Mësimet e Hadithit Thekalejn Nga Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Mësimi i Dyzetëetretë

nga Ajetullah Kemal Hajdari | Publikuar në Shta. 20, 2017, 11:32 p.m.

Jemi të nderuar, që t’iu lajmërojmë se, po vijojmë me kënaqësi, sqarimin e shumë çështjeve të lëna pezull dhe shpjegimin e duhur, për gënjeshtrat, mashtrimet, shpifjet dhe trillimet, që janë bërë gjatë tërë historisë islame, kundër besimtarëve dhe dijetarëve muslimanë shiitë, nga një pjesë e vëllezërve të tyre sunnitë.

Prezantuesi: Me emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Falenderimi i takon Allahut, i Cili na mësoi dëshminë islame dhe dashurinë ndaj Muhammedit (p.q.m.t.) dhe familjes së tij të pastër. Përshëndetja qoftë mbi të robin e zgjedhur dhe të dërguarin besnik të Allahut (p.q.m.t.), mbi Muhammed Mustafain (p.q.m.t.) dhe mbi familjen dhe Farefisin e tij të Pastër si dhe mbi të tërë bashkësinë e besimtarëve muslimanë.

I ftuari: Si fillim duam t’iu bëjmë të ditur, se Ibn Kethiri e pranon menjëherë, vërtetësinë e hadithit i cili bën fjalë, për ardhjen e dymbëdhjetë udhëheqësve dhe prijësve. Sipas tij të bijtë e Umejjes, nuk janë të përfshirë, brenda dymbëdhjetë imamëve. Sipas hadithit as Muauije dhe as ndonjë tjetër, nuk bën pjesë brenda këtyre imamëve. Për më tepër ky hadith nuk përfshin as Jezidin, as Abdulmelikun dhe as bijtë e tyre.

Ju përshëndesim me përshëndetjen më të bukur islame, e cila buron nga thellësia e zemrës sonë: Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu. Fillimisht dua t’iu bëj të ditur se i tërë programi me titull: “Pastërtitë e Kredos”, është i pranishëm dhe i gatshëm, për t’u shkarkuar në adresën e internetit Kevser TV. Lërmëni t’iu shpjegoj se çështja jonë, ka të bëjë dhe është në cilësinë hyrëse, me programin me titull: “Pastërtitë e Kredos”. Këtu duhet të sqaroj, se në çështjen: “Shfaqja e Imam Mehdiut (p.m.t.)”, gjenden tema të ndryshme. Dijetarët muslimanë janë të njëzëri, mbi një pjesë të kësaj çështjeje, ndërsa një pjesë tjetër e dijetarëve kanë mendime ndryshe. Pyetja jonë e parë është, cila është pika më e rëndësishme, mes Shkollës së Ehli Bejtit dhe mulimanëve të Ehli Sunnetit, e cila ka të bëjë veçanërisht, mbi njëzëshmërinë e çështjes së Imam Mehdiut (p.m.t.)?!

Ja ku jemi sërish me ju, në programin tonë të dyzetëetretë me titull: “Shfaqja e Imam Mehdiut (p.m.t.)” dhe në çështjen: “Argumentimi dhe Zinxhiri i Përcjelljes së Hadithit Thekalejn”. Duam t’iu urojmë mirëseardhjen dhe nga ana e ndjekësve tanë të nderuar.

Prezantuesi: Përpara se të fillojmë programin tonë, vallë ado të kishit ndonjë çështje, që do të donit që të sqaronit?!

I ftuari: Alejkum selam! Para së gjithash, dua t’iu them: “Mirë se ju gjeta. Kërkoj mbrojtje nga Allahu (f.m.t.) prej shejtanit të mallkuar dhe e nis me ndihmën e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja, paqja dhe shpëtimi, qofshin mbi robin e zgjedhur dhe të dërguarin e fundit të Allahut (p.q.m.t.), Muhammed Mustafain (p.q.m.t.) dhe mbi familjen dhe Farefisin e tij të Pastër.

Lërmëni t’iu them, se në fillim të programit tonë, ne kërkojmë ndjesë, nga ndjekësit tanë të nderuar, sepse ne kemi ndërprerë, për tri muaj rresht, programin tonë me titull: “Shfaqja e Imam Mehdiut (p.m.t.)”. Në kërkojmë nga Allahu (k.m.t.), që të na japë fuqinë, që të vazhdojmë me sukses programin tonë, së bashku me ndjekësit tanë të nderuar. Besoj se ndjekësit tanë të nderuar, të cilët ndjekin me kërshëri, programin tonë me titull: “Shfaqja e Imam Mehdiut (p.m.t.)”, do të kujtohen se ne kemi shqyrtuar, argumentimin dhe përmbajtjen e Hadithit Thekalejn, i cili është përcjellur në formë të pashkëputur, nga i dërguari i Allahut (p.q.m.t.).

Megjithatë si në këtë program dhe mbase edhe në atë pasardhës, ne do të paraqisim hartën e çështjes së cilën e kemi shtjelluar. Në programin e mbrëmjes së sotme, ne do të paraqisim ndjekësve tanë të nderuar, se ku ka arritur hetimi ynë deri më tani dhe se cilat çështje kemi trajtuar, në mënyrë që të plotësojmë programet tona, në pikën në të cilën e kemi lënë, në lidhje me hetimin e Hadithit Thekalejn.

Unë kam pështypjen, se nëse ne arrijmë që të mësojmë, pikat e pranishme të çështjes, në të cilat dijetarët janë të njëzëri dhe kanë kundërshtuar njëri-tjetrin, atëherë shpalos se do të asgjësohen, shumica e shmangieve dhe shtrembërimeve. Nëse ndjekësit tanë të nderuar më lejojnë, unë dua t’i lajmëroj ata, për disa shmangie dhe shtrembërime. Ne në shumicën e rasteve, shohim se kërkuesit të cilët hetojnë, çështjen e Imam Mehdiut (p.m.t.) mbajnë këtë qëndrim: “Këta të fundit, duke u nisur nga çështjet e kundërshtuara, përpiqen në mohimin e këtij besimi, veçanërisht për sa ka të bëjë, me çështjen e Imam Mehdiut (p.m.t.)”.

Shpjegoj se nuk është e nevojshme, që të mohohen çështjet, mbi të cilat dijetarët janë të njëzëri për të mohuar çështjet, mbi të cilat ata kanë mendime të ndryshme. Atëherë ne duhet të tregohemi të kujdesshëm, ndaj kësaj shmangieje dhe shtrembërimi. Kumtoj se edhe disa anëtarë të Shkollës së Ehli Bejtit dhe të ngjashëm me ta mbajnë të njëjtin qëndrim. Këta dijetarë të Shkollës së Ehli Sunnetit duke u nisur, nga prania e hadithëve dhe argumentëve të padiskutueshëm fetarë, të cilët gjenden në veprat e tyre, e cila tregon për çështjet mbi të cilat është arritur njëzëshmëria, iu lajmëroj se ata mund të citojnë, se kanë mendim të njëjtë me ata të Shkollës së Ehli Bejtit.

Pavarësisht kësaj dukurie, pohoj se nuk gjendet ndonjë lidhje e domosdoshme mes këtyre dy çështjeve, sepse duke u mbështetur në praninë e pikave të çështjeve, mbi të cilat janë të njëzëri, ata duhet të kalojnë, në mohimin e pikave të çështjeve të kundërshtuara dhe më pas duhet të kalojnë edhe në mohimin e pikave të çështjeve, mbi të cilat janë të njëzëri. Them se mund të hasim shumë vepra, shkrimtarë dhe folës, të cilët e kanë kryer këtë gabim.

