Dje u mor zyrtarisht detyra për kryeministër të vendit

Publikuar në Shta. 13, 2017, 11:06 a.m.

Ramush Haradinaj ka marrë zyrtarisht detyrën si kryeministër i vendit.

Pranim-dorëzimi i detyrës është bërë me ceremoni shtetërore nga tashmë ish-kryeministri Isa Mustafa.

Mustafa me këtë rast i ka dorëzuar një përmbledhje të punës të cilën kabineti i tij i ka përfunduar gjatë 3 viteve.

Haradinaj e ka falënderuar Mustafën dhe pas kësaj edhe zyrtarisht ka marrë punën e kryeministrit të Kosovës.