Një kujtim i takimit të Sejjid Nasrallahut me Imam Hamenein në fillimet e krizës së Sirisë

Publikuar në Shta. 14, 2017, 8:27 p.m.

Në fillimet e ngjarjeve të Sirisë shkova në Iran dhe zhvillova një takim me Drejtuesin e Republikës Islamike, Sejjid Ali Hamenein. Në atë periudhë të gjithë ishin të sigurtë se brenda 2 ose 3 muajve qeveria siriane do të rrëzohej. Edhe ne parashtruam këndvështrimin tonë dhe i thamë se nëse nuk luftojmë në Damask do të detyrohemi të luftojmë në Hermel, Balbek, Zahije, el-Gazije dhe Bekaa Perëndimore dhe në Libanin Jugor.

Sekretari i përgjithshëm i Hizbullahut libanez, Sejjid Hasan Nasrallah pasi ka realizuar takimet e përvitshme më këshilltarët fetarë gjatë muajit Muharrem (sipas kaledarit hënor) ka bërë me dije se tashmë në Siri ndodhen Mbrojtësit e Revolucionit dhe kanë mbetur vetëm disa konflikte të rastësishme.

Sipas atyre që ka bërë me dije gazeta El Akhbar, nasrallahu ka folu fjalëpërfjalshëm kështu:

“Ne jemi të vetëdijshëm dhe të informuar për luftën (Luftën e Sirisë); balancat e dëshmorëve tanë, të plagosurve tanë dhe pengjeve tanë janë të ndryshueshme dhe po shkruajnë historinë e gjithë rajonit dhe jo vetëm historinë e Libanit. Edhe në Siri ne kemi mundur të korrim fitore. Ata dështuan me rpjektet e tyre të fundit dhe shpresojnë të arrijnë disa nga pretendimet e tyre nëpërmjet procesit të bisedimeve.

Duke e përmbysur projektin më të fundit të armikut dhe projekti ynë për të cilin kemi kaluar shumë vështirësi arriti të triumfonte dhe përfundimet e tij të rëndësishme do të jenë në të mirë të ymetit tonë.” 

Nasrallah ka vazhduar si më poshtë fjalën e tij:

“Lufta jonë kundër ISIS-it dhe Nusras ka qënë një ndër problematikat tona më të rëndësishme që prej vitit 2010 dhe përbënte një rrezik edhe më të madh se ai i Luftës së vitit 2006. Ne kemi qënë të sigurtë që në vitin 2011 do të shpërthente një shpifje e madhe dhe ishim të informuar për ekzistencën e një projekti amerikano-izraelito-katariano-arab për të zhdukur Rezistencën dhe Çështjen Palestineze.

Në fillimet e ngjarjeve të Sirisë shkova në Iran dhe zhvillova një takim me Drejtuesin e Republikës Islamike, Sejjid Ali Hamenein. Në atë periudhë të gjithë ishin të sigurtë se brenda 2 ose 3 muajve qeveria siriane do të rrëzohej. Edhe ne parashtruam këndvështrimin tonë dhe i thamë se nëse nuk luftojmë në Damask do të detyrohemi të luftojmë në Hermel, Balbek, Zahije, el-Gazije dhe Bekaa Perëndimore dhe në Libanin Jugor.

Ndërsa Këshilltari i Republikës Islamike të Iranit na ktheu përgjigje në këtë mënyrë: 

‘Jo vetëm në këto zona; do të detyrohemi që të luftojmë edhe në Kirman, Huzistan, Teheran dhe vende të tjera... Disa nga akset e këtij fronti janë mëse të njohura: Aksi Iranian, Aksi Sirian, Aksi Liban. Komandanti i Aksit të Sirisëështë Bashar Assadi, ne duhet të punojmë që ai të fitojë dhe fitorja do të vijë.’

Pas një viti e gjysëm apo dy, Arabia Saudite i dërgoi një mesazh Bashar Asadit se për t’i dhënë fund krizës së Sirisë duhet të deklaronte në një konferencë të hapur se kishte ndërprerë marrëdhëniet me Iranin dhe Hizbullahun.”

Sejid Hasan Nasrallah  ka vazhduar më tej si më poshtë:

“Ne që në fillimet fare i patëm paralajmëruar vëllezërit tanë irakienë se nëse nuk do ta luftonin ISIS-in dhe nëse ky grupim hynte edhe në Dejruzur, Siri, atëherë objektiva e ISIS-it do të ishte Iraku. Parashikimi ynë doli i vërtetë dhe kyy grupim terrorist mori kontrollin e një të tretës së Irakut. Pyetja që unë ngre është se nëse ne nuk do të bënim xhihad dhe të përmbushnim detyrimin tonë, a do t’i vinte radha edhe Libanit? Dhe çfarë do të kishte ndodhut në Irak nëse populli iranian nuk do të kishte vepruar duke ndjjekur fetvanë (dekretin fetar) të Ajetullah Sistanit?

Sejjid Hasan nasrallahu vazhdoi edhe më tej fjalën e tij duke u shprehur se:

“Kjo luftë ishte e shenjtë dhe ne hymë në Siri për të përmbushur detyrimin tonë, në të kundërt çfarë do ta shtynte një të ri që për më tepër në këto kushte të vërshonte drejt Aleppos dhe Dejruzzurit? Vëllezërit tanë kanë qëndruar të rrethuar në ato zona për pothuajse 8 muaj. Pavarësisht gjithçkaje që ne mund të bëjmë, disa palë në Liban nuk do të jenë kurrë të kënaqura.”

Nasrallah e ka mbyllur fjalën e tij duke përmendur muajin Muharrem dhe ashuran dhe ka thënë se “Lufta e Imam Husejnit nuk ishte vetëm për t’i dalë kundër keqbërjes në këtë hap qëndronte edhe detyra e shenjtë. Duhet të përqëndrohemi në këtë pikë.”



Burimi : Medya Şafak