Për këtë arsye me lejen e Alahut (l.m.t.), ne do të mundohemi që ta plotësojmë çështjen, brenda kornizës së Imam Mehdiut (p.m.t.), mbi pikat mbi të cilat, dijetarët muslimanë janë të njëzëri.

Ndërsa tani le të kalojmë, në pyetjen e mikut tim të nderuar, se cilat janë pikat mbi të cilat, dijetarët muslimanë janë të njëzëri.

Unë do të orvatem, që t’i paraqis shkurtimisht këto pika, të cilat i kemi përmendur si të përmbledhura, në programin tonë paraardhës. Unë dua që t’u tërheq vëmendjen, ndjekësve tanë të nderuar duke cituar ajetin kuranor: “Përkujto, sepse nuk ka dyshim se përkujtimi u bën mirë besimarëve”. Ne kemi një vit e gjysmë, që kur kemi filluar, që të hetojmë Hadithin Thekalejn. Për këtë arsye nënvizoj, se kemi nevojë që të përsërisim, ose të përmbledhin edhe njëherë çështjen.

Ne mund ta përmbledhim këtë çështje në këtë mënyrë: Pika e parë ka të bëjë me të vërtetën, e marrjes së përgjegjësisë së drejtimit të profetësisë, nga një njeri i Ehli Bejtit, para shpërthimit të Kijametit, zë vend nevoja e urtësisë hyjnore dhe veprimtaria e Allahut (f.m.t.), e cila nuk mund të pësojë ndryshim. Me lejen e Allahut (k.m.t.), ashtu siç do të kuptohet edhe në programet tona pasardhëse, përsëris se është një nevojë e urtësisë hyjnore, prania e një anëtari nga familja e të dërguarit (p.q.m.t.), i cili do të bëhet udhëheqësi i kësaj bote. Si rrjedhojë nënvizoj se pika e parë kyçe, është nevoja e veprimtarisë hyjnore, shfaqja e një njeriu nga Ehli Bejti, i cili do të marrë përsipër, drejtimin e bashkësisë muslimane, në kohën e fundit dhe para shpërthimit të Kijametit.

Lejomëni t’iu them se ndjekësit tanë të nderuar, duhet ta kenë të qartë se hadithët, në lidhje me këtë çështje, janë aq të shumtë sa nuk mund të numërohen dhe se nuk ka asnjë dyshim, për sa i përket kësaj çështjeje.

Këtë e vërteton dhe hadithi: “Nuk do të shpërthejë Kijameti, pa marrë drejtimin përsipër, një njeri me emrin tim në emër të Ehli Bejtit”.(1) Citoj se hadithi i lartpërmendur, është njëri nga hadith i përcjellur, në mënyrë të pashkëputur, nga i dërguari i Allahut (p.q.m.t.). Sipas hadithit të sipërcituar, kjo është një veprimtari hyjnore, e cila do të mbetet e pandryshuar.

Një njeri mund të thotë kështu: “Vallë a është hadithi i mësipërm, njëri nga lajmet e vetme që shpreh paragjykim, ose është nga hadithët, i përcjellur në mënyrë të pashkëputur, i cili lajmëron për një dije të qartë dhe të prerë?!” Unë përgjigjem se hadithi në fjalë, jo vetëm që është përcjellur, në shkallën më të lartë të pashkëputshmërisë, por madje e ka tejkaluar kufirin e papashkëputshmërisë.

Them me bindje të plotë, se ky numri i përcjellësve të këtij hadithi, e arrin shkallën e papashkëputshmërisë, në një nivel poshtë tij. Vallë përse e them unë këtë?! Shprehem kështu sepse Ibn Halduni dhe dijetarë të tjerë të ngjashëm me të, kanë anuar në qortimin e këtyre hadithëve dhe kanë thënë se këto janë lajme të vetme të cilat nuk kanë ndonjë vlerë. Unë dua të cek vetëm një burim, sepse tanimë e kemi shtjelluar këtë çështje, në mënyrë të hollësishme, në programet tona paraardhëse.

Hadithët të cilët bëjnë fjalë, për daljen e Imam Mehdiut (p.m.t.) birin e Fatimesë, e kanë përcjellur nga i dërguari i Allahut (p.q.m.t.), bashkëkohës si Abdullah Ibn Mesudi, Ummu Selemeja, Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.), Ebu Said Hudriu, Theubani, Kurra Ibn Ijas Mudheniu, Abdullah Ibn Harithi, Ebu Hurejreja, Hudhejfe Ibn Jemani, Ibn Abbasi, Xhabir Ibn Abdilahu, Uthman Ibn Affani, Ebu Umameja, Ammar Ibn Jasiri, Xhabir Ibn Maxhidi, Abdullah Ibn Umeri, Talha Ibn Ubejdilahu, Enes Ibn Maliku, Abdurrahman Ibn Aufi dhe Imran Ibn Husejni.

Ndërsa Imam Ahmed Ibn Hanbeli, Imam Tirmidhiu dhe Imam Ebu Daudi e kanë shënuar, hadithin e Abdullah Ibn Mesudit. Ebu Daudi dhe Ibn Maxheja, e kanë shënuar hadithin e Ummu Selemesë. Shumë njerëz kanë pohuar se ky hadith, është përcjellur në mënyrë të pashkëputur, duke e përcjellur nga Hafidh Sehauiu. Them se hadithi i lartpërmendur, është përcjellur në mënyrë të pashkëputur dhe është tërësisht të saktë, gjë që nuk mund të ngjallë dyshime.(2)

Pra shkurtimisht, them se këtë hadith, e kanë përcjellur gjithsej, njëzetë bashkëkohës të Muhammedit (p.q.m.t.) dhe se çështja është mjaft e hollësishme. Ose e thënë ndryshe, nuk ka asnjë dyshim, mbi pikën e përcjelljes së hadithit, në mënyë të pashkëputur. Unë kam dëshirë që që t’u shpalos, ndjekësve tanë të nderuar, se çështja është e hapur. Njëri mund të thotë: “Zotëri i nderuar ju e keni përcaktuar edhe më parë këtë”. Ndërsa unë përgjigjem: “Po është e vërtetë, se unë e kam përcaktuar këtë edhe më parë, megjithatë nuk shoh asgjë të keqe, që ta theksoj edhe njëherë këtë të vërtetë. Shtoj se në këtë pikë, mbarë dijetarët muslimanë, janë të njëzëri mbi këtë çështje dhe kjo e vërtetë është bërë e ditur me gjuhën e shpalljes. Kjo e fundit është dy llojesh: “Shpallja e bërë e ditur në Kur’anin Famëlartë dhe shpallja që kalon në Sunnetin e të dërguarit (p.q.m.t.)”.

Në këtë pikë natyrshëm lind pyetja: “Vallë a është kjo çështje, njëra nga çështjet e adhurimit, si fjala vjen falja e namazit, mbajtja e agjërimit dhe kryerja e haxhxhit, ose është njëra nga çështjet e besimit dhe çështjet e kredos, ose madje është njëra nga çështjet themelore të fesë?! Vallë në cilën përfshirje bën pjesë kjo çështje?! Lërmëni t’iu të bëj të qartë, për ndjekësit tanë të nderuar, se unë nuk dua të zgjatem më mbi këtë çështje. Me fjalë të tjera, a është kjo çështje, një çështje ditur, ashtu siç do të shpaloset më vonë, ose është një çështje, e cila ka të bëjë me besimin në të?! Kumtoj se ka dallim mes këtyre të dyjave.

