Ambasadori i Italisë viziton Xhaminë e Shenjtë të Imam Aliut

Publikuar në Shta. 12, 2017, 12:52 a.m.

Ambasadori i Italisë në Irak bëri një vizitë në Xhaminë e Shenjtë të Imam Aliut (a.s.) në qytetin e Naxhafit, në Irak.

Sipas faqes së internetit të Astanit (Kujdestarisë) të Xhamisë së Shenjtë të Imam Aliut (a.s.)  ambasadori, Marco Carnelos u shoqërua nga zyrtarët e Astanit gjatë vizitës.

Ai vizitoi seksione të ndryshme të Xhamisë së Shenjtë të Imam Aliut dhe shprehu kënaqësinë dhe habinë për ndërtesat historike dhe trashëgiminë e  rrallë atje.

Marco Carnelos  ka shërbyer si i dërguar i Italisë në Irak që nga qershori i vitit 2015.

Xhamia e Shenjtë e Imam Aliut (a.s.) në qytetin Naxhaf, 160 km në jug të Bagdadit, është një nga vendet më të shenjta të Islamit Shiit.

Miliona viztorë muslimanë shiitë nga e gjithë bota vizitojnë Xhaminë e Shenjtë të Imam Aliut (a.s.) çdo vit.



Burimi : IQNA