Plotësimi i fesë me vilajetin e İmam Aliut

nga Vullnet Merja | Publikuar në Shta. 12, 2017, 2:59 a.m.

Me emrin e Allahut, të Gjithmëshirshmit, Mëshirplotit.

 Falënderimet i takojnë Allahut të Madhëruar. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi profetin Muhamed, mbi familjen e tij të pastër dhe mbi shokët e tij të zgjedhur!

Es Selamu alejkum ue rahmetullahi ue berakatuhu!

(Paqja, mëshira dhe begatitë e Allahut qofshin mbi ju!)

Allahu i Madhëruar thotë: “O ti, i Dërguar! Komunikoje atë që t’u zbrit prej Zotit tënd, e nëse nuk e bën, atëherë nuk e kryer misionin e Tij. Allahu të garanton mbrojtjen prej njerëzve…” (Surja “El Maide”, ajeti 67.)

Ky ajet, sipas komentuesve të Kur’anit, nga Ehli Sunetit dhe nga Shiitët, ka zbritur për udhëheqësinë e prijësit të besimtarëve, imam Aliut (paqja qoftë mbi të!). El Uahidiju ka transmetuar me zinxhir nga Ebi Sa‘id El Khudrij, i cili ka thënë: “Ky ajet ka zbritur në ditën e Gadijr Khumit (fill pas Haxhit të Lamtumirës) për Ali ibn Ebi Talibin.” ( Esbabu’n-Nuzul, 115.)

Transmeton Sujutiju dhe Sheukaniju nga Ibn Mes’udi, i cili ka thënë: “Lexonim në kohën e të Dërguarit të Allahut:“O ti, i Dërguar! Komunikoje atë që t’u zbrit prej Zotit tënd” që Aliu është udhëheqësi i besimtarëve: “E nëse nuk e bën, atëherë nuk e kryer misionin e Tij.” (Ed Durru’l Menthur, 2: 298. Fet’hu’l Kadijr i Sheukanijit, 2: 60.)

Ajeti i lartpërmendur i drejtohet drejtpërsëdrejti profetit Muhamed (paqj dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) dhe sqaron detyrën e tij. Ai fillon me thirrjen: “O ti i Dërguar!...” dhe e urdhëron dhe i thotë Komunikoje atë që t’u zbrit prej Zotit tënd…” Më pas, ajeti e paralajmëron atë dhe i thotë: “…e nëse nuk e bën, atëherë nuk e kryer misionin e Tij..” Më pas, ajeti e qetëson Profetin (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) dhe i kërkon atij që të qetësohet dhe të mos u frikësohet njerëzve rreth kësaj çështjeje duke i thënë: Allahu të garanton mbrojtjen prej njerëzve…” Në mbyllje të ajetit gjendet paralajmërim, kërcënim dhe ndëshkim për ata që e mohojnë këtë mesazh të veçantë nga kokëforcësia, ku thotë: “...Sigurisht, All'llahu nuk i udhëzon njerëzit jobesimtarë.”

Nëse lexohet me vëmendje ky ajet i Kur’anit, do të konkludohet se ai flet për një çështje shumë të rëndësishme dhe se mospërcjellja e kësaj çështjeje konsiderohet mospërcjellje e të gjithë mesazhit të Allahut!!!

Duke marrë në konsideratë historikun e zbritjes së këtij ajeti, i cili ka zbritur në fund të jetës së Profetit, lind pyetja: Vallë, çfarë është kjo çështje kaq e rëndësishme për të cilin Allahu e urdhëron të Dërguarin e Tij që t‟ua përcjellë atë njerëzve? A ka lidhje kjo çështje me Njëtimin (Teuhidin), apo me idhujtarinë dhe shkatërrimin e idhujve, apo me rregullat dhe ligjet islame, apo ka lidhje me rezistencën përballë ithtarëve të Librit, jehudinjëve dhe të krishterëve, apo është çështje që ka lidhje me hipokritët? Sigurisht, të gjitha këto çështje ishin sqaruar më parë. Atëherë, çfarë është kjo çështje kaq e rëndësishme, e cila u shfaq në kohën e fundit të jetës së të Dërguarit të Allahut dhe zbriti ky ajet me gjithë këto përforci? Nuk ka dyshim se shqetësimi i Profetit (paqja dhe bekimet e Allllahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) nuk ishte frika për personalitetin dhe jetën e tij, por në të vërtetë ishte frika se hipokritët do ta kundërshtonin dhe ata do të vendosnin pengesa për të penguar myslimanët dhe për t'i devijuar ata. A ka çështje tjetër që mund të mbartë këto cilësi, përveçse çështjes së caktimit të zëvendësit të Profetit (paqja dhe bekimet e Allllahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) dhe caktimit të së ardhmes së Islamit?