Vallë a përfshihet kjo çështje, e cila shtrohet në këtë mënyrë, në kategorinë e dhënies përgjigje në këtë mënyrë: “Një njeriu i cili citon: “Unë e lexova dhe e mësova këtë në hadithë”, kur i ngrihet pyetja: “A e beson ti këtë?!”, ndërsa ai përgjigjet: “Nuk e di, sepse për mua nuk është e prerë nëse kjo çështje, është njëra nga çështjet e besimit”. Ose e përkthyer ndryshe, a është kjo një çështje, së cilës mund t’i kthehet përgjigje kështu: “Një njeriu i cili thotë: “Unë e lexova dhe mësova se Allahu i Lartmadhëruar, ka dërguar një një të dërguar, me emrin Muhammed Ibn Abdilahu (p.q.m.t.)”, kur i shtrohet pyetja: “A e beson ti këtë?!”, ai mund të japë përgjigjen: “Jo sepse sipas meje, kjo nuk është një çështje së cilës i duhet besuar”.

Në këtë pikë kyçe drejtohet pyetja: “Vallë a është kjo një çështje, e cila ndonëse është në një gjendje, në të cilën nuk është sqaruar në mënyrë të prerë, se është një çështje, e cila u përket fushës së besimit, kredos në të është një përgjegjësi?!” “Vallë a është kjo çështje, një çështje për të cilën mjafton mendimi i djetar Kettanit, i cili është si më poshtë: “Vallë a është çështja e Mehdiut dhe shfaqja e Imam Mehdiut të Pritur (p.m.t.), i cili është njëri nga të bijtë e Fatimesë (p.m.t.), ose është i nevojshëm edhe besimi në të?!”

Në këtë pikë shpalos se ju mund me të drejtë mund të shpreheni: “Zotëri i nderuar çfarë po flisni kështu?!”

Unë them se ndonjëherë, mund të fitohet të dituri nga një hadith, por nuk mund të fitohet besimi në të. Këtu mund të përmend, ajetin 14 e Sures Neml, i cili është si vijon: “Ata ndonëse u besonin fuqishëm, se si ata dhe këta ishin të vërteta, i mohuan ata sepse ishin të padrejtë dhe mendjemëdhenj”. Pra ajo që kërkohet është besimi. Atëherë një njeri mund të besojë, se diçka e tillë ka ndodhur në të vërtetë, por mund ta mohojë atë.

Pyetje: “Vallë a është çështja e Imam Mehdiut (p.m.t.), njëra nga çështjet themelore të Kredos?!”

Unë si fillim dua t’u tërheq vëmendjen, e ndjekësve tanë të nderuar në këtë pikë dhe më pas dua të kaloj në shyrtimin e çështjeve.

Tani le t’i hedhim një sy veprës me titull: “Irshad Ile Sahihi’l-Itikadi” (Udhëzimi në Besimin e Vërtetë), e Doktor Salih Ibn Feuzanit. Ky i fundit thotë kështu: “Themeli i pestë para së gjithash është besimi në shenjat e Kijametit”.

Besimi në shenjat të cilat do ndodhin, përpara shpërthimit të Kijametit dhe në shenjat të cilat argumentojnë shpërthimin e Kijametit. Detyra jonë është citimi i shenjës më të rëndësishme të këtyre, sepse besimi në këto shenja, jo vetëm që është një detyrë, por është thelbi i besimit. (3)

Me fjalë të tjera, këta nuk janë çëshje dytësore, që mund të shtyhen, por janë vetë thelbi i besimit.

Ndërsa në faqet vijuese të veprës së tij, Doktor Salih Ibn Feuzani shpjegon: “Dijetar Isferajini thotë kështu: “Gjenden mendime të ndryshme, mbi çështjen e Imam Mehdiut (p.m.t.). Madje çështja ka arritur deri aty sa të thuhet: “Imam Mehdiu (p.m.t.), mund të jetë vetëm Isai (p.m.t.)”. Ndërsa duke u mbështetur, në mendimin e atyre që janë në udhë të drejtë, Imam Mehdiu (p.m.t.), nuk është Isai (p.m.t.), sepse ai do të ulet në rruzullin tokësor, përpara zbritjes së Isait (p.m.t.). Shtoj se numri i hadithëve, të cilët lajmërojnë për daljen dhe ardhjen e Imam Mehdiut (p.m.t.), është aq i madh sa ka arritur në shkallën e pashkëputshmërisë morale. Them se ky është mendimi më i përhapur, në mesin e dijetarëve të Ehli Sunnetit. Madje ky mendim është quajtur si njëri nga besimet e Ehli Sunnetit”. (4)

Sipas fragmentit të sipërcituar, ritheksoj se besimi në Imam Mehdiun e Pritur (p.m.t.), është njëri nga besimet e Shkollës së Ehli Sunnetit. Kështu që nesër të mos dalë askush përpara nesh, duke aluduar se sipas këtyre lajmeve të vetme...

Ashtu siç thotë edhe Doktor Salih Ibn Feuzani, dijetari Isferajini, jo vetëm që e ka përcjellur këtë përkufizim, por e ka pranuar këtë, si njërën nga parimet e besimit. Madje ai e ka quajtur këtë parim, si thelbi i njërit nga themelet e besimit të Ehli Sunnetit.

Prezantuesi: A është ky mendim njëri nga parimet, mbi të cilët dijetarët janë të njëzëri?!

I ftuari: Lejomëni t’iu sqaroj se nuk gjendet ndonjë mendim ndryshe mbi këtë çështje. Ose e thënë ndryshe, ai i cili nuk i beson këtij parimi ka dalur nga feja, sepse ky mendim është njëra nga çështjet, mbi të cilat është arritur njëzëshmëria dhe konsensusi. I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ka thënë: “Bashkësia ime muslimane nuk mund të bashkohet kurrë mbi shmangie”. Për hir të vërtetës duhet të kumtoj, se ka një mori njerëzish të cilët drejtojnë pyetjen: “Duke qenë se çështja e besimit në Imam Mehdiun (p.m.t.), është njëra nga çështjet e rëndësishme të kredos dhe është njëra nga shtyllat e besimit, vallë përse nuk ceket në Kur’anin Fisnik?!” Zbardh se kjo është një pyetje e ngritur në çdo vend nga ana e këtyre njerëzve.

Prezantuesi: Këtu më duhet të ndërhyj, duke thënë se përgjigjia e kësaj pyetjeje, është dhënë, gjatë pyetjeve të shtruara, në programin tonë me titull: “Pastërtitë e Kredos” në javën e shkuar.

I ftuari: Unë dua të nënvizoj këtë në një mënyrë tjetër. Këtë pyetje ata e drejtojnë edhe në çështjen e udhëheqjes dhe shprehen në këtë mënyrë: “Ju thoni se besimi në dymbëdhjetë imamët, është një çështje themelore e besimit dhe kredos. Vallë përse ky besim nuk kalon në Kur’ani Famëlartë?!”

Ajo që dua të bëj të qartë, për ndjekësit tanë të nderuar, është se unë nuk do t’i kthej personalisht përgjigje kësaj pyetjeje, por do të mjaftohem vetëm me sqarimet e dhëna në veprën me titull: “Kelam Ela Meseleti’s-Sema” (Fjalët Ose Çështja e Qiellit), e nxënësit të Ibn Tejmijjes, përkatësisht Ibn Kajjim Xheuziut.

Ky i fundit përshkruan kështu: “Allahu i Lartësuar thotë: “O ju besimtarë! Binduni Allahut të dërguarit. Binduni dhe autoritetit tuaj madhor shtetëror. Nëse keni ndonjë mosmarrëveshje, drejtohuni Allahut dhe të dërguarit, nëse i besoni Allahut dhe Ditës së Fundit. Kjo është më e dobishme dhe përfundim më i mirë”.

