Seminari në Berlin ‘Thelbi i Kur’anit’

Publikuar në Shta. 25, 2017, 11:54 p.m.

Një seminar i titulluar "Thelbi i Kur'anit" u mbajt të shtunën në Berlin, në kryeqytetin e Gjermanisë.

Organizuar nga Qendra Kulturore Iraniane në Berlin, ngjarja një-ditore ka paraqitur tema të ndryshme, duke përfshirë edhe histori të përbashkëta nga librat e shenjta të besimeve Abrahamike.

Egjiptiani, Muhamed Amir mbajti një fjalim në lidhje me këtë temë.

Shejh  Muhamed Mahmoud Faraxh, këndues i Kur’anit  nga Egjipti dhe Hassan  Sadiki , nga  Qendrës Islamike  ‘Imam Aliu’ në Frankfurtit, foli për aspektet muzikore të këndimit të Kur'anit.

Kaligrafia Kur'anore, Texhvidi, Këndimi i Kur'anit, dhe ndikimi i Kur'anit në jetën e muslimanëve në shoqëri të ndryshme ishin në mesin e temave të tjera të diskutuara në seminar.

Sipas Sejjid Ali Muxhani, Atasheu për Kulturë i Iranit në Berlin, seminari kishte për qëllim edhe për t'iu përgjigjur pyetjeve dhe dyshime të krijuara si pasojë e grupeve ekstremiste dhe interpretimeve të gabuara të Kur’anit nga grupet tekfiriste dhe të paraqesim para të pranishmëve pasqyrën e saktë të Librit të Shenjtë, Kur’anit, para evropianëve.



Burimi : ABNA