Edhe pse paragjykimet dhe fanatizmi sektar – me keqardhje – janë bërë pengesë e zbulimit të vërtetës së këtij ajeti në fjalë, ka dijetarë, komentues, historian dhe hadithologë, të cilët kanë shkruar dhe janë shprehur qartë se ky ajet ka zbritur për imam Aliun (paqja qoftë mbi të!). Këto transmetime i ka përcjellë një grup prej shokëve të Profetit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), si: Zejd ibn Erkam, Ebu Said El Khudrij, ibn Abbas, Xhabir ibn Abdullah El Ensarij, Ebu Hurejra, El Berae ibn Azib, Hudhejfeh, Amir ibn Lejla ibn Dumreh dhe ibn Mes'ud, të cilët kanë thënë se ky ajet ka zbritur për imam Aliun dhe për çështjen e Ditës së Gadirit.

Të shumtë janë edhe dijetarët që i kanë sjellë këto transmetime në librat e tyre. Ndër ata përmendim: El Hafidh Ebu Naim El Asfahanij në librin “Ma nuzile minel Kur'ani fi Alijin” marrë nga libri "El Khasais", faqe 29;  Ebul Hasan Uahidij En Nijsaburi, në librin “Esbabu Nuzul”, faqe 150; Hafidh Ebu Said Sexhestanij, në librin “Vilajetu”;  Ibn Asakir Shafiij, (shih “Ed Durrul Menthur”, vëll. 3, f. 298); Fakhru Razij, në tefsirin “El Kebijr”, vëll. 3, f. 636; Ebu Ishak Hamuvijnij, në librin “Feraid Simtijn”; Ibn Sabbag Malikij, në librin “Fusul Muhimeh”, f. 27; Xhelaludijn Sujutij, në librin “Durrul Menthur”, vëll. 3, f. 298; Kadij Sheukanij, në librin “Fethul Kadijr”, vëll. 3, f. 57; Shehabudijn Alusij Shafij, në librin “Ruhul Meanij”, vëll. 6, f. 172; Esh Shejkh Sulejman Kanduzij El Hanefij, në librin “Jenabiul Meuddeh”, f. 120; Bedrudijn Hanefij, në librin “Umdetul Karij fij Sherah Sahih El Buharij”, vëll. 8, f. 584; Egjiptiani shejkh Muhammed Abduh, në tefsirin “El Menar” vëll. 6, f. 463; El Hafidh ibn Merdeuijeh, që ka vdekur në vitin 416 sipas hixhrit, transmeton nga Sujutij në “Durrul Menthur”, vëll. 2, f. 298.

Kanë ardhur shumë transmetime nga burimet e librave të Ehli Sunetit dhe të Shiave se ky ajet është shpallur në ditën e “Gadijr Khum-it” pasi Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) i informoi myslimanët se Ali ibn Ebi Talibi është prijësi i myslimanëve pas tij. Prej atyre burimeve përmendim:

 Dijetari i shquar te Ehli Suneti, ibn Xherir Et Tabarij ka transmetuar në librin e tij “El Vilajetu” nga Zejd ibn Erkam, sahabij i njohur, se ky ajet ka zbritur ditën e “Gadijr Khumit” për Ali ibn Ebi Talibin.

 El Hafidhu, “Ebu Naim El Isfahani” ka transmetuar në librin e tij “Ma nuzile fil Kur'ani bi she'ni Ali", nga Ebi Said El Khuderij”, një sahabij i njohur, se Profeti (paqja dhe bekimet e Allllahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) i ka dhënë Aliut ditën e Gadijr Khumit postin e prijësit. Në të vërtetë, në këtë ditë njerëzit nuk u larguan derisa zbriti ajeti: “Sot, jua përsosa fenë tuaj...”. Në atë moment, Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) tha: “Allahu është më i Madhi që e përsosi fenë, e plotësoi dhuntinë e Tij, që është i kënaqur me mesazhin tim dhe me vilajetin e Aliut prijës pas meje.” Pastaj tha: “Për kë kam qenë prijës i tij, Aliu është prijës i tij. O Allllah, duaje atë që e don atë (Aliun) dhe luftoje atë që e lufton atë (Aliun), ndihmoje atë që ndihmon atë (Aliun) dhe poshtëroje atë që e poshtëron atë (Aliun)!”

