Kancelarja gjermane e përkrah marrëveshjen bërthamore

Publikuar në Shta. 25, 2017, 11:56 p.m.

Kancelarja e Gjermanisë deklaroi  përkrahjen e saj ndaj marrëveshjes bërthamore mes Iranit dhe Grupit 5+1.

Angela Merkel, kancelarja e Gjermanisë të mërkurën një intervistë ekskluzive me DW, deklaroi:

"Marrëveshja bërthamore është një marrëveshje e suksesshme dhe një rrugë e ngjashme duhet të ndiqet edhe në lidhje me Korenë Veriore me bashkëpunimin e Rusisë dhe Kinës së bashku me Amerikës".

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel gjithashtu në reagim ndaj deklaratave kërcënuese të Donald Trump, kryetarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për ndërhyrje ushtarake në çështjen e Koresë Veriore, shtoi:

"Kriza e Koresë Veriore nuk ka rrugëzgjidhje ushtarake dhe Berlini është kundër kërcënimeve të tilla".

Angela Merkel me këtë rast foli edhe për mosmarrëveshjet e pafundme me Rexhep Taip Erdogan, kryetarin e Turqisë dhe theksoi:

"Gjermania nuk dëshiron që mosmarrëveshjet e brendshme të Turqisë të përhapen edhe në Gjermani".



Burimi : Fars News Agency