Lërmëni t’iu sqaroj se ajeti i mësipërm kuranor, përfshin gjithçka të vogël ose të madhe, për të cilët muslimanët kanë mosmarrëveshje dhe nuk është i ngushtuar me një fushë ose një çështje të caktuar. Por ai i cili pandeh se ky diskutim, nuk është në të vërtetat e besimit, por është në ligjet hyjnore të Islamit, nuk është i jetësuar në veprat e zemrave dhe shijet, por është i zbatuar në veprat e organeve dhe nuk është në thelbin e fesë, në pikat e njëshmërisë së emrave dhe cilësive të Allahut të Lavdëruar, por është në degët e fesë, them se ai ka dalur jashtë nevojës së gjykimit, të sjellur nga ajeti kuranor, si nga dituria, vepra dhe besimi. (5)

Pra duke ecur sipas fragmentit ne fjalë, arrijmë në përfundimin, se nuk ka rëndësi nëse ka ose nuk ka debate ose, mendime të ndryshme, mbi çështjet e udhëheqjes, shfaqjes së Imam Mehdiut (p.m.t.), njëshmërisë së Allahut (l.m.t.), pjesët e namazit dhe harrimi në namaz dhe çështje të ngjahsme me këto, sepse ajeti kuranor në fjalë, i përfshin të tëra këto çështje.

Në ajetin 59, të Sures Nisa thuhet: “O ju besimtarë! Binduni Allahut të dërguarit. Binduni dhe autoritetit tuaj madhor shtetëror. Nëse keni ndonjë mosmarrëveshje, drejtohuni Allahut dhe të dërguarit, nëse i besoni Allahut dhe Ditës së Fundit. Kjo është më e dobishme dhe përfundim më i mirë”.

Lejomëni t’iu rrëfej, se shpallja e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.), e ruan vlefshmërinë e saj, për të tëra kohërat dhe vendet dhe është një fe e cila ka përfshirë, tërësinë e përgjegjësive dhe gjykimeve, çështjet themelore dhe degët e saj, si dhe të vërtetat dhe ligjet hyjnore”. (6)

Ajeti kuranor iu bën thirrje hapur, se kur jeni duke diskutuar mbi ndonjë mosmarrëveshje, ju duhet t’i drejtoheni Allahut (f.m.t.) dhe të dërguarit të Tij (p.qm.t.). Por vallë a gjendet, ose nuk gjendet, sunneti i të dërguarit (p.q.m.t.)?! Si rrjedhojë përkufizoj se ai i cili, thotë se nëse kjo çështje do të ishte një çështje themelore e besimit dhe kredos, atëherë duhet të ishte e përmendur në Kur’anin Famëlartë, nuk i njeh ligjet dhe rregullat e Shkollës së Ehli Sunetit.

Për më tepër shtoj, se sipas kësaj të fundit, nëse diçka është përmendur, qoftë në Kur’an ose qoftë në Sunnet dhe bart kushtet e domosdoshme, atëherë asaj duhet t’i besohet. Në rast të kundërt, ashtu siç e ka shprehur edhe Ibn Kajjim Xheuziu, ky njeri cilësohet se ka dalur jashtë ajetit si nga dituria, veprat dhe besimi.

Prezantuesi: Përsëris se është mëse e qartë se kjo çështje, është njëra nga çështjet e kredos, sepse ka të bëjë me shfaqjen e shenjave të Ditës së Kijametit.

I ftuari: Atëherë le të hedhim një sy këtij hadithi, që kalon në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), e Imam Muslimit. Hadithi është si vijon: “Ebu Hurejreja duke përcjellur, nga i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ka thënë: “Unë jam urdhëruar që t’i luftoj njerëzit, derisa të thonë se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe të më besojnë mua dhe ato që kam sjellur unë. Kur ta bëjnë këtë atëherë shpirtrat dhe pasuritë e tyre, do të jenë të ruajtura nga ana ime. Por nëse është një e drejtë e Islamit, kundrejt një të drejte atëherë ndryshon puna! Edhe llogaritjet e fshehta i përkasin Allahut”. (7)

Vallë a është,ose nuk është ky një parim, i sjellur nga i dërguari i Allahut (p.q.m.t.)?! Ne kemi sqaruar se hadithi i lartpërmendur, (pra hadithi i Imam Mehdiut (p.m.t.)), është përcjellur në shkallën më të lartë të pashkëputshmërisë, vetë nga i dërguari i Allahut (p.q.m.t.). Si rrjedhojë theksoj se duke u nisur nga pohimi i sipërcituar, nëse diçka kalon në Kur’anin Famëlartë dhe në Sunnetin e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.), arrijmë në përfundimin se ajo ka të njëjtin gjykim, si dhe vlerësohet në të njëjtën masë, nga këndvështrimi i diturisë fetare dhe se është një çështje themelore të qëndrueshme. Them se nuk ka asnjë dallim nëse kjo çështje, është çështja e Imam Mehdiut (p.m.t.), çështja e udhëheqjes, është çështja e themelore e fesë ose e degëve të saj. Sërish shpjegoj se nuk ka ndonjë ndryshim, mes qenies së parimeve të besimit dhe parimeve të veprës. Prania mes qenies së një parimit të besimit dhe një parimi të veprës.

Ndërsa pika e tretë, ka të bëjë me daljen e fundit, i cili është Imam Mehdiu i Pritur i biri i Fatimesë (p.m.t.). Ky i fundit është përgëzuar, nga vetë i dërguari i Allahut (p.m.t.), të cilën e ka përkufizuar se ai është imami dhe prijësi i dymbëdhjetë. Sqaroj se të tërë dijetarët e Shkollës së Ehli Bejtit dhe një pjesë e madhe e dijetarëve të Shkollës së Ehli Sunnetit janë të njëzëri. Ata shprehin se Imam Mehdiu (p.m.t.), është imami i fundit, për të cilën bën fjalë hadithi profetik: “Pas meje do të vijnë dymbëdhjetë udhëheqës”. Dijetarët muslimanë e citojnë hapur se Imam Mehdiu (p.m.t.) është imami dhe prijësi i dymbëdhjetë.

Prezantuesi: Disa njerëz i shprehin hapur çuditë e tyre duke shtruar pyetjen: “Vallë si ka mundësi që jeta e këtij imami të jetë kaq e gjatë?!”

I ftuari: Ne nuk kemi hyrë ende në këtë çështje, sepse dijetarët muslimanë, ndajnë mendime të ndryshme mbi këtë çështje. Ne këtë çast po trajtojmë, vetëm kornizën brenda pikave, në të cilat dijetarët janë të njëzëri.

Prezantuesi: Dijetarët muslimanë thonë se çdo njëqind vite shfaqet një imam...

I ftuari: Unë dua të them se Imam Mehdiu (p.m.t.) është imami i dymbëdhjetë. Kjo është një pikë e rëndësishme e cila anashkalohet shpesh herë.

Po tani le të shohim veprën me titull: “Nihajetu Fi’l-Fiteni ue’l-Melahimi” (Fundi i Sprovave dhe i Luftrave), e Hafidh Ibn Kethirit. Shkrimtari pasi përcjell hadithët, që flasin për daljen e  dymbëdhjetë imamëve, në pesë krerët e parë të veprës së tij shprehet kështu: “Me dymbëdhjetë imamët ne nuk nënkuptojmë, drejtuesit e shtetit të bijve të Umejjes, të cilët kanë ardhur pas drejtimit të udhëheqësve të drejtë. E citoj këtë sepse i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ka urdhëruar: “Do të vijnë dymbëdhjetë udhëheqës pas meje” dhe “Udhëheqja do të zgjasë tridhjetë vite”.