Khatijbul Bagdadi transmeton në historinë e tij nga “Ebu Hurejra” se Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë se ajeti “Sot jua përsosa fenë tuaj...” ka zbritur pas ngjarjes së Gadijr Khum-it dhe besëlidhjes për udhëheqje Aliut (Paqja e All‟llahut qoftë mbi të!) dhe pas thënies së Umer ibn Khatabit: “Urime, urime për ty o ibn Ebi Talibi, u bëre udhëheqësi im dhe i çdo myslimani.” (Eruditi El Emijni i ka përmendur këto tre transmetime me detaje në librin e tij "El Gadijr", vëll. 1, 230, 231 dhe 232. Po ashtu në "Ihkakul Hak", vëll. 6, f. 353, është përmendur se ky ajet ka zbritur në ndodhinë e Gadijr Khum-it, përcjellë nga Ebu Hurejra nga të dy grupet (sunitët dhe shiitët). Gjithashtu, ato i përcjell edhe Ebi Said el Khuderij në disa variante.)

Në librin “El Gadijr”, përveç këtyre tri transmetimeve, janë përmendur edhe trembëdhjetë transmetime të tjera për këtë çështje. Në librin “Ihkakul Hak”, marrë nga vëllimi i dytë i tefsirit të Ibn Kethirit në faqen 14, dhe nga libri “Maktal El Khavarizmi” në faqen 47, është përmendur thënia e ardhur nga Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), i cili ka thënë se ky ajet ka zbritur në ditën e Gadijr Khum-it.

Eruditi dhe dijetari i shquar El Emijni në librin e tij “El Gadijr” e transmeton ngjarjen e "Gadijrit" nga 110 shokët e të Dërguarit të All‟llahut me gjithë zinxhirin e tyre të transmetimit, dhe, nga 84 Tabijn dhe nga 360 dijetarë dhe gjuhëtarë e letrarë të shquar myslimanë, gjë që nuk lë dyshim se hadithi i "Gadijr-it" është një nga hadithet më të sakta që ka ardhur në transmetimet konsekuente (muteuatireh).

Burime të tjera në të cilët përmendet hadithi i Gadirit:

 

Hukuk Ali Muhamed, i Ibn Tejmijeh, faqe 13; Tefsijrul Kur’anil Adhijm i ibn Kethijr, vëllimi 4, faqe 113; Es Seuaikul Muhrikah i ibn Haxhr El Hejthemij, faqe 42-44; El Fasl i ibn Hazm, vëllimi 4 faqe 148; Tarijkhul Mehdahibul islamijeh i Muhamed Ebu Zehratu, faqe 49; Sahihu Muslim, vëllimi 7, faqe 122; El Khasais IiEn Nisai, faqe 39-41; Dhekhairul Ukba i El Muhib Et Tabarij, faqe 67; El Menakib i El Megazelij, faqe 29-36; El Milel ue Nihel i Esh Shehristanij, vëllimi 1, faqe 163; El Mustedrek ala Sahihejn i El Hakim, vëllimi 3, faqe 109; El Isabetu i ibn Haxher El Askalanij, vëllimi 2, faqe 15 dhe vëllimi 4 faqe 568; El Khutat i El Makrezij, vëllimi 2, faqe 92; Imam Ahmedi në Musnedin e tij, vëllimi 1, faqe 331 botim i vitit 1983; El Bajhakij në librin El I’tikad; El Xhamiu Sagijr i Sujutit, vëllimi 2, faqe 642; Tarijkhul Khulefa i Sujutit, faqe 169; Er Rijadu En Nediretu i El Muhib Et Tabarij, vëllimi 2, faqe 172; Uefejtul A’jan i ibn Khalkan, vëllimi 4, faqe 318-319; Tarijkhul Bagdad i El Khatijbul Bagdadij, vëllimi 7, faqe 437; El Imametu ue Sijasetu i ibn Kutejbeh, vëllimi 1, faqe 109.

