Bashar Asad: Siria po ecën e sigurt drejt fitores

Publikuar në Shta. 20, 2017, 12:52 a.m.

Kryetari i Sirisë, Bashar Asad deklaroi se “pavarësisht se ka vuajtur shumë nga terrorizmi i ndihmuar nga jashtë për shtatë vitet e fundit,  Siria po ecën në mënyrë të qëndrueshme drejt fitores”,  një ditë pasi ushtria ruse njoftoi se trupat qeveritare kontrollojnë  85-së përqind të territorit të Sirisë.

Kryetari i Sirisë e bëri këtë deklaratë në një takim me pjesëmarrësit në Konferencën e Tretë Ndërkombëtare të Bashkimit të Tregtisë (ITUC), e cila u zhvillua në kryeqytetin e Sirisë, në Damask, me pjesëmarrjen e organizatave dhe kompanive nga 60-shtete.

Kryetari Bashar Assad theksoi më tej rolin e rëndësishëm të organizatave popullore dhe grupeve shoqërore në ngritjen e vetëdijes dhe ndërgjegjësimit të njerëzve për realitetet e krizës siriane në mesin e bashkësisë ndërkombëtare dhe rreziqet e terrorizmit, që po përhapet anembanë botës.

Ai gjithashtu dënoi "embargon ekonomike imorale" të imponuar kundër Sirisë nga "superfuqitë e caktuara" që kërkojnë të kontrollojnë shtetet e tjera, duke thënë se sanksionet janë në kundërshtim të hapur me ligjet ndërkombëtare dhe humanitare.

Siria ka vuajtur nga terrorizmi dhe nga një luftë ushtarake, ekonomike dhe mediatike, por po ecën vazhdimisht drejt fitores "falë sakrificave të ushtrisë sonë, qëndrueshmërisë së popullit tonë dhe mbështetjes së vendeve mike", shtoi  Bashar Assad.