Si ndihmoi sionizmi në krijimin e Mbretërisë së Arabisë Saudite?

nga Numan Abdülvahid | Publikuar në Shta. 14, 2017, 1:39 a.m.

Pikërisht për këtë arsye është shumë e qartë se përpjekja e Perandorisë Britanike për të imponuar sionizmin në Palestinë është e përfshirë në ADN-në gjeografike të Arabisë Saudite bashkëkohore. Ekzistojnë edhe ironi të mëtejshme në faktin se dy vendet më të shenjta në Islam janë duke u qeverisur sot nga mësimet e klanit saudit dhe vehabistëve, kjo për arsye se Perandoria Britanike ishte duke hedhur themelet për sionizmin në Palestinë në vitet 1920.

Aleanca e fshehtë që ka ekzistuar ndërmjet Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe entitetit sionist të Izraelit nuk duhet të jetë befasi për asnjë student të imperializmit britanik. Problemi qëndron në faktin se ekzistojnë shumë pak studentë që studiojnë i imperializmit britanik. Në të vërtetë, po të studiojmë çdo prospekt të studimeve universitare ose pasuniversitare britanik rrallë do të mund të gjejmë ndonjë modul në lidhje me imperializmin britanik nëshkencat politike, dhe aq më të ulta janë shancet të gjejmë ndonjëtezë masteri apo doktotrature të dedikuar kësaj teme. Natyrisht, nëse makina imperialiste e udhëhequr nga Evropa në katër vitet që përfshinjë periudhën nga viti 1914 deri në vititn 1918 hidhëron dhe shqetëson qelizat e tua cerebrale, atëherë nuk është shumë e vështirë të gjesh një institucion të përshtatshëm për të mësuar këtë temë, megjithatë nëse dëshironi të zbuloni vërtetë se si dhe pse Perandoria Britanike zhvilloi luftë kundër njerëzimit për pothuajse katërqind vjet ju do të gjendeni praktikisht të vetëm në këtë përpjekje. Duhet të pranojmë se parë nga perspektiva e krijimit të një shteti britanik, kjo është një arritje e frikshme dhe e jashtëzakonshme.

Në fund të vitit 2014, sipas gazetës amerikane, Foreign Affairs, Ministri i Naftës Saudite, Ali al-Naimi thuhet të jetë shprehur kështu: “Madhëria e tij mbreti Abdullah ka qenë gjithmonë njëmodel për marrëdhëniete mira që ka mbajtur mes Arabisë Saudite dhe shteteve të tjetra, edhe shteti hebraik nuk përbën një përjashtim.” Kohët e fundit, pasardhësi i Abdullahut, Mbreti Salman ka shprehur shqetësime të ngjashme me ato të Izraelit në lidhje me marrëveshjet gjithnjë në rritje mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit lidhur me programin bërthamor të këtij të fundit. Kjo bëri që disa media të raportojnë se Izraeli dhe Mbretëria e Arabisë Sauditejanë paraqitur në një ‘front të bashkuar’ në kundërshtimin e tyre ndaj marrëveshjes bërthamore. Kjo nuk ishte hera e parë që sionistët dhe sauditët e gjetën veten në të njëjtin pozicionim në lidhje mefaktin sesi e trajtojnë armikun e tyre të perceptuar si të përbashkët. Në vitet 1960, nëJemenin Verioir, sauditët patën financuar një fushatë ushtarake britanike me ushtarë të blerëtë drejtuar nga imperialistët kundër republikanëve revolucionarë, të cilët kishin marrë në dorë kontrollin pas përmbysjes së Imamit autoritar. Egjipti i Xhemal Abdul-Naserit përkrahu ushtarakisht republikanët, ndërsa britanikët i detyronin sauditët të financonin dhe të armatosnin ata që kishin mbetur nga mbështetësit të Imamit. Për më tepër, britanikët organizuan izraelitët që t’i detyronin të braktisnin armët për forcat e deleguara britanikë në Jemenin e Veriut për 14 herë rresht. Britanikët, në fakt, ushtarakisht, megjithatë fshehurazi, arritën të sillnin së bashku Sionistët dhe Sauditë në Jemenin e Veriut në 1960 kundër armikut të tyre të përbashkët.

