Irani testoi raketën e re balistike

Publikuar në Shta. 29, 2017, 2:09 a.m.

Irani me sukses e ka testuar raketën e re balistike me rreze veprimi 2000 km i cili është shfaqur në paradën ushtarake të premten e kaluar. Televizioni shtetëror ka publikuar  video inqizimin e lansimit provues të raketës duke mos shfaqur datën dhe vendin e testimit, gjersa inqizimet e kamerës në vetë projektil tregon ndarjen e konusit i cili mund të mbaj më shumë mbushje raketore.”Shikoni inqizimet e suksesshme të testimit të raketës Koramshar me rreze veprimi gjer 2000 km, projektilit më të ri të vendit tonë. Ky është projektili i tretë iranian me rreze veprimi 2000 km”.

Ministri izraelit i mbrojtjes Avigdor Lieberman e ka quajtur testimin e projektilit të ri të Iranit”provokim” duke cek se ky është fakt se ambiciet e Iranit janë që të bëhet fuqi botërore.”Raketa balistike të cilin Irani e ka shkrep është drejtuar kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të saj, duke përfshirë edhe Izraelin. Kjo është njashtu mënyra që të testohen reagimet tona, si fakt që Irani të bëhej fuqi botërore i cili do të kërcënojë shtetet e Lindjes së Afërt dhe demokracitë  në  mbarë botën”, ka cek Liebermani. Paralajmërimet e Teheranit për lansimin me sukses të projektilit balistik, i aftë të mbajë disa koka bërthamore për sulme në disa caqe ushtarake, me të madhe do të ndikojë në balancën ushtarake në Lindjen e Afërt, Izraelin si dhe rreth 45.000 ushtar amerikan të shpërndarë në Lindjen e Afërt, dhe atë 1500 ushtar në Jordani, 5200 ushtar në Irak, 15.000 ushtar në Kuvajt, 7000 ushtar në Bahrejn, 10.000 ushtar në Katar, 5000 ushtar në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe 200 ushtar në Oman, të gjithë këta ushtar janë brenda rrezeve të veprimit të raketës balistike iraniane Koramshar.

Irani ka treguar se në kërcënimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit do të përgjigjet me opsionin ushtarak. Testimi i projektileve është sfidë strategjike për SHBA-të, sidomos pas komentimeve skandaloze të presidentit Donald Trumpit kundër Iranit  gjatë fjalimit të tij në Kombet e Bashkuara.

Nga kjo pikë, Trumpi do të duhej dy herë të mendojë para se të vendos që të tërhiqet nga marrëveshja nukleare me Iranin. Çfarëdo veprimi të Trumpit apo Kongresit  në kuptim të shpalljes së sanksioneve të reja mund të shfrytëzohet që të vazhdojë programin e vet nuklear, që do të kishte pasoja afatgjate duke marr parasysh  aftësitë prodhues raketore të Iranit.

Pas kthimit nga New Yorku presidenti iranian Hasan Ruhani mori linjën e fortë duke paralajmëruar se nëse Trumpi shkel marrëveshjen nukleare” Irani do të kundërshtojë dhe do të shqyrtojë përsëri të gjitha opsionet”.

Ministri iranian i punëve të jashtme Muhamed Xhavid Zarif i ka deklaruar për The New York Times se nëse SHBA-të prapë duan të flasin për marrëveshjen nukleare, Teherani do të insistojë në bisedime për çfarëdo koncesion veç e veç.

“Kombi iranian gjithmonë ka qenë për paqe dhe siguri në rajon dhe botë dhe do të mbrojmë popujt  e shtypur jemenas, sirian dhe palestinez, pa marr parasysh se a i pëlqen apo jo dikujt. Gjersa na adresohen disa shtete, duke na kërcënuar, forcimi i mbrojtjes së vendit do të vazhdojë dhe Irani nuk do të kërkojë lejen e cilido do vend të prodhojë kapacitete raketore të ndryshme”, ka deklaruar ministri iranian i mbrojtjes Amir Hatami.

Njëkohësisht dëshmojmë edhe për vendosmërinë e Iranit të konsolidojë ndikimin e vet në Siri. Para çfarëdo intervenimi Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet me kujdes të vlerësojë pasojat e mundshme, pa marr parasysh presionet e Izraelit. Irani mund të vendos prezencën afatgjate në Siri. Milicitë proiraniane në Irak dhe Siri janë në të vërtetë ushtria prej 100.000 ushtarëve dhe Irani lehtë mund të përjashtojë forcat amerikane nga Iraku dhe Siri. Administrata e Trumpit duhet seriozisht të kuptojë kërcënimet e Muhamed Xhaferit, komandantit të Gardës Revolucionare iraniane, i cili është përgjigjur në fjalimin e Trumpit në Kombet e Bashkuara.

“Koha është të saktësojmë gabimet amerikane. Tani kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës në tërësi tregojnë natyrën e vet, duhet të shfrytëzojmë të gjitha pajisjet për të mbrojtur interesat e popullit iranian. Marrja e qëndrimit të fortë kundër Trumpit është vetëm fillimi. Ajo që është me rëndësi strategjike është që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të pësojnë dëme nga aksionet, sjelljes dhe vendimet të cilat Irani do të miratojë gjatë muajve të ardhshëm”, ka thënë  gjenerali Muhamed Ali Xhafari.

Përveç kësaj, koha e zgjedhur për testim është shenjë e qartë të kundërshtimit të Iranit ndaj referendumit të cilin në veri të Irakut me 25 shtator kanë mbajtur kurdët, të cilët duan Kurdistanin e pavarur. Teherani nuk dyshon se bëhet fjalë për iniciativën amerikane dhe izraelite  qëllimi i së cilës është vendosja e bazave të përhershme ushtarake të cilët do të destabilizojnë Iranin dhe të minojnë përpjekjet e Iranit që të përforcojë prezencën e tyre në Siri dhe Irak.

Nuk befason se Izraeli është i tërbuar për shkak të testimit raketor iranian. Ministri izraelit i mbrojtjes Lieberman e ka quajtur këtë” provokim dhe shuplakë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saja”. Dukshëm Izraeli është frikësuar nga aftësitë e Iranit, i cili pandalshëm po imponohet si fuqia e parë rajonale në Lindjen e Afërt. Megjithatë, në rast se përjashtojmë retorikën, Izraeli nuk mund të bëjë shumë gjë lidhur me kapacitetet prodhuese raketore iraniane.