 

Ngjarja e Gadijr Khum-it

 

Transmetimet që përmendin këtë ngjarje dhe që e përshkruajnë atë ashtu siç ka ndodhur janë të shumta. Ato transmetime janë të ndryshme ku disa janë të gjata, disa të tjera shumë përmbledhëse dhe disa të tjera trajtojnë një anë të caktuar të ngjarjes. Nga të gjitha këto transmetime, nga historia islame, si dhe duke vërejtur argumentet e rrethanat e ndodhjes së kësaj ngjarjeje, sqarohet si vijon: Vërtet, në vitin e fundi të jetës së Profetit Muhammed (Paqja dhe bekimet e Allllahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), myslimanët së bashku me të Dërguarin e All‟llahut kryen ritet e Haxhit të Lamtumirës në mënyrë madhështore. Ky Haxh ndikoi shumë në shprtitat e njerëzve. Pasi ka mbaruar Haxhi, zemrat e tyre u mbuluan nga një rritje e madhe shpirtërore, ku ndihej kënaqësia e thellë e këtij adhurimi madhështor.

Në këtë haxh kanë marrë pjesë një numër i madh myslimanësh (Thuhet se numri i tyre ka qenë 90 000, thuhet 120 000 dhe thuhet 124 000). Nuk kanë qenë vetëm banorët e Medines ata që e kanë shoqëruar Profetin (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) në këtë haxh, por atë e kanë shoqëruar edhe delegacione myslimane nga i gjithë Gjiri Arabik, për të fituar nderimin e shoqërimit në këtë Haxh të Lamtumirës. Dielli lëshonte rrezet e tij përvëluese në lugina e në fusha. Por kënaqësia shpirtërore e këtij udhëtimi lehtësoi çdo gjë. U afrua koha e drekës dhe udhëtarët e shumtë iu afruan tokës së El Xhuhfetu nga dukej toka e “Gadijr Khum-it” e thatë dhe e djekur.

Zona e Gadijr Khum-it ndodhet në kryqëzimin e katër rrugëve, në të cilën haxhinjtë duhet të shpërndaheshin për në drejtimet e tyre. Rruga për në Medine ishte në drejtim të veriut, rruga për në Irak ishte në drejtim të lindjes, rruga për në Egjipt ishte në drejtim të perëndimit dhe rruga për në Jemen ishte në drejtim të jugut.

Në këtë vend duhet të realizohej çështja më e rëndësishme e këtij udhëtimi dhe e kujtimeve të tij. Myslimanët do të dëgjonin obligimin e fundit të tyre apo të njiheshin me periudhën e fundit prej periudhave të sukseshme të cilën do t'ua përcillte i Dërguari i Allahut përpara se ata të ndaheshin dhe të largoheshin në rrugët e tyre.

Ka qenë ditë e enjte e vitit të dhjetë të hixhretit dhe kishin kaluar tetë ditë nga festa e Kurban Bajramit, kur i Dërguari i Allahut i urdhëroi haxhinjtë që të ndalonin. Myslimanët thirrën ata që ishin në fillim të karvanit që të ktheheshin dhe pastaj pritën që të bashkoheshin edhe ata që ishin të fundit. Dielli kishte arritur në pikun e qiellit dhe myezini i Profetit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), thirri ezanin për të falur namazin e drekës (ylesë). Njerëzit filluan të përgatiten me shpejtësi për të falur namazin. Era ishte aq djegëse e përvëluese, saqë disa u detyruan që të vendosnin një pjesë të petkut të tyre poshtë këmbëve dhe një pjesë sipër kokave të tyre, për t‟u mbrojtur nga nxehtësia e tokës dhe nga rrezet e diellit. Në atë shkretëtirë nuk kishte asgjë për hije apo oaz të gjelbërt për të kënaqur të shikuarit e për t’u rehatuar, përveçse disa shkurreve të vogla të zhveshura që përballeshin me nxehtësinë e fortë. Disa u strehuan te këto shkurre dhe vendosën rrobat e tyre mbi to për hije dhe i Dërguari i Allahut të pushonte aty.