Megjithatë, siç edhe është shprehur edhe më parë në shkrimet e tij autori i këtij atikulli, për të vlerësuar plotësisht origjinën e kësaj aleance joformale dhe të tërthortë midis Arabisë Saudite dhe entitetit sionistduhet të kthehemi për të analizuar që në vitet 1920. Një studim ndriçues nga Dr Askar H. al-Enazy, që mban titullin “The Creation of Saudi Arabia: Ibn Saud and British Imperial Policy, 1914-1927” (Krijimi i Arabisë Saudite: Ibn Saud dhe Politika Imperialiste Britanike, 1914-1927) ka parashtruar më tej dhe në mënyrë unike për çdo student të imperializmit britanik, argumetet primare burimore në lidhje me origjinën e kësaj aleancë. Ky studim nga Dr. Enazy ka krijuar ndikueshmërinë e tij edhe gjatë shkrimit të këtij artikulli.

Humbja e Perandorisë Osmane ndaj imperializmit britanik në Luftën e Parë Botërore la tre autoritete të ndryshme në gadishullin arab: Sharif i Hixhazit: Hussain bin Ali i Hixhazit (në perëndim), Ibn Rashid i Ha'ilit (në veri) dhe Emir ibn Saud i Najdit (në lindje) pasuesit e të cilit nga pikëpamja fetare ishin fanatikë vehabistë.

Ibn Saudi kishte hyrë në luftë në fillim të janarit 1915 i pozicionuar në mbështetje të britanikëve, megjithatë u mposht shpejt dhe këshilltari i tij britanik William Shakespear u vra nga aleati i Perandorisë Osmane Ibn Rashid. Kjo humbje e pengoi në mënyrë të konsiderueshme dobinë e Ibn Saudit për Perandorinë dhe e la atë ushtarakisht në gjendje të pafunksionueshme për një vit. [1] Sharif ka qënë ai që ka kontribuar më së shumti në humbjen e Perandorisë Osmane duke ndryshuar palën që ai mbështeste dhe duke udhëhequr të ashtuquajturin revoltë arabe në qershor të vitit 1916, e cilaarriti të largonte praninë turke nga Arabia. Ai ishte i bindur të ndryshonte krejtësisht pozicionin e tij sepse britanikët e kishin detyruar fort të besonte, nëpërmjet korrespondencës që mbante Henry McMahon, Komisionerin e Lartë Britanik në Egjipt, i cili e kishte bindur seme mposhtjen e turqve do të krijohej një shtet i unifikuar arab nga Gaza deri në Gjirin Persik. Letrat e shkëmbyera midis Sharif Hussain dhe Henry McMahon njihen si Korrespondenca McMahon-Hussain. 

Është mëse e kuptueshme dhe e pritshme që menjëherë pas përfundimit të luftës Sharifu të kërkonte që britanikët të mbanin premtimet e tyre që kishin bërë gjatë kohës së luftës apo ato që ai i perceptonte të ishin premtimet e tyre të kohës së luftës, siç shprehet në korrespondencën e lartpërmendur. Britanikët, nga ana tjetër, donin që Sharifi të pranonte realitetin e ri të Perandorisë, i cili ishte një ndarje e botës arabe mes tyre dhe marrëveshjes franceze (Sykes-Picot) dhe zbatimit të Deklaratës Balfour, e cila garantonte një shtet të krijuar për popullin hebre në Palestinë nga zhvendosja në këto territore të hebrenjtë evropianë. Ky realitet i ri ishte i përfshirë në Traktatin Anglo-Hijaz të nënshkruar nga britanikët, nëtë cilin Sharifu kishte thellësisht në dyshime nëse duhet ta kishte nënshkruar. [2] Në fund të fundit, revolta e vitit 1916 kundër turqve u quajt ‘Revoltë Arabe’ dhe jo ‘Revolt Hijazi’.

Në të vërtetë, Sharifi shpalli se ai kurrë nuk do të shesë Palestinën nëpërmjet Deklaratës Balfour të Perandorisë; ai kurrë nuk do të pranojë vendosjen e sionizmit në Palestinë dhe nuk do të pranojë kufijtë e rinj të vendosur dukekufizuar Arabia nga imperialistët britanikë dhe francezë. Nga ana e tyre britanikët filluan t'i referoheshin atij si një ‘pengesë’ dhe një ‘probledh’ dhe se ishte duke mbajturnjë qëndrim ‘të pabindur’.

