Morali luftarak i Hizbullahut gjatë dy luftrave çlirimtare

nga Meysa Mukaddem | Publikuar në Shta. 19, 2017, 9:35 a.m.

Ata që mbetën pas lëvizjes së 14 marsit në Liban i hapën rrugë boshllëkut që do t’i jepte më pas rrjedhjes së sekreteve për të hedhur baltë në emrin e Rezistencë. Lidhja e pashkëputshme e moralit luftarak të Hizbullahut kundër armikut është bërë – me një dashakeqësi – një element suprizues për grupimet kundër Rezistencës. Më pas, në fillimet e luftës së dytë çlirimtare filloi një detyrë e re për të “injoruar” rolin e Rezistencës, duke përdorur faqe online të ndryshme dhe mediat sociale. Një tjetër mënyrë qëështë përdorur në këtë kuadër ka të bëjë me zbulimin e identiteteve dhe kthimit të kufomave të ushtarëve libanezë, ku Rezistencës i është kërkuar që për kthimin e trupave të dy dëshmorëve dhe kthimit të një rabi luftës, ajo nga ana tjetër të lërë të lirë terroristët që humbën luftën në Siri dhe familjet e tyre dhe të dërgohen drejt Ebu Kemalit.

Janë ngritur shumë pyetje në lidhje me marrëveshjen mes liderëve gjatë lëvizjes së 14 marsit. Ndër pyetjet më kryesore ishin se pse Hizbullahu ka lejuar që terroristët që kishin humbur luftën dhe që ishin dorëzuar, të cilët kanë marrëdhënie me ISIS-in janë lejuar që të drejtohen drejt Ebu Kemalit, përse nuk janë gjykuar këto terroristë, përse janë paralajmëruar familjarët – gratë dhe fëmijët – e terroristëve se Amerika ishte duke përgatitur një masakër kundër tyre. Për më tepër janë drejtuar edhe shumë pyetje të tjera që kishin për qëllim të krijonin idenë sikur mes Hizbullahut dhe organizatës terroriste të ISIS-it ekziston një bashkëpunim.

Në mënyrë që t’i përgjigjemi këtyre pyetjeve të dyshimta duhet të shohim historinë e afërt. Kemi dëshmuar se, Rezistenca ndërkohë që ka mundur të arrijë suksese të mëdha, në të njëjtën kohë e ka ruajtur edhe moralin e saj të luftës. Për të kuptuar të plotë këtë gjëështë e nevojshme t’i kthehemi historisë më 25 maj të vitit 2000. Në këtë datë gjenden të gdhendura pamjet e krenarisë që ka ndjerë populli i Libanit Jugor pas çlirimit nga armiku izrelit dhe pamjet rishta të ushtrisë së tyre duke u larguar nga porta Fatima.

Në atë periudhë, grupimet kundër Rezistencës kishin filluar të përhapnin fjalë se Rezistenca do të bënte masakra kundrejt gjithë atyre që kishin bashkëpunuar me armikun për të kryer ato krime të neveritshme kundër bashkëkombasve libanezë. Megjithatë deri më sot Rezistenca e ka pasur faqen e bardhë dhe Hizbullahu ka qënë një shembull i pazëvendësushëm në mesin e grupimeve të Rezistencës në lidhje me këtë çështje. 

Bashkëpuntorët e armikut në zonat kufitare të territoreve të pushtuara  palestineze dhe libaneze janë bërë bashkë në mënyrën më të ulët. Ushtria sioniste që kishte humbur luftën, kërkonte që në sy të Rezistencës që sapo kishte korrur fitore tëhapte portën Fatima dhe të hynte në Palestinën e pushtuar. Gjatë atyre ditëve, një numër i lartë i agjendëve ishin dorëzuar para rezistencës. Hizbullahu kishte të drejtë që në qytetet libaneze ku gjatë pushtimit Izraeli kishte kryer masakrat e tij në Liban të kërkonte hakmarrje nëpërmjet agjendëve. Megjithatë, Hizbullahu zgjodhi që këta agjendë t’i dorëzonte tek  autoritetet libaneze dhe t’ia dorëzonte sistemit të drejtësisë.

Që nga viti 2000 deri në vitin 2017, për Rezistencën asgjë nuk ka ndryshuar. Pavarësisht se kanë ndryshuar brezat, për Rezistencën nuk kanë ndryshuar parimet, morali dhe shtyllat e tyre të besimit. Për këtë arsye, ata që gjithnjë mbajnë një qëndrim kundërshtues ndaj Hizbullahut, aktualisht bien në kundërshtim me vetveten. Kur shohim vitet e kaluara mund ta shohim qartë qëndrimin e tyre. Kur vetë ata që kishin bashkëpunuar me agjendët e Izraelit (milicitë e Ushtrisësë Libanit Jugor të drejtuara nga Antuvan Luhad) patën bërë thirrje për mëshirë dhe kërkuan që ata që ishin arratisur drejt Palestinës së pushtuar të ktheheshin mbrapsht.

Ndërsa tani, sulmuesit që bashkëpunojnë me armikun tekfirxhi ndërsa akuzojnë Rezistencën, nga ana tjetër shprehet sikur është kundër faktit pse Hizbullahu nuk po vret fëmjët, gratë dhe të moshuarit e terroristëve. Kërkojnë që gjithëkush që i dorëzohet Rezistencës të vritet.

Atëherë, përse pikërisht këto palë i kërkuan Hizbullahut që të pranonte aplikimin e “ligjit të mëshirës” për agjendët e ushtrisë së Luhadit? Ndërkohë që bashkëveprojnë me armikun tekfixhi bëjnë edhe thirrje që ende të mbeten të varur nga ligjet e ISIS-it. Në mendimin tim, qëllimi i tyre është që edhe Rezistenca të parashtrojë pamje të njëjta me masakrat dhe vrasjet e ISIS-it dhe Nusras kundër këtyre të fundit. Megjithatë, Rezistenca është rritur me këshillat e Imam Zeinel Âbidin'in (a.s) që thoshte “Nëse vrasësi i Hysejn (a.s) do të më linte amanet shpatën me të cilin e kishte vrarë atë unë do t’ia ktheja prapë.” Edhe vetë Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut, Sejjid Hasan Nasrallah është shprehur shumë herë duke e theksuar këtë çështje: “Na keni keqkuptuar... Përllogaritë tuaja ju kanë mashtruar. Ju nuk keni mundur t’i njihni zgjedhjet tona, përparësitë tona, mendësitë tona dhe vazhdoni të gaboheni në lidhje me ne.”



Burimi : Medya Şafak