Përfundoi namazi i mesditës. Haxhinjtë shpejtuan për të ngritur çadrat e tyre të vogla që mbartnin me vete që të mbroheshin nga nxehtësia përvëluese. Porse Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), i lajmëroi ata që të përgatiteshin për të dëgjuar mesazhin e ri të Allahut në ligjëratën e tij. Kishte prej atyre që nuk mund ta shihnin Profetit për shkak të largësisë. Për këtë shkak ata i ndërtuan Profetit një minber prej samarëve të deveve, ku u ngjit i Dërguari i Allahut e tha: “Falënderimi i takon Allahut. Prej tij ndihmë kërkojmë, e në Atë besojmë. Atij i mbështetemi e i kërkojmë të na ruajë nga e keqja e vetave tona dhe nga veprat e këqija. Atë që e udhëzon Allahu askush nuk e humbet dhe atë që Ai e humbet askush nuk e udhëzon. Dëshmoj e deklaroj se nuk ka të Adhuruar tjetër përveç Allahut dhe dëshmoj e deklaroj se Muhammedi është robi dhe i Dërguari i Tij.” E më pas tha: “O ju njerëz. Me të vërtetë, unë jam në prag të thirrjes e ta pranoj (jam pranë vdekjes). Vërtet, unë jam përgjegjës dhe ju jeni përgjegjësa. Çfarë më thoni: Ata thanë: Dëshmojmë se me të vërtetë ti e përcolle mesazhin dhe këshillove e luftove. Allahu të shpërbleftë me të mira!” (Profeti) tha: “A nuk dëshmoni se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhammedi është robi i Tij dhe i Dërguari i Tij? Se Xhenneti është i vërtetë, zjarri i vërtetë, vdekja e vërtetë dhe se Allahu do ti ringjallë të gjithë ata që janë në varre?” Ata thanë: “Po, me të vërtetë dëshmojmë për këtë.” (Profeti) tha: “O Allahu im, dëshmo!”. Pastaj tha: “O ju njerëz a po dëgjoni?” Ata thanë: “Po.”

Pastaj mbizotëroi një heshtje e thellë dhe nuk u dëgjua veçse lëvizja e lehtë e erës. I Dërguari i Allahut tha: “Shikoni (mendoni) se si do të më kundërshtoni mua në dy gjëra të rëndësishme.”

U dëgjua një zë që pyeti: “Cilat janë ato dy gjëra të rëndësishme, o i Dërguari i Allahut ?” I Dërguari tha: “E rëndësishmja më e madhe është Libri i Allllahut. Një pjesë është në dorën e Allahut të Lartësuar dhe një pjesë në duart tuaja. Kapuni fort pas tij e mos humbisni! Tjetra është më e vogël, janë pasardhësit e mi. Me të vërtetë, më lajmëroi i Gjithëdijshmi se ata të dyja nuk ndahen deri sa të më paraqiten mua Heudi (burim në Xhennet). E kam pyetur Zotit tim për këto të dyja, prandaj mos dilni para atyre të dyjave se do të shkatërroheni dhe mos i neglizhoni se do të shkatërroheni.” Pastaj, Profeti kapi dorën e Aliut e ngriti derisa iu duk e bardha e pëllëmbës së tij dhe i gjithë populli e njohu atë dhe tha: “O ju njerëz! Cili është më parësori tek myslimanët sesa vetë vetat e tyre?” Ata thanë: “Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri.” Profeti tha: “Me të vërtetë, Allahu është Udhëheqësi im dhe unë jam udhëheqësi i besimtarëve. Unë jam më parësor tek ata se sa vetat e tyre. Për atë që unë isha udhëheqës, Aliu do të jetë udhëheqësi i tij” Këtë e përsëriti tri herë. Në transmetimin e imam Ahmedit, imam i Hanbelive, thuhet se e ka përsëritur katër herë. Pastaj, profeti tha: “O Allahu im, ndihmoje atë që e ndihmon atë (Aliun) dhe luftoje atë që e lufton atë. Duaje atë që e do atë (Aliun) dhe urreje atë që e urren atë. Triumfoje atë që e triumfon atë dhe poshtëroje atë që e poshtëron atë. Çoje të drejtën me atë ngado që të jetë. Sigurisht, i pranishmi të lajmërojë jotëpranishmin.”

Myslimanët nuk janë shpërndarë derisa zbriti i besueshmi (Xhebraili) i shpalljes së Allahut, me fjalën e Tij: “Sot jua përsosa fenë tuaj, e plotësova dhuntinë time ndaj jush dhe zgjodha që Islami të jetë feja juaj” (Sure "Maide", ajeti 3.)