Britanikët i treguan Sharifit se ata ishin të përgatitur dhe të gatshëm të merrnin masa drastike për të marrë miratimin e tij për realitetin e ri pavarësisht nga shërbimi që ai i kishte dhënë gjatë Luftës. Pas Konferencës së Kajros në mars të vitit 1921, ku sekretari i ri kolonial Winston Churchill u takua me të gjithë operativët britanikë në Lindjen e Mesme, T.E. Lawrence (dmth. Këshilltari për Arabinë) u dërgua për t’i mbushur mendjen Sharifitqë të merrte ryshfet dhe të korruptohej në mënyrëqë të detyrohej të pranonte projektin kolonial sionist të Britanisë në Palestinë. Fillimisht, Lawrence dhe Perandoria ofruan 80,000 rupi. [3] Sharif e refuzoi plotësisht këtë ofertë. Lawrence pastaj i ofroi atij një pagesë vjetore prej £ 100,000. [4] Sharif refuzoi të kompromentonte dhe ta shiste Palestinën përSionizmin Britanik.

Kur e kuptuan që korrupsioni financiar nuk do të arrinte të bindte Sharifin, Lawrence e kërcënoi atë se në vend të tij do të blinte Ibn Sauditin. Lawrence pretendonte se “politikisht dhe ushtarakisht, mbijetesa e Hixhazit si një mbretëri e tërë Hashemite e pavarur ishte plotësisht e varur nga vullneti politik i Britanisë, i cili kishte mjetet për të mbrojtur dhe për të vazhduar sundimin e tij në rajon.” [5] Ndërkohë që zhvillonte negociatave me Sharifin, Lawrence gjente kohë edhe për të vizituar liderët e tjerë në gadishullin arab dhe gjatë këtyre takimeve ukishte bërë atyre e dije ata se nëse ata nuk do të devijonin nga vija britanike dhe për sa kohë hynin në aleancë me Sharifin, Perandoria Britanike do t’ia hapte rrugën Ibn Saudin dhe vehabistëvetë tij të cilët pasi të kaloheshin të gjitha këto etapa “do të jenë të gatshëm të plotësojnë çdo kërkesë” tëperandorisë birtanike. [6]

Njëkohësisht, pas Konferencës, Churchilli udhëtoi për në Jeruzalem dhe u takua me djalin e Sharifit, Abdullah, i cili ishte shpallur sunduesi ‘Emir’ i një territori të ri të quajtur “Trans-Jordani”. Churchill i bëri me dije Abdullahutse ai duhet të bindte“babain e tij që të pranonte mandatin e Palestinës dhe të nënshkruante një traktat për të vërtuar një efekt të tillë, “dhe nëse një gjë e këtillë nuk do të ndodhë”, britanikët do ta linin të vetëm Ibn Saudin kundër Hixhazit.[7] Ndërkohë, britanikët po planifikonin të organizonin Ibn Saudin për të bërë një sulm mbi sundimtarin e Ha'il, Ibn Rashid .

Ibn Rashid i kishte hedhur poshtë të gjitha ofertat e orfuara nga Perandoria Britanike që i ishin bërë atij me ndërmjetësimin Ibn Saudit, të cilat konsistonin në faktin që ai të shndërrohej në një nga kukullat e saj. [8] Për më tepër, në verën e vitit 1920, Ibn Rashid zgjeroi territorin e tij në veri në kufirin e ri të mandatuar palestinez si dhe në kufijtë e Irakut. Britanikët filluan të ndjenin një shqetësim se në këtë situatë mund të krijohej një aleancë ndërmjet Ibn Rashidit që kontrollonte pjesën veriore të gadishullit dhe Sharifiut, i cili kishte në dorë kontrollin e pjesës perëndimore. Për më tepër, Perandoria kërkonte të kishte akses në rrugët tokësore mes porteve palestineze në Detin Mesdhe dhe Gjirin Persik duke i mbajtur ato nën sundimin e një pale që do të lidhte miqësi me perandorinë. Në Konferencën e Kajros, Churchill ra dakord me një oficer perandorak, Sir Percy Cox, që “Ibn Saudit duhet t'ikrijohej mundësia që ai të mund t’i pushtonte këto territore.” [9] Deri në fund të vitit 1920, britanikët po e shpëlanin në para Ibn Saudin me “një bonus” mujor në ar që kapte shifrat e 10,000 paund, kjo pa përfshirë edhe subvencionine tij mujor. Ai gjithashtu merrte furnizime të konsiderueshmenë armë, duke arritur në më shumë se 10,000 pushkë, përveç rrethimit kritik dhe katër armë në terren “me instruktorët britaniko-indian”. [10] Së fundi, në shtator të vitit 1921, britanikët vërshuan Ibn Saudin mbi Ha'ilin, i cili zyrtarisht u dorëzua në nëntor të vitit 1921. Pas kësaj fitoreje, britanikët i dhanë një titull të ri Ibn Saudit. Ai nuk do të njihej mës“Emiri i Nexhidit dhe kryetari i fiseve të tij”, por do të njihej si “Sulltani i Nexhidit dhe territoreve përreth tij". Ha'ili ishte tashmë një territor i shpërbërë dhe që gjendej nën varësinëe Sulltanit të Perandorisë së Nexhidit.