Ndonëse Imam Bejhakiu, këmbëngul se edhe të bijtë e Umejjes, janë të përfshirë në hadithin e lartpërmendur, ky hadith kundërshton hapur, sundimin e të bijve të Umejjes... Dua t’iu bëj të ditur se ky është mendimi i shumë imamëve dhe i shumicës së dijetarëve muslimanë. Por ka edhe nga të bijtë e Abbasit, të cilët hyjnë në përfshirjen e dymbëdhjetë imamëve, por kjo pjesë do të sqarohet kur të vijë koha e saj, derisa të bëhet e qartë, se i përgëzuari Imam Mehdiu i Pritur (p.m.t.), do të jetë udhëheqësi i fundit i këtyre udhëhqësve. (8)

Lërmëni t’iu rikujtoj se Hafidh Ibn Kethiri e pranon menjëherë, vërtetësinë e hadithit i cili bën fjalë, për ardhjen e dymbëdhjetë udhëheqësve dhe prijësve. Sipas tij të bijtë e Umejjes, nuk janë të përfshirë, brenda dymbëdhjetë imamëve. Sipas hadithit as Muauije dhe as ndonjë tjetër, nuk bën pjesë brenda këtyre imamëve. Për më tepër ky hadith nuk përfshin as Jezidin, as Abdulmelikun dhe as bijtë e tyre.

Prezantuesi: Ai nuk merr parasysh imtësitë e qenies së imamit të dymbëdhjetë.

I ftuari: Shprehem kështu, sepse duke u mbështetur në njëzëshmërinë e dijetarëve, pas imamit të dymbëdhjetë nuk do të ketë më imamë dhe do të shpërthejë Kijameti. Atëherë shtoj se Imam Mehdiu (p.m.t.), është imami i fundit i dymbëdhjetë imamëve, i përgëzuar nga i dërguari i Alahut (p.q.m.t.).

Prezantuesi: Duke ecur sipas këtij mendimi, të tërë muslimanët duhet të jenë ndjekës së doktrinës së dymbëdhjetë imamëve.

I ftuari: Ashtu siç citon edhe Hafidh Ibn Kethiri, muslimanët besojnë se Imam Mehdiu (p.m.t.) është imami i dymbëdhjetë. Shfaqja e Imam Mehdiut (p.m.t.), është njëra nga shenjat e Kijametit, është një çështje e Kredos dhe është thelbi i kredos. Në këtë pikë natyrshëm shtrohet pyetja: “Vallë cila është arsyeja, që stacionët tanë televizivë, oratorët, intelektualët dhe folësit tanë, nuk i sqarojnë këto të vërteta, të cilat u përkasin kulturës së profetësisë?!

Ju me të drejtë mund të pyesni: “Vallë a mund të ilustroni me shembuj, se cilët janë këta dijetarë të epokës së hershme dhe dijetarë të pokës sonë bashkëkohore?!”

Le t’i hedhim një vështrim veprës me titull: “Sherhu’l-Akideti’s-Sefarinijje” (Shpjegimi i Kredos së Isferajinit), e Shejh Ibn Uthejminit: “Njëra nga shenjat e Kijametit është edhe shfaqja e imamit të fundit, përkatësisht Imam Muhammed Mehdiut (p.m.t.). Imam do të thotë ai i cili udhëheq njerëzit, megjithatë me këtë term, nuk nënkuptojmë atë njeriu, i cili u prin besimtarëve në faljen e namazit, por kuptojmë drejtimin e këtij njeriu të bashkësisë muslimane. Sipas këtij arsyetimi, imami ashtu si dhe prijësi, shndërrohet në personalitetin më të madh të bashkësisë muslimane. Dijetar Isferajini përcakton se Imam Mehdiu (p.m.t.), është imami i fundit dhe se nuk ka imam tjetër pas tij. Ai citon: “Ai është imami i fundit, emri i tij është Muhammed dhe epiteti i tij është Mehdiu, sepse Allahu i Lartësuar e ka udhëzuar atë. Imam Mehdiu (p.m.t) do të dërgohet në kohën e fundit”. (9)

Me fjalë të tjera me këtë përkufizim, kuptojmë se nuk do të ketë më imam pas tij. Shejh Ibn Uthejmini na sqaron se me termin “imam”, ne duhet që të mos ngatërrohemi duke krijuar përshtypjen, se “imami” është ai njeri, i cili u prin besimtarëve në faljen e namazit ditor, namazit të xhumasë, ose namazit të bajramit, por duhet të nënkuptojmë imamin, i cili drejton bashkësinë muslimane.

Prezantuesi: Pra me këtë nënkuptojmë praninë e imamëve të tjerë por edhe se Imam Mehdiu (p.m.t.) është imami i fundit i këtyre.

I ftuari: Pohoj se ky është besimi i Shkollës së Ehi Bejtit. Them se ka edhe trashëgimtarë të tjerë, por megjithatë “Huxhetu’l-Ibni’l-Hasani” (Argumenti i të Birit të Hasanit (p.m.t.), është trashëgimtari i fundit i këtyre.

Prezantuesi: Ndonjëherë dikush ngrihet dhe thotë: “Kjo është një risi”.

I ftuari: Citoj se kjo është një goditje në shenjë. Ko është një shmangie e plotë dhe një demagogji. Kumtoj se çështja e mohimit, të njëzëshmërisë së çështjes së qenies së Imam Mehdiut (p.m.t.),  si një vulë e mbarë të të dërguarve, pas diskutimit të mendimeve të Shkollës së Ehli Bejtit është një shmangie e plotë.

Prezantuesi: Sa hap i mirë do të ishte sikur të bëheshim bashkë si mulimanë.

I ftuari: Kjo pra ishte dhe pika e tretë. Unë kam cituar se po të cek pesë pika. Shtoj se kur të vijë shpjegimi përkatës, do të dalë në dritë fakti, se rreth nëntëdhjetë e pesë përqind e dijetarëve muslimanë, janë të njëzëri për sa i përket, çështjes së shfaqjes së Imam Mehdiut (p.m.t.). Krahas kësaj disa njerëz, si në stacionët televizivë, ashtu edhe në adresat e faqeve të internetit, gjithmonë orvaten që këtë besim ta anashkalojnë.

Prezantuesi: Problemi nuk është se thjesht anashkalohet por hidhet pas krahëve dhe kundërshtohet.

I ftuari:Për hir të vëtetës, duhet të shpalos faktin e hidhur, se dhe kultura e muslimanëve është hedhur pas krahëve. Fatkeqësisht kur një musliman përmend, çështjen e shfaqjes së Imam Mehdiut (p.m.t.), ai akuzohet drejtpërdrejtë, si një ndjekës i shiizmit dhe i rafidizmit. Më pas shtohet se kjo është një risi dhe diçka e mbuluar dhe një fjalë e kotë dhe e pambështetur. Jo por burimet tuaja themelore u besojnë kësaj diçkaje të mbuluar. Ja pra se çfarë thotë Hafidh Ibn Kethiri dhe dijetar Ibn Uthejmini.

Pika e katërt është se Imam Mehdiu (p.m.t.) është vula e imamëve. Kjo pikë është përkufizuar në këtë mënyrë: “Ai është imami i fundit, përkatësisht Imam Mehdiu i Pritur (p.m.t.), i cili do ta mbushë rruzullin tokësor me drejtësi dhe saktësi, pas mbushjes së këtij të fundit me dhunë dhe padrejtësi”.

