Mihajloviç: Kisha ortodokse serbe duhet të jetë partnere në dialog me Kosovën

Publikuar në Shta. 18, 2017, 6:38 a.m.

Zëvendëskryeministrja e Serbisë, Zorana Mihajloviq ka thënë sot se ajo pret që Kisha Ortodokse Serbe të jetë partner gjatë periudhës së dialogut me Kosovën.

Më tej ajo ka thënë se kisha duhet të fillojë partneritetin para bisedimeve dhe se nuk duhet të bëjë presion mbi presidentin Aleksandër Vuçiq, shkruan Tanjug, përcjellë Klan Kosova.

Ai është shprehur se pret që në fazën e re të dialogut me Kosovën, presidenti Vuçiq të flasë me institucione dhe individë të rëndësishëm prej kur do të miratojë politika të reja.