Erdogani paralajmëroi kurdët e Irakut

Publikuar në Shta. 26, 2017, 11:57 p.m.

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajib Erdogan lidhur me mbajtjen e referendumit jo kushtetues në veri të Irakut, ka porosit sot në Ankara se ata të cilët inkurajojnë ndarjet në rajon, në rast se për ata ndarjet dhe copëtimet nënkuptojnë diç të mirë, le të zbatojnë në territorin e tyre dhe le të jenë shembull për  botën. Erdogani sot  është drejtuar në pallatin presidencial në Ankara me rastin e fillimit të vitit të ri akademik dhe përveç tjerash ka fol edhe për referendumin e djeshëm në veri të Irakut dhe ka cek se atë e ka mbështet vetëm Izraeli.

“Bëjë thirrje vëllezërve tanë të sinqertë në Irak dhe Siri të mos bijnë në kurth. Mos lejoni të jeni të shfrytëzuar. Mos harroni se ata që sot nxisin nesër do të shkojnë, e neve në rast se do Zoti me mijëra vjet do të jetojmë së bashku. Mos lejoni që me lakminë e sotshme të shkatërroni ardhmërinë e juaj. Nuk do të ju shpëtojë juve valëvitja e flamurit izraelit”, ka porositur Erdogani  dhe ka cek se është e pamundshme të pranohet si legjitim referendumi i djeshëm i mbajtur.

“Në rast se referendumin e kryen administrata rajonale kurde në veri të Irakut, dhe mbështetje të vetme e merr nga Izraeli, gjersa PKK-ja kremton akoma pa u numëruar votat, aty nuk ka as pavarësi as legjitimitet. Sikur që janë të panjohur vet kushtet në të cilën është mbajtë referendumi , ashtu janë të dyshimta edhe shënimet për dalje në votime. Puna komplete  është e dyshimtë”, ka thënë Erdogani dhe shtoi:” E pamundur është të pranohet referendumi si legjitim i cili është mbajt pas procesit me një varg parregullsish në rajonet me popullatë shumicë arabe dhe turkmene, duke nis nga shkatërrimi i shënimeve për regjistrimin e popullsisë gjer te migrimet e dhunshme”, ka thënë Erdogani. Më tej shtoi se lideri i administratës rajonale kurde në veri të Irakut Masud Barzani ka tradhtuar vendin e tij, pasi që vendimin për referendum e ka sjell pa kurrfarë konsultimesh paraprake me Turqinë.

“Sinqerisht, ne nuk kemi llogarit në mundësin që Barzani do të mund të bëjë këtë gabim kardinal, po është e qartë se kemi gabuar. Në kohën kur marrëdhëniet tona ishin më të mira në histori, sjellja e këtij vendimi, pa kurrfarë konsultimesh paraprake dhe bisedimesh para kësaj, në mënyrë të hapur për ne paraqet tradhti”. Erdogani shtoi se përfaqësuesit e administratës rajonale kudre në veri të Irakut nuk dinë se çka është politika dhe si bëhet shteti.”Kosovën e kanë pranuar 114 shtete, por Kosova për fat të keq akoma nuk është shtet, pasi që ka probleme. Iraku verior çfarë do të arrin me një Izrael? Zyrtarët kurd mendojnë se është e mjaftueshme të thuhet”ne kemi mbajtur referendumin dhe u krye. Nuk mundet, as që është e mundshme”, ka theksuar presidenti i Turqisë Rexhep Tajib Erdogani.



Burimi : SAFF