Irani kërkon: Bashkëpunim shkencor midis shteteve anëtare të Organizatës për Bashkëpunimin Islamik (OBI)

Publikuar në Shta. 16, 2017, 1:36 a.m.

Kryetari i Iranit ë shtunën shprehu dëshirën se samiti i vendeve islamike në Kazakistan do të rezultojë në përurimin e ekipeve punuese mes këtyre shtetev në këtë drejtim.

Shpresoj që ky samit të bëhet një bazë e mirë për bashkëpunim më të mirë midis vendeve islamike në fushat e shkencës dhe teknologjisë", tha kryetari i Iranit, Hasan Ruhani në një fjalim në lidhje me Samitin e Organizatës për Bashkëpunimin Islamik (OBI) mbi Shkencën dhe Teknologjinë, që do të mbahet të dielën në kryeqytetin kazak, Astana.

Duke folur me gazetarët përpara nisjes për në Kazakistan, ai tha:   "Zgjidhja e problemeve të shoqërisë njerëzore si varfëria, papunësia, siguria ushqimore, çështjet e mjedisit, mungesa e ujit dhe energjisë janë të mundshme vetëm në dritën e shkencës dhe teknologjisë".

Kryetari Hasan Ruhani është planifikuar të marrë pjesë në samitin e parë të Organizatës për Bashkëpunimin Islamik (OBI)  mbi shkencën dhe teknologjinë gjatë vizitës së tij dyditore në Kazakistan.

Ai po e zhvillon këtë vizitë me ftesë të homologut të tij kazak Nursultan Nazarbajev. Kryetari i Iranit pritet të takojë disa nga homologët e tij duke përfshirë kryetarin e Kazakistanit, në kuadër të konferencës ndërkombëtare.



Burimi : Fars News Agency