Fjalimi urrejtës i Trumpit në OKB

Publikuar në Shta. 22, 2017, 1:37 a.m.

“Fjalimi urrejtës dhe injorues i Trumpit në Kombet e Bashkuara i takojnë mesjetës, e jo shek. XXI-të dhe nuk është i vlefshëm për përgjigje”, ka deklaruar ministri iranian i punëve të jashtme Muhamed Zarif.”Askush nuk është budalla të besojë në empatinë e tij të rrejshme për popullin iranian”, ka thënë Zarifi.

Në mes akuzave dhe retorikës kërcënuese, të cilët posaçërisht janë dërguar drejt Koresë Veriore dhe Venezuelës, Trumpi ka thënë për Iranin se” është diktatura e korruptuar e cila fshihet pas demokracisë”.

Trumpi ka thënë se Irani, i cili ka kryer rolin kyç në mbështetjen e qeverisë siriane në luftë kundër ISIS-it dhe grupeve tjera terroriste, po e “mbështet terrorizmin”.“Trumpi është injorant i turpshëm i cili ka anashkaluar luftën iraniane kundër terrorizmit, gjë që tregon mungesën e dijes së tij”, ka deklaruar në intervistën për agjencionin Fars, ministri iranian i punëve të jashtme Muhamed Zarif.

Trumpi ka sulmuar edhe marrëveshjen nukleare me Iranin nga viti 2015, të cilin e ka quajt”më të keqin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë ndonjëherë” dhe shtoi se Irani do të duhej të ndërpres “ndjekjen e vdekjes dhe shkatërrimit”.”Dalja e SHBA-ve nga kjo marrëveshje do të kishte çmim të lartë, që do të thotë se pas këtij vendimi askush më nuk do të ketë besim në SHBA-të”, ka deklaruar presidenti iranian Ruhani në Asamblenë e përgjithshme të OKB-së.

Ruhani ka thënë se”Irani në rast se SHBA-të dalin nga marrëveshja nukleare, do të shqyrtojë kthimin në aktivitetet e mëparshme, për të zhvilluar teknologjinë nukleare paqësore për prodhimin e energjisë”.”Prandaj, kurrë nuk do të nisemi drejt prodhimit të armatimit nuklear, sikurse në të kaluarën që nuk kemi pas qëllim të shkojmë drejt saj. Çdoherë ka qenë program civil”, ka konfirmuar Ruhani.

Sekretari shtetëror amerikan Rex Tillersoni më vonë ka deklaruar para gazetarëve se mënyra e vetme që marrëveshja nukleare iraniane të mbetet në fuqi është”ndryshimi i saj”. Irani edhe njëherë e ka refuzuar idenë për bisedimet e reja lidhur me marrëveshjen nukleare. Marrëveshja nukleare iraniane është nënshkruar në vitin 2015 në mes Iranit dhe shteteve më të fuqishme të Këshillit të Sigurimit së bashku me Bashkimin Evropian, dhe ka rezultuar me largimin e Iranit nga zhvillimi I energjisë nukleare në këmbim të ndërprerjes së sanksioneve ekonomike. Edhe pse bashkësia ndërkombëtare me të madhe e ka përshëndet marrëveshjen, administrata e Trumpit ka bërë thirrje në anulimin e marrëveshjes.



Burimi : Logično