Arabia Saudite arreston dy aktivistë që vepronin për të drejtave të njeriut

Publikuar në Shta. 24, 2017, 9:59 p.m.

Dy mbrojtës të shquar saudit  për të drejtat e njeriut u arrestuan në fundjavën e kaluar, aktivistët thanë të martën se kanë kritikuar shtypjen e  vazhdueshme në disidentëve në Mbretërinë Saudite.

Abdulaziz al-Shubaily dhe Issa al-Hamid janë të dy anëtarë të Shoqatës Civile Lokale dhe për të Drejtat Politike [ACPRA] që autoritetet Saudite e kanë  ndaluar dhe e kanë mbyllur që  në vitin 2013.

Burimet e cituara nga Qendra e Gjirit Persik për të Drejtat e Njeriut [GCHR] kanë thenë se ata janë arrestuar në lidhje me veprimet e kaluara.

Një  gjykatë special konfirmoi tetë vjet burg për Shubailn për shkak se ai bëri thirrje për protesta të cilat autoritetet i përshkruan si prishje e rendit publik.

Një gjykatë e dënoi Hamidin me 11 vjet burg në vitin 2016, pasi për herë të parë ai u dënua nëntë vjet burg,  sepse ka "dëmtuar imazhin e shtetit".

Nuk është e qartë se pse të dytë nuk e kryen dënimin e mëparshëm apo pse u arrestuan tani.

Megjithatë, qeveria nuk konfirmoi menjëherë arrestimet.

"Kjo është një kohë e errët për lirinë e shprehjes në Arabinë Saudite," Samah Hadid i Amnesty International tha në një deklaratë.

"Këto dy arrestime kanë konfirmuar frikën tonë se udhëheqja e re nën Muhammed bin Salman është  e vendosur për të shtypur lëvizjen për të Drejtat e Njeriut në Mbretërinë Saudite", tha Samah Hadid, duke iu referuar birit të Mbretit Salman.

Qendra e Gjirit Persik për të Drejtat e Njeriut   (PGCHR)  kërkoi lirimin e tyre të menjëhershëm dhe të pakushtëzuar, duke i quajtur ata të burgosur të ndërgjegjes. 



Burimi : Amnesty International