Pavarësisht se Perandoria Britanikemendonte se Sharifi, me praninë e Ibn Saudinit tashmë në kufirin e tij dhe të armatosur deri në dhëmbë me ndihmën e britanikëve, më në fund do të tregohej më i hapur për planine ndarjes së Arabisë dhe projektin kolonial britanik dhe të sionistëve në Palestinë, kjo situatë nuk zgjati shumë. Një raund i ri bisedimesh ndërmjet djalit të Abdullait, që vepronte në emër të babait të tij në Trans-Jordanime Perandorinë Britanike rezultoi me një projekt-traktat që pranonte praninë e sionizmit. Në momentin që ky projekt-traktat iu dorëzua Sharifit me një letër shoqëruese nga djali i tij duke i kërkuar atij që ai “të pranonte realitetin”, Sharifi as nuk e morri mundimin që tëlexonte traktatit dhe në vend të kësaj shkroi vetë një traktat që refuzonte ndarjet e reja të Arabisë si dhe legjitimitetin eDeklaratësBalfour dhe e dërgoi atë në Londër për t’u ratifikuar! [11]

Që nga viti 1919, britanikët kishin zbritur gradualisht subvencionimin e Hussainit deri në atë masë sa që deri në fillim të viteve 1920 e kishin pezulluar plotësisht atë, ndërsa në të njëjtën kohë vazhdonin të subvenciononin Ibn Saudin drejt në fillim të viteve 1920. [12] Pas tre raundeve të tjerë të negociatave në Amman dhe në Londër, perandoria britanike filloi të kuptonte tashmë se Hussain kurrë nuk do ta braktiste kurrë Palestinën për projektin sionist të Britanisë së Madhe dhe do të pranonte kurrësesi ndarje të reja të tokave arabe. [13] Në mars të vitit 1923, britanikët e informuan Ibn Saudin se do t’i jepnin fund subvencionimit të tij, megjjithatë e paguan atë me njëme një parapagim ‘bonus’që kapte vlerat prej  50,000 paund, shumë e cilaarrinte sa një subvencion i një viti. [14] 

Në mars të vitit 1924, një vit pasi britanikët i dhanë ‘bonusin’ Ibn Saudit, Perandoria bëri me dije se kishte ndërprerë të gjitha diskutimet me Sharif Hussain për të arritur një marrëveshje. [15] Brenda disa javësh forcat e Ibn Saudit dhe pasuesve të tij vehabistë filluan të administronin atë që sekretari i jashtëm britanik, Lord Curzon e quajti “goditjen përfundimtare” të Sharif Hussain dhe sulmoi territorin e Hixhazit.[16] Deri në shtator të vitit 1924, Ibn Saudi e kishte kapërcyer kryeqytetin e verës sëTaif të Sharif Hussainit, Taif. Perandoria pastaj i shkroi bijve të Sharifit, të cilëve u kishte dhënë mbretëritë në Irak dhe Trans-Jordaninë mënyrë që të mos i ofronin asistencë dhe të ndihmonin babaine tyre të rrethuar qoftë edhe në aspektin diplomatik, i dha atyre urdhërqë ata“ të mos e mbështesnin në asnjë mënyrë ndërhyrjen në Hedjaz”. [17] Në Taif, vehabistët e Ibn Saudit kryen masakrat e tyre të përhershme që përfshinjë therjen e grave dhe fëmijëve si dhe madje hynë nëpër xhami dhe vranë dijetarët tradicionalë islamikë. [18] Ata morrën kontrollin e vendit më të shenjtë në Islam, Mekë, në mes të tetorit të vitit 1924. Sharif Hussain u detyrua të abdikohej dhe shkoi në mërgim në portin Hijazi të Akabës. Ai u zëvendësua në rolin e monarkut nga djali i tij Aliut, i cili e bëri Xhajdin bazën e tij qeveritare. Ndërsa Ibn Saudi u transferua për të rrethuar pjesën tjetër të Hixhazit, britanikët gjetën kohën për të filluar inkorporimin e portit verior të Hixhazit të Akabës në Trans-Jordani. Duke u frikësuar se Sharif Hussain mund ta përdorë Akabën si një bazë për të mbledhur arabë kundër Ibn Saudit dhePerandorisë, Perandoria bën me dija pa dhënë ndonjë shpjegim të mëtejshëm se ai duhet të largohet nga Akaba ose Ibn Saudi do të sulmojë portin. Nga ana e tij, Sharif Hussain u përgjigj në këtë formë:“Kurrë nuk i njohu mandatet për vendet arabe dhe se ende do të vazhdonte të protestonte kundër qeverisë britanike që e ka bërë Palestinën një shtëpi kombëtare për hebrenjtë” [19].

