Një bisedë e shkurtër me Enis Nakkash në lidhje me referandumin e Kurdistanit dhe Sirinë

Publikuar në Shta. 28, 2017, 12:21 a.m.

Kurdët ashtu siç kanë parë që Amerika të tërhiqet përballë ushtrisë siriane e cila mbështetet nga Rusia, do të dëshmojnë në të njëjtën kohë edhe sesi do të zhduket përkujdesja e Amerikës për ata. Në këtë periudhëtë konsensusit politik, rusët do të ndërmarrin veprime të ndryshme strategjike që t’i tërheqin kurdët nga amerikanët. Për këtë arsye, në këtë proces rusët nuk duan që të ushtrohet presion mbi kurdët në kufrin e tyre me Deyr El-Zor, Irakun dhe Jordaninë.

Një bisedë e shkurtër me Drejtuesin e Qendrës së Kërkimeve Strategjike Enes Nakkashin në lidhje me referandumin e Kurdistanit dhe Sirinë

Hasan Sivri: Duket sikur e gjithë bota është bërë bashkë sot për t’i dalë kundër këtij referandumi. Edhe shtetet të cilat më parë e kanë mbështetur haptazi pavarësinë e Kurdistanit, kanë dalë kundër referandumit. Sipas mendimit tuaj, cila është arsyeja?

Enis Nakkash: Arsyeja pse disa shtete që më parë kanë nxitur dhe ikurajuar pavarësinë kanë arritur një kompromis ndërkombëtar për t’i dalë kundër referandumit është ndryshimi i balancave rajonale dhe ndërkombëtare. Ata kishin më shumë ndikueshmëri përpara se rusët të hynin në rajon dhe përpara se Irani t’i kishte zhvilluar kaq shumë marrëdhëniet me Sirinë dhe me Irakun. Për më tepër, Turqia ishte më e afërt më parë me Perëndimin dhe NATO-n. Aktualisht jo të gjithë janë tërësisht kundër referandumit, ato thjeshht kërkojnë shhtyrjen, të këtilla si SHBA-ja. Disa të tjerë po i paralajmërojnë për rrezikshmërinë, ndërkohë që i vetmi vend që i mbështet është Izraeli. Sepse Izraelit nuk i interesojnë pasoja të tjera veç shpërbërjes dhe luftrave të brendshme.

- Pse kërkoi SHBA-ja shtyrje të referandumit? Cili është qëllimi? A ka lidhje kjo me zhvillimet që kanë ndodhur në Siri? A po presin amerikanët që të përfundojë konkurrenca me rusët?

- SHBA-ja kërkon shtyrje të referandumit për arsyet që përmenda më lart. Nuk po mund ta kontrollojë plotësisht lojën në Siri dhe në Irak. Nuk i beson as pozicionimit turk që ndryshon vazhdimisht. Për këtë arsye, nga ana teknike nuk shikon asnjë interes nga ky referandum. Në të njëjtën kohë nuk dëshiron që ta braktisë dhe ta humbë qeverinë e Bagdatit dhe ta lërë tërësisht në mbrojtjen dhe mbëshhtetjen e Iranit.

- Bagdati ka dërguar forca ushtarake në Kerkyk. Edhe Hashd Shabi është vendosur në disa pozicione të ndryshme. Po kështu, edhe peshmergët (milicitë kurde) kanë marrë pozicionin e tyre. A do të shohim ndonjë konflikt apo luftë në Kerkyk?

- Nëse do të ketë këmbëngulje në referandum, në mënyrë të pashmangshme do të ketë konflikt në Kerkyk. Arsyeja qëndron në faktin se nuk është zonë kurde dhe ka një larmishmëri demografike. Për këtë arsye, gjatë kësaj periudhe të gjithë grupimet do të pozicionohen për të mbdojtur shoqërinë demografike të cilës i përkasin. Rezultati i konfliktit në Kerkyk do të vendosë balancar e forcave në Irak. Kush do të dalë fitimtar në Kerkyk do të ketë më shumë peshë në ngjarjet  dhe lojërat e mëpasshme.

- Turqia dhe Irani kanë marrëdhënie të mëdha ekonomike me qeverinë e rajonit të Kurdistanit. Ato qëndrojnë kundër referandumit për arsye të “Sigurisë Kombëtare”. Të dyja këto shtete kanë bërë deklarata të ashpra. Çfarë duhet të kuptojmë?