Pastaj i Dërguari i Allahut tha: “Allahu është më i Madhi për përsosjen e fesë dhe për plotësimin e mirësisë e dhuntisë së Tij. Allahu im është i kënaqur me mesazhin tim dhe me vilajetin e Aliut pas meje.” Pas kësaj njerëzit u ngritën dhe e përgëzuan prijësin e besimtarëve. Prej atyre kanë qenë Ebu Bekri dhe Umeri. Të gjithë i thoshin: “Urime, urime o ibn Ebi Talib, u gdhive dhe u ngryse prijësi im dhe prijësi i çdo besimtari e besimtareje.” Ibn Abazi ka thënë: “Betohem në Allahun se është bërë obligim për të gjithë njerëzit.”

Poeti i të Dërguarit të Allahut, Hasan ibn Thabit El Ensarij e ka regjistruar këtë ngjarje historike me fjalë të ndritura në një poemë:

“Profeti i tyre i thërret ata në Khum atë Ditë Gadijri,

dhe sa duhej dëgjuari Dërguarikur thirri!

Tha: ‘Cili është i pari juaj dhe ijuaj kujdestar?’

Ata u përgjigjën – pa pipëtirëndonjë kundërshtar - :

Ti je udhëheqësi ynë dhe i yni kujdestar

dhe nuk do të gjesh ti sot tek ne asnjë kundërshtar.’

I tha atij: ‘Çohu, o Ali, sepse unë

të kam pëlqyer ty pas meje udhëzues e prijëtar.

Për atë që kam qenë udhëheqës, ky është i tiji udhëheqës

Jini për të përkrahës besnikë dhe ndjekës.’

E atëherë, u lut: ‘O Allahu im, duaje të tijin ashik

dhe bëhu armik i atij që i bëhet Aliut armik.”

Këto vargje gjenden në këto burime: Hafidh Ebu Naim En Nejsaburij, Hafidh Ebu Said Es Sexhestanij, El Khauarizmij El Malikij, El Hafidh Ebu Abdilah El Merzebanij, El Kenxhij Esh Shafiij, Xhelaludijn Sujutij, Sibt ibn El Xheuzij, Sadrudijn El Hameuij dhe shumë të tjerë El-Menakib i El-Khavarizmijut, 80. Maktelu’l Imami’l Hysejn gjithashtu i Khavarizmijut, 2: 47. Tedhkiretu’l Khauass i Ibnu’ Xheuzijut, 33. El-Menakib i Ibn Shehr Ashubit, 3: 27. Kenzu’l Feuaid i El Keraxhikijut, 1: 268,Daru’l-Edua, Bejrut. Keshfu’l-Gummeh i El-Irbilijut, 1: 319. A’lamu’l Uera i Tabrasij, 1: 262. Et Taraif i Ibn Tausit, 146. Kifajetu’t Talib, 64. Feraidu’s Simtejn, 1: 73-74. Dhe e ka transmetuar Al’lame Eminij në El Gadijr, 2: 34 në 38 rrugë.)

 

Të dashur lexues!

Çështja e Gadijr Khumit nuk është e posaçme vetë për pasuesit e medhhebit të Ehli Bejtit (shiitët). Ajo i përket të gjithë ummetit të profetit Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) sepse, kjo ngjarje madhështore përmendet në literaturat islame, Sunite dhe Shiite. Në Gadijr Khum ishin të pranishëm me mijëra myslimanë, të cilët i udhëhiqte njeriu më i përkryer, profeti Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbitë dhe mbi familjen e tij!).

Prandaj është detyrë e të gjithë muslimanëve që të njihen sa më shumë me këtë ndodhi dhe të mendojnë thellë në domethënien e saj, larg çdo fanatizmi apo nervozizmi verbues. Sigurisht, kjo ndodhi nuk cënon askënd. Ajo veçse sqaron një të vërtetë madhështore të thënë nga vula e profetëve, profeti Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), i cili asgjë nuk thotë nga vetja e tij por çdo thënie e tij është shpallje e shpallur dhe të dëshmuar nga mijëra muslimanë të pranishëm në atë ditë.

A nuk na urdhëron Allahu e na thotë në Kur’anin e shenjtë: “...Çfarëdo që t’ju japë i Dërguari, merreni atë, e çfarëdo që t’ju ndalojë, hiqni dorë prej saj. Frikësojuni Allahut, sepse Allahu, dënon vërtet ashpër. (Sure “Hashr, ajeti 7). A nuk është hadithi i Gadijrit prej thënieve të profetit Muhamed?

Allahu i Madhëruar na e ndriçoftë jetën me dritën e dijes dhe bashkoftë me profetin dhe më eulijatë e Tij në Jetën Tjetër!

Vullnet Merja

Kryetar i Shoqatës FLLADI