Pyetje: Vallë a gjendet ndonjë i dërguar, i cili do ta mbushë rruzullin tokësor me drejtësi dhe sundim?! Këtë pyetje ua drejtoj të tërë muslimanëve. Unë nuk pandeh se as Nuhu (p.m.t.), as Ibrahimi (p.m.t.), as Musai (p.m.t.), as Isai (p.m.t.), madje as vetë vula e mbarë të dërguarve Muhammedi (p.q.m.t.), ishin të aftë të shprehin se gjendej një njeri, i cili i kishte dalë mbanë, në mbushjen e të tërë rruzullit tokësor me drejtësi. Vallë a është mbushur rruzulli tokësor, me drejtësi dhe sundim edhe pas kryerjes së shumë pushtimeve?! Zbardh se ky imami i cili është imami i fundit, i cili në të ardhmen do të bëjë të mundur, jetësimin e diçkaje të madhe, të cilën asnjë nga të dërguarit e tjerë nuk e ka bërë.

Prezantuesi: Pra për jetësimin e këtij ideali ai ka nevojë për një shkallë madhështore dhe të madhe.

I ftuari: Unë vetëm sa kam vendosur një tablo, përpara syve të ndjekësve tanë të nderuar dhe nuk jam duke aluduar për asgjë.

Prezantuesi: unë po pyes dhe ndjekësit tanë të derua anë të dejtë të pyesin. Vallë a është ky një njeri i rëndomtë dhe i thjeshtë?!

I ftuari: Vallë a është e mundur, që një njeri i cili herë herë zbulon të vërtetën dhe herë të tjera gabohet, të kryejë zbatimin e kësaj detyre madhështore?!

Prezantuesi: Unë i strehohem Allahut nga kjo shpifje edhe në rastin kur një njeri mund të aludojë se kjo është një e dhënë e gabuar dhe se ai nuk mund ta realizojë këtë.

I ftuari: Ashtu siç thuhet në ajetin 3, 4 të Sures Nexhm: “Ai nuk flet nga vetvetja. Ai flet vetëm atë që i shpallet”. Pohoj se kjo është një pikë mbi të cilët dijetarët janë të njëzëri. Unë e kam paraqitur këtë parathënie duke nënvizuar se hadithi është përcjellur në mënyrë të pashkëputur. Kjo është një çështje e kredos së cilës të tërë muslimanët duhet t’i besojnë. Shtoj se hadithët në lidhje me këtë çështje, janë aq të shumtë sa nuk mund të numërohen.

Në këtë pikë të nxehtë, le të paraqisim një hadith nga vepra e titull: “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Përcjelljes së Imam Ahmed Ibn Hanbelit), e Imam Ahmed Ibn Hanbelit. Ebu Said Hudriu citon: “I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ka cituar: “Nuk do të shpërthejë Kijameti, pa ardhur një njeri me ballë të hapur dhe i virtytshëm, i cili do të sundojë mbarë botën. Ai do ta mbushë rruzullin tokësor me drejtësi dhe sundim, ashtu siç ky e fundit do të jetë i mbushur me dhunë dhe padrejtësi. Sundimi i tij do të zgjasë shtatë vite”.Ky hadith është i vërtetë. (10)

Citoj se kjo përkthehet, se është veprimtaria e pandryshuar hyjnore dhe se as që bëhet fjalë për ndonjë ndryshim. Shohim se edhe dijetar Ibn Uthejmini, ka përdorur të njëjtat shprehje. Kështu që mos t’iu krijohet përshtypja e gabuar askujt, se vetëm dijetari shqiptar Shuajb Arnauti është i këtij mendimi.

Dijetar Ibn Uthejmini shprehet në këtë mënyrë: “Imam Mehdiu (p.m.t.) do të dalë në kohën e fundit. Allahu i Lartmadhëruar do ta dërgojë këtë imam, si një përmirësues dhe një shpjegues të së vërtetës, kur bota të jetë e mbushur me dhunë dhe padrejtësi, kur të harrohet e vërteta, kur i dhunuari të bëhet pre e dhunuesit, si dhe kur të përhapen shfrenimet”. (11)

Ky imam do të dërgohet për të tërë botën dhe dërgimi i tij nuk i ngjan asnjë shembulli tjetër më parë.

Pika e pestë, me të cilën ne do ta mbarojmë programin tonë, së bashku me përcaktimin e kësaj pike. Ka gjasa që jo vetëm që nuk do t’ia dalim mbanë, por as që të hyjmë në shpjegimin e çështjeve të tjera. Unë dua të theksoj për ndjekësit tanë të nderuar, se këto dy programet e fundit janë të një rëndësie të jashtëzakonshme.

Prezantuesi: Ne duhet të jemi në dijeni të faktit, se gjenden shumë anë të përbashkëta, mes Shkollës së Ehli Sunnetit dhe Shkollës së Ehli Bejtit. Sërish dua t’u bëj thirrje atyre të cilëve aludojnë se ne si shiitë, kemi kaluar në disa shmangie, që kanë të bëjnë me fushën kredos, që le t’i hulumtojnë veprat e tyre.

I ftuari:Unë nuk kam sjellur këtu asnjë vepër, që u përket Shkollës së Ehli Bejtit. Nënvizoj se të tëra burimet që kam sjellur, u përkasin Shkollës së Ehli Sunnetit dhe vartësve të Ibn Tejmijjes.

Gjithashtu duam t’iu bëjmë të ditur, se edhe pika e gjashtë, është tej mase e rëndësishme. Ndonjëherë njeriu çuditet, nga pamja e pasqyruar nga kjo tablo, sepse të tërë dijetarët muslimanë janë të njëzëri, se tërësia e cilësive të lartpërmendura, u përkasin imamit të fundit, pikërisht Imam Mehdiut (p.m.t.). Madje dijetarët muslimanë janë të njëzëri, mbi të tëra imtësitë, që kanë të bëjnë me veprimet, qëndrimin, daljen (përpara Ditës së Kijametit) e Imam Mehdiut (p.m.t.).

Unë do t’iu përcjell vetëm ata hadithë, të cilët janë të përcjellur me zinxhirë të vërtetë përcjelljeje. Këtë e bëj sepse nuk dua që askush, nesërtë mos hapë gojë dhe të thotë: “Zotëri i nderuar. Ju përcillni hadithë, të cilët kanë zinxhirë të dobët, në lidhje me çështjen e Imam Mehdiut (p.m.t.). Ju lutem na përcillni vetëm hadithë, të cilët zotërojnë zinxhirë të vërtetë përcjelljeje”.

Në këtë pikë thelbësore, le të shohim veprën me titull: “Mehdijju’l-Muntadhari” (Mehdiu i Pritur), e Doktor Abdulalim Abduladhim Bisteuiut. Autori është përpjekur me mish e me shpirt, me qëllim që të mos marrë hadithë të dobët dhe të dyshuar në veprën e tij. Vini re se çfarë thotë shkrimtari.

Hadithi i parë është kështu: “Mehdiu është nga ne pra nga Ehli Bejti. Allahu i Lavdëruar e përmirëson punën e tij në një natë të vetme”. (12)

Si rrjedhojë vëmë theksin se Imam Mehdiu është nga Ehli Bejti. Citoj se shqyrtimi ynë, në mënyrë të hollësishme, nuk është i nevojshëm, sepse këta hadithë zotërojnë zinxhirë të vërtetë përcjelljeje.

Hadithi i dytë është si më poshtë: “Mehdiu do të dalë nga bashkësia ime muslimane. Allahu i Lartësuar kur të dalë ai, do të bëjë që të bjerë shiu, toka do të nxjerrë bimët e saj, pasuria do të japë begatinë e saj, kopetë me keça dhe qingja do të shtohen dhe bashkësia muslimane do të rritet”. (13)

Lejomëni t’iu shpjegoj se dijetarët muslimanë janë të njëzëriedhe mbi këtë hadith.

