Iranianët e kryen Haxhin me dinjitet

Publikuar në Shta. 20, 2017, 11:27 p.m.

Huxhet ul Islam Sejjid Ali Kazi-Askar, përfaqësuesi i Liderit te Revolucionit Islamik për Haxh,  përshëndeti pjesëmarrjen dinjitoze të  haxhijve iranianë në Haxh këtë vit.

Duke folur me gazetarët në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Imam Humejni’, pas kthimit nga Haxhi shtunën, hoxha tha se motoja e Haxhit të këtij viti, ishte përkatësisht "Haxhi, Shpirtërorja, Fuqia Kombëtare dhe Unitet Islam", që u materializuar gjatë Haxhit.

Ai  tha se haxhijtë  paraqitën   ndjenjat e fuqishme të përgjegjësisë.

Huxhat ul-Islam Kazi-Asgar më tej vuri në dukje se rreth 23,000 haxhijë  iranianë kanë qenë në qytetet e shenjta dhe pjesa tjetër, duke përbërë 60 për qind të numrit të përgjithshëm të haxhijve iranianë.

Më shumë se 86,000  haxhijë  iranianë  shkuan në Arabinë Saudite për Haxhin këtë vit.

Në vitin 2016, më shumë se 1.8 milionë haxhijë shkuan në Haxh, por iranianët qëndruan në shtëpi pas tensioneve midis Riadit dhe Teheranit.

Më 2 shtator 2015, mijëra njerëzit kanë humbur jetën në shtypjen vdekjeprurëse, pasi autoritetet saudite bllokuan një rrugë në Mina.

Shtypja  ishte incidenti më vdekjeprurës në historinë e Haxhit.  Sipas  një artikulli  në Associated Press bazuar në deklarata zyrtare se 2400 haxhijë humbën jetën,  të cilët kishin ardhë në Haxh nga 36 shtete.

 



Burimi : IQNA