Përkujtim global për Hazreti Ali Asgarin

Publikuar në Shta. 24, 2017, 9:29 p.m.

Ceremonitë për të përkujtuar Hazrat Ali Asgarin (a.s.) do të organizohen këtë ditë në Iran dhe 41 vende të tjera.

Ali Asgari ra shehid në Qerbela në Ditën e Ashures rreth 1400 vjet më parë.

Çdo vit, të xhumanë e parë të muajit Muharrem, sipas Kalendarit Hënor të Hixhretit, muslimanët shiitë në Iran dhe vende të tjera e përkujtojnë djalin gjashtëmuajsh të Imam Husejnit (a.s.).

Në ceremonitë, nënat së bashku me fëmijët e tyre mbajnë zi për Ali Asgarin.

Këtë vit, para ceremonive, një Doktrinë e Përkujtimit Global për Ali Asgharin (a.s.) do të përurohet gjatë një konference shtypi në Teheran.

Davoud Manafi, sekretari i komisionit  organizues të ngjarjes, tha se doktrina është miratuar nga Udhëheqësi i Revolucionit Islamik dhe është përkthyer në 61 gjuhë. 

Ai shtoi se ceremonitë përkujtimore të premten do të mbahen në 4000 vende në Iran dhe në vende të tjera, duke përfshirë Irakun, Nigerinë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Libanin, Afganistanin, Bahrejnin, Rusinë, Pakistanin dhe Turqinë.

Përkujtimet kanë për qëllim të përurojnë mesazhinë e kryengritjes së Ashures që promovon virtytin dhe mirësinë dhe lufton padrejtësinë. 



Burimi : IQNA