Ndërsa tani le t’i hedhim një vështrim, faqes vijuese së veprës së sipërcituar. Hadithi është si vijon: “Mehdiu është nga farefisi im. Ai ka ballë të hapur dhe hundë elegante, ai do ta mbushë rruzullin tokësor me drejtësi”. (14) Besoj se këtu është çasti i duhur për të rikujtuar hadithin: “Posti yt kundrejt meje, është si posti i Harunit kundrejt Musait (p.m.t.)”.

Ndërsa në faqet pasardhëse ai thotë: “Kur të shihni dhe të dëgjoni daljen e flamurtarëve të zinj në Lindje, zvarrituni për t’i dhënë zotimin atij edhe nëse do t’iu duhet të zvarriteni mbi dëborë. E bëni këtë sepse ai është udhëheqësi i Allahut”. (15) Më pas ai shton se të tërë këta hadithë, janë të pajisur me zinxhirë të vërtetë përcjelljeje.

Ashtu siç është shprehur edhe në fjalinë e fundit të hadithit të mësipërm, Imam Mehdiu (p.m.t.) nuk është udhëheqësi i të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.), por është udhëheqësi i Allahut të Lavdëruar. Hidhini një vështrim madhështisë së Imam Mehdiut (p.m.t.)!

Vallë a është e mundur që udhëheqësi i Allahut (f.m.t.), të jetë një njeri i cili ka dalur, nga një familje të cilën nuk e njohim?! Vallë a është e mundur që ai të jetë një dijetar, i cili ndonjëherë mund të arrijë në të vërtetën dhe ndonjëherë mund të gabojë?! Vallë cila është arsyeja që i dërguari i Allahut (p.q.m.t.), e ka cilësuar atë si udhëheqësin e Allahut (k.m.t.) në rruzullin tokësor?!

Allahu (l.m.t.) thotë: “Unë do të caktoj një udhëheqës në rruzullin tokësor”.

Në faqet vijuese të veprës së tij, autori duke arritur në një përfundim kumton në këtë mënyrë: “Shkurtimisht pas shqyrtimit të hadithëve dhe pas shtjellimit të këndvështrimit të zinxhirit të përcjelljes dhe përmbajtjes, të tërësisë së hadithëve të përcjellur, arrijmë në përfundimin se sendërtimi i udhëheqjes së Imam Mehdiut (p.m.t.), në kohën e fundit është e vërtetë, ashtu siç është e vërtetë dhe ardhja e vdekjes.

Si pasojë e pranisë së këtyre hadithëve të vërtetë dhe të mirë, nënvizojmë se mohimi i kësaj çështje është i pamundur... Vëmë theksin se emri i personalitetit të Imam Mehdiut (p.m.t.), është i njëjtë me atë të Muhammedit (p.q.m.t.), anëtarët e Ehli Bejtit janë pjesë e profetësisë dhe rrjedhin nga farefisi i Fatimesë (p.m.t.).

Allahu i Lartmadhëruar do ta përmirësojë çështjen e tij në një natë të vetme dhe do ta mbushë me drejtësi, rruzullin tokësor në epokën e tij, ashtu siç është i mbushur me dhunë përpara udhëheqjes së tij. Ai do të sundojë rruzullin tokësor në kohën e fundit. Ai do të dalë në mesin e flamujve të zi. Allahu i Lartësuar kur të dalë ai, do të bëjë që të bjerë shiu në rruzullin tokësor, toka do të nxjerrë bimët e saj, pasuria do të japë begatinë e saj, kopetë me keça dhe qingja do të shtohen, bashkësia muslimane do të rritet, pasuria do të shpërndahet, do të japë pasuri pa llogari, Isai (p.m.t.) do të zbresë dhe do të falë namaz pas tij. (16)

Prezantuesi: Tallja me këtë çështje nënkupton qeshjen me shpalljen.

I ftuari: Kjo nënkupton qeshjen me të dërguarin e Allahut (p.q.m.t.). Pavarësisht kësaj pseudodijetarët uehhabistë, dalin dhe gjoja mbrojnë sunnetin e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.). Ja pra ky është njëri nga sunnetët e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.)! Vallë përse këta pseudodijetarë nuk e zbatojnë këtë sunnet?! Unë nuk dua të hyj në çështjet që janë të debatueshme. Unë dëshiroj që ju të mjaftoheni, vetëm me pikat në të cilat dijetarët janë të njëzëri.

Megjithatë unë nuk mund të lë pa shtruar pyetjet: “Vallë përse bashkësia muslimane nuk rritet me këtë kulturë?!”“Vallë përse ajo nuk e përvetëson kulturën e çështjes së Imam Mehdiut (p.m.t.)?!”“Vallë përse këta pseudodijetarë e nxjerrin dhe e heqin këtë përmasë, nga kultura e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.)?!” “Vallë përse këta pseudodijetarë, e lënë thelbin e kredos së sjellur, nga i dërguari i Allahut (p.q.m.t.)?!”

Prezantuesi: Vallë a është një sjellje korrekte lënia e një pjesëze të doktrinës?!

I ftuari: Them se ky rast është i vlefshëm përveç rasteve. Shtoj se nuk ka mundësi që ata pseudodijetarë nuk e dinë këtë dhe se kjo është e papranueshme sipas tyre, duke u mbështetur në dukurinë se dijetarët, të cilët i kanë shënuar këta hadithë në veprat e tyre, cilësohen si “Shejhu’l-Islami” (Mësuesi i Islamit), “Imamu’l-Islami” (Prijësi i Isamit) dhe “Eimmetu’d-Dini” (Imamët e Fesë).

Gjithashtu dua t’u bëj të qartë, se nëse këta pseudodijetarë nuk mund të shprehen, se këta hadithë nuk janë të vërtetë, në një kohë kur janë përcjellur në mënyrë të pashkëputur, në veprat e këtyre dijetarëve, madje e kanë tejkaluar kufirin e pashkëputshmërisë. Vallë a rrjedh ky problem, duke u nisur nga fakti se ky mendim, është në përputhje të plotë, me mendimin e Shkollës së Ehli Bejtit?! Ja pra ky është thelbi i problemit.

Për këtë arsye unë mendoj se këto çështje, të cilat i kemi sqaruar në mënyrë të hapur dhe të qartë për muslimanët janë çështjet më nderuara. Tani po bëj një ftesë me synimin e zbulimit të vërtetën. Udha dhe kanali më i nderuar, për përafrimin e besimeve të muslimanëve me njëri-tjetrin, kalon përmes çështjes së Imam Mehdiut (p.m.t.).

Prezantuesi: Zotëri Kemali orvatet që të lajmërojë, për një shenjë mbi të cilën, mbi të cilën shumë muslimanë janë të njëzëri, duke u mbështetur në shumë vepra. Kjo është një çështje rëndësishme dhe se komentimet e tjera të zakonshme, janë më afër mendimeve të Shkollës së Ehli Bejtit.

I ftuari: Unë kam përcjellur citime, nga Shejh Ibn Uthejmini dhe Hafidh Ibn Kethiri. Muslimanët i kanë hedhur poshtë dhe i kanë kundërshtuar vartësit, të cilët thonë se janë ndjekësit e këtyre dijetarëve. Ata e hedhin poshtë dhe e kundërshtojnë këtë çështje. Unë mendoj se kjo është e vërtetë si drita e Diellit.

