Vizita e Putinit në Ankara

Publikuar në Shta. 30, 2017, 3:29 a.m.

Turqia dhe Rusia dëshirojnë të fuqizojnë bashkëpunimin me qëllim të përfundimit të luftës në Siri dhe do të punojnë në zbatimin e zonës së deeskalimit në krahinën kryengritëse të Idlibit në veriperëndim të Sirisë, kanë deklaruar presidentët e të dyja vendeve, Rexhep Tajib  Erdogani dhe Vladimir Putini.

“Kemi vendosur të përforcojmë përpjekjet që të sigurojmë zonën e deeskalimit në Idlib”, në kufi me Turqinë, ka thënë presidenti turk Erdogan në konferencën për gazetar me kolegun e tij rus Putinin në Ankara.

Putini ka thënë se me atë marrëveshje do të përfundojnë luftërat dhe do të krijohen kushtet për kthimin e refugjatëve shtëpive të tyre. Ka vlerësuar se janë plotësuar kushtet e nevojshme për përfundimit e konfliktit sirian dhe shtoi se Ankaraja dhe Moska do të zgjerojnë bashkëpunimin e tyre në atë drejtim.

“Janë plotësuar kushtet e nevojshme që të përfundojë kjo luftë vëllavrasëse në Siri, që të shkatërrohen plotësisht terroristët dhe të lejojnë sirianëve që të kthehen jetës së qetë”, ka thënë Putini.

Ka  thënë se me marrëveshjen e arritur të enjten janë krijuar kushtet për kthimin e refugjatëve , që është e rëndësisë së madhe për forcimin e përpjekjeve për arritjen e marrëveshjes afatgjate politike në Gjenevë.

Putini dhe Erdogani kanë biseduar edhe për referendumin kurd të mbajtur të hënën, të cilin Erdogani e ka vlerësuar se ka qenë gabimi i madh dhe me këtë është rrënuar stabiliteti në rajon.

Njashtu ka thënë se është e rëndësishme që të parandalohen gabimet e më tejshme  dhe se bashkësia ndërkombëtare të merr anën e integritetit territorial dhe unitetit politik të Irakut.

Presidenti i Rusisë Vladimir Putini ka qëndruar në kryeqytetin e Turqisë në Ankara i cili me kolegun e vet turk Rexhep Tajib Erdoganin kanë biseduar për bashkëpunimin e Rusisë dhe Turqisë, por edhe për situatën e Irakut dhe Sirisë.



Burimi : Al Jazeera