Komandanti i Hizbullahut: Kemi 10 mijë luftëtarë në Golan / Nuk dihet se në cilën pjesë të Izraelit do të përfundojë lufta e ardhëshme

Publikuar në Shta. 26, 2017, mesnatë

Burimi në fjalë i Hizbullahut është shprehur se lufta e ardhshme me Izraelin do të fillojë nga Siria, megjithatë e rëndësishme është ku do të përfundojë – Natania, Haifa apo Kirat Shmona?

Një ndërkomandantët e Hizbullahut që ka folur për Middle East Eyeka bërënjë deklaratë që bën me dije seHizbullahu e ka përdorur marrëveshjen mes Rusisë dhe SHBA-së në lidhje me zonat e armëpushimit për të futur në jug të Sirisë me mijëra ushtarë me eksperiencë lufte dhe është vendosur në pozicionet e nevojshme për çdo konflikt të mundshëm me Izraelin në të ardhmen.

Komandanti i Hizbullahut, i cili ka folur me kushtin që të mos i bëhet i njohur emrin ka bërë me dije se përgjatë territoreve të Kodrave të Golanit janë vendosur 10 mijë luftëtarë të Hizbullahut dhe se po ndërtohen baza raketash dhe kalime tunelesh.

Komandanti ka folur duke u shprehur se “Plani i armëpushimit ishte më i favorshëm për ne. Mund të punojmë në mënyrë më të lirë. Tashmë nuk ka më as bombardime. Në jug të Sirisë gjenden më shumë se 10 mijë luftëtarë. Hizbullahu është një ushtri që përbëhet nga këmbësorë, raketa, tange dhe fuqi elitare. Zhvillojmë aktivitetet tona si në jug të Liban por sigurisht jo në mënyrë të hapur.”

Duke u bazuar në planin e SHBA-së me Rusinë për të minimizuar konfiliktet, me qëllim që të ulet në minimunim më të mundshëm humbjet nga lufta e brendshme, që prej muajit korrik në disa zona të nxehta është zbatuar armëpushimi.

Ky reportazh është zhvilluar disa ditë përpara tensioneve të lehta të armtosura që arritën kulmin ditën e martë, kur Izraeli me pretekstin se i ishin kërcënuar territoret e tij rrëzoi një avion pa pilot të Hizbullahut që gjendej në një prej Kodrave të Golanit.

Këto pretendime të komandantit të Hizbullahut mund të jenë një zile alarmante për ushtrinë izraelite e cila e ka të vështirë të paranojë se kjo organizatë libaneze e mbështetur nga Irani është e përqëndruar në gjithë frontin e Golanit dhe sipas një analisti tjetër “edhe ky pozicionim do të kthehet për vetë izraelitët në një pikë kërcënimi duke iu shtuar pikave të tjera të kufirit jugor të Libanit dhe të Luginës Bekaa.”

Lufta e fundit e hapur mes Izraelit dhe Hizbullahut është zhvilluar në vitin 2006, duke zgjatur për 34 ditë dhe një Hizbullahu që në atë kohë kishte një forcë në shumicë pa eksperiencë arriti që të dëbonte nga toka që kishte pushtuar në Libanin jugor Izraeli.

Që nga ajo periudhë dhe deri më tani kjo organizatë ka fituar një eksperiencë lufte dhe strategjie gjashtë vjeçare në Siri, ka luftuar në krahun e forcave speciale ruse dhe në këtë mënyrë ka arritur të dalë përtej kornizave të bazësh ushtarake në Liban.

Gjithashtu, të enjten që lamë pas ushtria izraelite ka zhvilluar trajnimin më të madh të këtyre 20 viteve të fundit me prezencën e dhjetra mijëra ushtarëve ku është provuar regime që duhet të jepet nëse Hizbullahu ndërmerr ndonjë veprim për sulm në kufirin verior të Izraelit.

 …

Burimi në fjalë i Hizbullahut është shprehur se lufta e ardhshme me Izraelin do të fillojë nga Siria, megjithatë e rëndësishme është ku do të përfundojë – Natania, Haifa apo Kirat Shmona?



Burimi : Medya Şafak