Unë ndaj mendimin, se vijëmësia e programeve tona, duhet parë si një rast, për të fuqizuar të vërtetën dhe bashkimin tonë dhe rivlerësimin e traditës dhe kulturës sonë. Pra secili le të rilexojë prodhimet e kulturës në të cilën është rritur, me synimin e njohjes së kësaj dhe pikave të ngjashme me të, të paktën mbi ato të cilat jemi të njëzëri.

Pak më vonë, me lejen e Allahut (f.m.t.), ne do të mundohemi që të identifikojmë se cili është Imam Mehdiu (p.m.t.) dhe cilat janë cilësitë që bart ai. Shtoj se edhe kjo është një çështje e një rëndësie parësore, sepse nuk është e mundur, që të pranohet aludimi i secilit, i cili aludon se është Imam Mehdiu (p.m.t.).

Gjatë tërë historisë njerëzore, shumë njerëz kanë aluduar se janë Imam Mehdiu (p.m.t.), pikërisht ashtu siç kanë aluduar, se janë edhe të dërguarit e Allahut (f.m.t.). Madje edhe në ditët tona disa njerëz, ndonëse nuk janë aspak dijetarë, dalin në stacionët televizivë dhe thonë se janë dijetarë. Kjo gjendje nuk është e kufizuar, me një fushë ose një pikë të caktuar, madje nuk është e kufizuar me ndonjë vend dhe me një kohë të caktuar, sepse në çdo degë dhe fushë ka njerëz që bëjnë këto aludime. Si rrjedhojë e mbyllim këtë program, duke cituar se ne zotërojmë etalonët dhe shenjat për të ndarë të vërtetën nga e kota. Në kohën e duhur, me lejen e Allahut (f.m.t.), ne do t’i shtjellojmë të tëra këto në mënyrë të imtësishme.

Prezantuesi: Në programin e mbrëmjes së sotme, ne shqyrtuam pikat mbi të cilat dijetarët muslimanë janë të njëzëri, mbi çështjen e Imam Mehdiut (p.m.t.). Ju falenderojmë thellësisht nga zemra, Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Ju falenderojmë dhe ju ndjekës të nderuar, të cilët ndoqët programin tonë. Së bashku do të takohemi në programin e radhës. Es-Selamu Alejkum ue Rahmetullahi ue Berekatuhu.

Burimet e Referuara Për Këtë Artikull:

1- Imam Ahmed Ibn Hanbeli, Imam Ahmed Ibn Hanbeli, “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Përcjelljes së Imam Ahmed Ibn Hanbelit), vëll. 6, fq. 42, Hadithi Nr: 3571, Vërtetimi Nga Dijetari Shqiptar Shuajb Arnauti, Shtëpia Botuese: “Institucioni”.

2- Muhammed Ibn Xhafer Ibn Idris Ibn Muhammed Fasi Kettani, “Nadhmu’l-Mutenasiri Mine’l-Hadithi’l-Muteuatiri” (Rendi Ndihmës në Hadithët e Pashkëputur) fq. 144, Shtëpia Botuese: “Veprat Shkencore”.

3 - Doktor Salih Ibn Feuzan Ibn Abdilah Feuzani, “Irshad Ile Sahihi’l-Itikadi” (Udhëzimi në Besimin e Vërtetë), fq. 221, Shtëpia Botuese: “Ibn Xheuziu”.

4 - Doktor Salih Ibn Feuzan Ibn Abdilah Feuzani, “Irshad Ile Sahihi’l-Itikadi” (Udhëzimi në Besimin e Vërtetë), fq. 227, Shtëpia Botuese: “Ibn Xheuziu”.

5 - Ibn Kajjim Xheuziu, “Kelam Ela Meseleti’s-Sema” (Fjalët Ose Çështja e Qiellit), fq. 11, Vërtetimi Nga Muhammed Shemsi, (viti i botimit 1432 sipas mërgimit islam / viti 2011 sipas kalendarit gregorian), Botimi i parë, Shtëpia Botuese: “Bota e Dobive”.

6 - Ibn Kajjim Xheuziu, “Kelam Ela Meseleti’s-Sema” (Fjalët Ose Çështja e Qiellit), fq. 11, Vërtetimi Nga Muhammed Shemsi, (viti i botimit 1432 sipas mërgimit islam / viti 2011 sipas kalendarit gregorian), Botimi i parë, Shtëpia Botuese: “Bota e Dobive”.

7 - Imam Muslimi, “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), vëll. 1, fq. 60, Hadithi Nr: 34, Vërtetimi Nga Muslim Ibn Mahmud Ibn Uthman Selefi Etheriu, Shtëpia Botuese: “Mirësia”.

8 - Ebu Fida Ibn Kethir Dimeshkiu, “Nihaje Fi’l-Fiteni ue’l-Melahimi” (Fundi i Sprovave dhe i Luftrave), Përmbledhja Nga Mjeshtër Ahmed Abdushshafiu, Shtëpia Botuese: “Veprat Shkencore”.

9 - Shejh Muhammed Ibn Salih Uthejmini, “Sherhu’l-Akideti’s-Sefarinijje” (Shpjegimi i Kredos së Isferajinit), fq. 450, Shtëpia Botuese: “Orbita e Atdheut”.

10 - Imam Ahmed Ibn Hanbeli, Imam Ahmed Ibn Hanbeli, “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Përcjelljes së Imam Ahmed Ibn Hanbelit), vëll. 17, fq. 209, Hadithi Nr: 11130, Vërtetimi Nga Dijetari Shqiptar Shuajb Arnauti, Shtëpia Botuese: “Institucioni”.

11 - Shejh Muhammed Ibn Salih Uthejmini, “Sherhu’l-Akideti’s-Sefarinijje” (Shpjegimi i Kredos së Isferajinit), fq. 450, Shtëpia Botuese: “Orbita e Atdheut”.

12 - Doktor Abdulalim Abduladhim Bisteuiu, “Mehdijju’l-Muntadhari Fi’d-Daui’l-Ehadithi ue’l-Asari’s-Sahiha” (Mehdiu i Pritur Në Thirrjen e Hadithëve dhe në Shpjegimet e Vërteta), fq. 165.

13 - Doktor Abdulalim Abduladhim Bisteuiu, “Mehdijju’l-Muntadhari Fi’d-Daui’l-Ehadithi ue’l-Asari’s-Sahiha” (Mehdiu i Pritur Në Thirrjen e Hadithëve dhe në Shpjegimet e Vërteta), fq. 165.

14 - Doktor Abdulalim Abduladhim Bisteuiu, “Mehdijju’l-Muntadhari Fi’d-Daui’l-Ehadithi ue’l-Asari’s-Sahiha” (Mehdiu i Pritur Në Thirrjen e Hadithëve dhe në Shpjegimet e Vërteta), fq. 166.

15 - Doktor Abdulalim Abduladhim Bisteuiu, “Mehdijju’l-Muntadhari Fi’d-Daui’l-Ehadithi ue’l-Asari’s-Sahiha” (Mehdiu i Pritur Në Thirrjen e Hadithëve dhe në Shpjegimet e Vërteta), fq. 184.

16 - Doktor Abdulalim Abduladhim Bisteuiu, “Mehdijju’l-Muntadhari Fi’d-Daui’l-Ehadithi ue’l-Asari’s-Sahiha” (Mehdiu i Pritur Në Thirrjen e Hadithëve dhe në Shpjegimet e Vërteta), fq. 355.

Sqarime të Nevojshme:

(f.m.t.) - falenderimi mbi të

(k.m.t.) - krenaria mbi të

(l.m.t.) - lartësimi mbi të

(p.m.t.) - paqja mbi të

(p.q.m.t.) - paqja qoftë mbi të

Vijon...



Burimi : Medya Şafak