Sharif Hussain u detyrua që të largohej nga Akaba nëpërmjet një porti që ai kishte çliruar nga Perandoria Osmane gjatë “Revoltës Arabe” më ditën e18 qershorit të vitit 1925 në HMS Cornflower.

Ibn Saudi kishte filluar rrethimin e tij të Xhiddes në janar të vitit 1925 dhe qyteti më në fund u dorëzua në dhjetor të vitit 1925 duke i dhënë fund më shumë se 1000 viteve të sundimit nga pasardhësit e Profetit Muhamed. Britanikët e njohën zyrtarisht Ibn Saudin si Mbretin e ri të Hixhazit në shkurt 1926 edhe fuqitë e tjera evropiane pasuan njohjen e ligjshme të tij brenda disa javësh. Shteti i ri i bashkuar vehabist u riemërua nga Perandoria në 1932 si “Mbretëria e Arabisë Saudite” (MAS). George Rendel, një oficer që punonte në tryezën e Lindjes së Mesme në Zyrën e Jashtme në Londër, mori meritat për vendsosjen e këtij emri të ri të vendit që njihet akoma si i këtillë.

Përsa i përketaspektit të propagandës, britanikët i shërbyen pushtimit vehabist të Hixhazit në tri fronte të ndryshme. Së pari, ata portretizuan dhe argumentuan duke e paraqitur sikur pushtimi i Hixhazit nga Ibn Saudi u motivua nga fanatizmi fetar dhe jo nga konsideratat gjeopolitike të imperializmit britanik. [20] Ky mashtrim është paraqitur deri më sot, më së fundi në dokumentarin e njohur të BBC-së “Bitter Lake” të punuar ngaAdam Curtis, ku ai deklaron se ishte “vizioni i ashpër intolerant i vehabizmit” ai që i shtynte “beduinët” (të prapambeturit) për të krijuar Arabinë Saudite. Së dyti, britanikët e portretizuan dhe parashtruan fanatizmin e vehabistëve të Ibn Saudit si një forcë të mirë dhe të keqkuptuar, që donte vetëm ta kthente Islamin në formën më të pastër. [22] Deri më sot, këto xhihadistë islamikë janë portretizuar në mënyrën më të mirë, ndërkohë që kryengritjet e tyre të armatosura mbështeten nga Britania dhe Perëndimi, siç është rast i Afganistanit të vitit 1980 ose rasti më i freskët i Sirisë së sotme, ku ata përmenden në mediat perëndimore si “rebelë të moderuar”.Së treti, historianët britanikë e portretizojnë dhe e paraqesin në librat e historisë Ibn Saudin si një forcë të pavarur dhe jo si një instrument britanik, i cili përdorej për të zhdukur çdokënd që perceptohej se shkonte përtej kërkesave dhe interesave perandorake. Për shembull, studimi i kohëve të fundit të Profesor Eugene Rogan në lidhje me historinë e arabëve pohon se “Ibn Saud nuk kishte interes për të luftuar” Perandorinë Osmane. Megjithatë, një deklaratë e këtillë nuk mund të jetë më larg të vërtetësduke qënë se Ibn Saudi u bashkua me luftën në vitin 1915. Ai më tej pohon se Ibn Saudi ishte i interesuar vetëm në avancimin e “objektivave të tij”, të cilat për fat të mirë të britanikëve gjithnjë përputheshin me ato të Perandorisë Britanike. [23]

