Siguria në rajonin e Ballkanit perëndimor, Nato në kryeqytetin shqiptar

Publikuar në Shta. 18, 2017, 12:49 a.m.

Sot do të mbahet për herë të parë në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak. Shefat e shtabeve të vendeve anëtare të NATO-s dje kanë mbërritur në kryeqytetin shqiptar dhe janë pritur fillimisht nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila ka premtuar se Shqipëria do të shtojë numrin e forcave ushtarake në Afganistan me një togë.

Ata janë mbledhur për të diskutuar për situatën e sigurisë në rajonin e Ballkanit perëndimor, si dhe për të dhënë rekomandime për vazhdimësinë e misioneve “Resolute Support” në Afganistan dhe KFOR në Kosovë.

Sot shefat e shtabeve të NATO-s do të zgjedhin kryetarin e ardhshëm të Komitetit Ushtarak të Aleancës, i cili do ta marrë detyrën në verën e vitit 2018.