Avivin, cenralet bërthamore Dimona do të jenë një objektiv i lehtë për raketat e Hizbullahut.

Ushtria e pamjaftueshme mercenare

Sipas disa shifrave, një pjesë e rëndësishme e trupave ushtarakë izraelitëpërbëhet emigrantë të ardhur nga shtetet e tjera, të cilët kanë udhëtuar për në territoret e pushtuara për të pasur kushte më të mira jetese dhe të qënurit e tyre të huaj e degradojnë ndjesinë e tyre të përkatësisë në regjimin izraelit. Një situatë e këtillëe ul në mënyrë të konsiderueshme shkallën e besnikërisë në mesin e ushtarëve dhe i pengon ata që të sakrifikojnë për të përmbushur idealet izraelite. Kjo gjë përbën një nga pkat më të dobta ushtarake izraelite kur ballafaqohen pikërisht mepikën më të fortë të kulturës flijuese - që është karakteristikë  - të forcave të kampit kundërshtar të rezistentencës dhe që u jep atyre njëforcë të veçantë.

Përveç kësaj, ndërkohë qëshumë familje izraelite nuk janë të gatshme t'i dërgojnë fëmijët e tyre në shërbimin e ushtrisë, gjithashtu po dëshmohet gjithnjë e më shumë num ri i ushtarëve të IDF-sëqë po braktisin detyrën apo që po vetëvriten. Ushtria izraelite është goditur nga një rritje e mprehtë e numrit të dezertorëvenë mesin trupave të saj, siç bën me dije një raport i ushtrisë. Ky raportinformon se që nga viti 2005, 1 nga 8 ushtarë izraelitë larohet nga shërbimi ushtarak. Ky raport do të thotë se numri i braktisjet në këtë vit duhet të jetë rritur deri në 30 për qind në krahasim me vitin 2002. Raporte plotësuese flasin për një rritje rreth 25 për qind në vitin 2007, duke sinjalizuar se 1 nga 4 ushtarë largohen nga shërbimet e tyre ushtarake. 

Migracioni i kundërt

Regjimi izraelit ka një popullsi prej rreth 8.7 milionë banorësh dhe sipas shifrave zyrtarenjë pjesë e rëndësihme e kësaj popullësie përbëhet nga arabët dhe popullësi me nacionalitete të nryshme përveç hebrenje. Rritja e kësaj popullsie jo-hebreje tashmë shërben si një faktor negativ për hebrenjtë që të humbasin motivimin e tyre për të qëndruar në territoret izraelite. Migrantët udhëtojnë në territoret e pushtuara me një imazh idealist të të ashtuquajturës Tokë e Premtuar, megjithatë kur ata qëndrojnë dhe jetojnë për një kohë të caktuar aty, fillojnë të ndiejnë problemet ekonomike, si dhe boshllëqet shoqërore dhe politike. Për më tepër, atmosfera e pasigurt rajonale dhe politika ekspansioniste e regjimit e bëjnë sigurinë edhe më të ështirë për qytetarët. Kjo situatë është e mjaftueshme për qytetarët e ardhur dhe të vendosur aty që të largohen, gjë që e bën regjimin izraelit plotësisht delikat në këto rajone. 

Rënia e sigurisë dhe fitimi i fuqisë nga Rezistenca

Regjimi izraelit në mënyrë të hapur e etiketon Iranin, Sirinë dhe Hizbullahun si kryesues në listën e kërcënimeve rajonale. Lufta 33-ditore kundër Hizbullahut në vitin 2006, e cila është një shembull i dukshëm i luftës së pabarabartë çoi në humbjen e Tel Avivit, gjë që ishte e paparashikuar dhe e habitshme jo vetëm pët udhëheqësit izraelitë që dërguan një ushtri plotësisht të pajisur në fushën e betejës, por edhe për mbarë botën. Grupi libanez tani është dukshëm më i fortë dhe më i aftë dhe i pajisur ushtarakisht sesa ishte në vitin 2006, kjo edhe për shkak të përfshirjes së tij në luftën kundër terrorizmit në territoret siriane. Zyrtarët izraelitë pranojnë se nëse Hizbullahumë parëishte i aftë të dërgonte 160 raketa çdo ditë në territoret izraelite, tani kjo organizatë mund të bëjë të njëjtën punë me rreth 1,000 raketa në ditë, duke qënë se kapacitetet për të bërë kontrollimin e mbrojtjes ajrore izraelite që nuk janë projektuar për të përballuar një breshëri të këtillë të raketave.

Përsëri, sipas informacioneve të mbledhura nga burimet izraelite pohohet se grupet rezistente palestineze dhe libaneze mbajnë në depot e tyre mbi 220,000 raketa, ndërkohë që më shumë se gjysmën e tyre i përkasin Hizbullahut. Që nga viti 2006, Hizbullahu është zgjeruar për nga ana organizative dhe ka marrë mësime të vlefshme nga lufta kundër grupit terrorist të ISIS-it duke qënë sekanë luftuar jashtëzakonisht ashpër në frontet e paratë luftës. Për më tepër, ashtu siç është shprehur edhe Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut, Sejid Hassan Nasrallah gjatë një fjalimi që ka mbajtur në muajin qershornë rast të shpërthimit të një lufte të re dhe nëse konflikti arrin në një nivel të caktuar, luftëtarë të shumtë në numër nga i gjithë rajoni do t’i bashkohen Hizbullahut në frontin e tij.



Burimi : Alwaght / Medya Şafak