- Marrëdhëniet ekonomike të Iranit me rajonin kurd nuk janë janë strategjike dhe vetëm në interes të një pale si marrëdhëniet ekonomike të Turqisë me rajonin kurd, për kundrazi janë në interes të gjithë palëve. Nafta irakiene kalon në Turqi nëpërmjet Kurdistanit. Edhe nafta e Kurdistanit kalon në Turqi. Nëse Turqia mbyll kufirin, as Iraku as Kursdistani nuk mund ta kalojnë naftën. Përfitimet ekonomike të Iranit në rajonin kurd janë më të pakta, megjithatë parë nga këndvështrimi i sigurisë shohim se Irani ka përfitime më të mëdha. Në rast të pavarësisë, të dyja këto shtete kanë marrë vendimin se do të mbyllin kufirin dhe se do të marrin edhe më shumë masa ndëshkuese. Pyetja është kështu: Si do t’i përgjigjet Rajoni i Kurdistanit veprimeve të këtilla?

- Trupat ushtarake të Turqisë vazhdojnë që të përparojnë drejt kufirit me Sirinë. Në disa prej qyteteve kufitare turke që ndodhen pranë pikave kufitare si Idlipi dhe Afrini gjenden njësi ushtarake turke. Pas Astanasë, Partia Islamike e Turkistanit dhe Nusra kanë filluar një sulm të ri. Duket se kanë pasur një mosmarrëveshie në Astana.

- Turqia po i paralajmëron kurdët dhe rajoni kurd do të marrë masa në zonën kufitare. Turqia mund të vërë në lëvizje për Kerkykun edhe forcat ushtarake që ka në Irak. Sulmi i Partisë Islamike të Turkistanit dhe Nusras në Hama është padiskutim një tematikë për të cilën Erdogani është i detyruar që të japë llogari para Putinit gjatë takimit që do të zhvilojnë ditën e enjte. Ky sulm që ndodhi në Idlip ka qënë i pavarur nga marrëveshjet që janë arritur në Astana. Dhe veçanërisht ka pasur përplasje me policinë ruse. Mesa duket, shërbimet e inteligjencës amerikane kanë marrë pasa që përpara këtij takimi të krijojnë përçarje mes Rusisë dhe Turqisë.

- Ushtria Siriane po përparon drejt qytetit Deyr El-Zor. Janë tejkaluar vijat e kuqe që kishte vendosur Amerika. Për më tepër, SHBA-ja është tërhequr edhe ngaTanfi. Çfarë do të shohim në përballjet mes Rusisë dhe SHBA-së?

- Rusët kanë filluar të bëjnë me dije gjithnjë e më shumë se nuk janë të lumtur me prezencën e amrikanëve në Siri. Këtë e ka bërë me dije Lavrov. Duket se ekziston mundësia që rusët të shpallin njjë zonë të ndalimit të avionëvë, gjë e cila do t’i trondisë amerikanët. Në fakt, edhe nëDeyr El-Zorështë përjetuar një ngjarje e ngjashme ku Rusia ka dërguar nëDeyr El-Zor një njësi ushtarake të përbërë nga 300 ushtarë që kanë ndihmuar në përparimin e forcave siriane, kanë mbrojtur forcat mështetëse dhe kanë parandaluar ndërhyrjen e amerikanëve. Një ngjarje e ngjashme është përjetuar edhe me Forcat Demokratike Siriane.

- Forcat Demokratike Siriane dhe kurdët bashkëveprojnë me SHBA-në brenda Sirisë dhe larg rajonit të kurdëve. Për herë të parë kemi parë që Buseyna Shaban të paralajmërojë në nivele kaq të larta SDF-në. Si do të ndikohen këto marrëdhënie?

- Kurdët ashtu siç kanë parë që Amerika të tërhiqet përballë ushtrisë siriane e cila mbështetet nga Rusia, do të dëshmojnë në të njëjtën kohë edhe sesi do të zhduket përkujdesja e Amerikës për ata. Në këtë periudhëtë konsensusit politik, rusët do të ndërmarrin veprime të ndryshme strategjike që t’i tërheqin kurdët nga amerikanët. Për këtë arsye, në këtë proces rusët nuk duan që të ushtrohet presion mbi kurdët në kufrin e tyre me Deyr El-Zor, Irakun dheJordaninë.



Burimi : Medya Şafak