Për të përmbledhur, një nga aspektet më të anashkaluara të Deklaratës së Balfour është përkushtimi i Perandorisë Britanike për të “marrë përsipër përpjekjet më të mira për të lehtësuar” krijimin e “një vatre kombëtare për popullin hebre”. Natyrisht, shumë kombe në botë sot janë krijuar nga Perandoria Britanike, por ajo që e bën kufijtë e Arabisë Saudite edhe mëdalluese nga këto shtete të tjera është fakti se kufijtë e saj veriorë dhe veri-lindorë janë produkt i Perandorisë si një faktor që lehtëson krijimin e Izraelit. Të paktën shpërbërja e dy sheikhdeve arabe të Ha'il dhe Hixhazit nga vehabistët e Ibn Saudit bazohet në refuzimin e udhëheqësve të tyre për të lehtësuar projektin sionist të Perandorisë Britanike në Palestinë.

Pikërisht për këtë arsye është shumë e qartë se përpjekja e Perandorisë Britanike për të imponuar sionizmin në Palestinë është e përfshirë në ADN-në gjeografike të Arabisë Saudite bashkëkohore. Ekzistojnë edhe ironi të mëtejshme në faktin se dy vendet më të shenjta në Islam janë qeverisur sot nga mësimet e klanit saudit dhe vehabistëve, kjo për arsye se Perandoria Britanike ishte duke hedhur themelet për sionizmin në Palestinë në vitet 1920. Në të njëjtën kohë, prej nga këtu kuptojmë se pse nuk është çudi që Izraeli dhe Arabia Saudite janë të gatshme të ndërhyjnë ushtarakisht në mbështetje të“rebelëve të moderuar”, praxhihadistëve në luftën aktuale në Siri, një vend që fshehurazi dhe haptazi kundërshton kolonizimin sionist të Palestinës.

Ndërsa Shtetet e Bashkuara, “pasardhësit” i Perandorisë Britanike në mbrojtjen e interesave perëndimore në Lindjen e Mesme, perceptohen të jenë gjithnjë në mëdyshje në lidhje me angazhimin ushtarak në Lindjen e Mesme, ndërkohë ekziston një e vërtetë e pashmangshme që të dy vendet e zanafiluara në DeklaratënBalfour të Perandorisë Britanike, Izraeli dhe Arabia Saudite, do të zhvillonin një aleancë më të hapur për të mbrojtur interesat e tyre të përbashkëta.

Shënime

[1] Gary Troeller, The Birth of Saudi Arabia (Londra: Frank Cass, 1976), f.91.

[2] Askar H. al-Enazy, The Creation of Saudi Arabia: Ibn Saud and British Imperial Policy, 1914-1927 (Londra: Routledge, 2010), f. 105-106.

[3] Age, f. 109.

[4] Age, f. 111.

[5] Ibid.

[6] Ibid.

[7] Age, f. 107.

[8] Age, f. 45-46 dhe f.101-102.

[9] Age, f.104.

[10] Ibid.

[11] Age, f. 113.

[12] Age, f.110 dhe Troeller, f.166.

[13] Al-Enazy, f.112-125.

[14] Al-Enazy, f. 120.

[15] Age, f.129.

[16] Age, f. 106 dhe Troeller, f. 152.

[17] Al-Enazy, f. 136 dhe Troeller, f. 219.

[18] David Howarth, The Desert King: The Life of Ibn Saud (Londra: Quartet Books, 1980), f. 133 dhe Randall Baker, King Husain and the Kingdom of Hejaz (Cambridge: The Oleander Press, 1979), f. 201-202.

[19] Aktaran: Al-Enazy, f. 144.

[20] Age, f. 138 dhe Troeller, f. 216.

[21] Kjo pjesë gjendet në versionin origjinal në BBC iPlayer, në fundin e tij dhe fillon në minutën 2:12:24.

[22] Al-Enazy, f. 153.

[23] Eugene Rogan, The Arabs: A History (Londra: Penguin Books, 2009), f. 220.

 



Burimi : Mondoweiss.net / Medya Şafak