Bashar al-Assad: Perëndimi dhe e ardhmja e Sirise

Publikuar në Shta. 10, 2017, 2:23 a.m.

Fjala e Presidentit të Republikës Arabe Siriane Bashar al-Asad më 20 gusht 2017 për Trupin Diplomatik Sirian

Përkthim i plotë:
Zonja dhe zotërinj, diplomatë dhe drejtues të Ministrisë së Punëve të Jashtme,
Kam kënaqësinë të takohem me ju në këtë ditë të inaugurimit të kongresit tuaj, e cila ofron një mundësi të rëndësishme për të ndarë perspektivat dhe përvojat, për të diskutuar politikat e ardhshme të Shtetit dhe për të propozuar ide inovative që do ta shtynin këtë Ministri për të përmbushur misionet e saj edhe më ektivisht.
Ky takim është i rëndësishëm për shkak të përshpejtimit të dinamikës së ngjarjeve në botë dhe në rajon, veçanërisht në Siri, kryesisht pasi mjetet tradicionale ose moderne të komunikimit nuk mund t’i zëvendësojnë këto takime të drejtpërdrejta që kanë për qëllim konfigurimin e vizioneve të unifikuara dhe formulimin e pozicioneve të miratuara. Ky është gjithashtu një takim veçanërisht i rëndësishëm për shkak të kompleksitetit të situatës aktuale në Siri.

Disa luftra paralele po ndodhin në tokën siriane

Në të vërtetë, kjo luftë që po përjetojmë prej vitesh ka provuar se disa luftra paralele po ndodhin në tokën siriane. Luftërat rajonale dhe me gjerë në botë të kryera nga duart siriane, arabe dhe të huaja; nuk duan të thonë se është e rastësi që luftëtarët erdhën për t’u përballur me njëri-tjetrin në këtë vend. Gjatë gjithë historisë së saj, Siria ka qenë një objektiv, ai që e kontrollon atë fiton një ndikim të rëndësishëm në skenën botërore ose në balancen ndërkombëtare.
Në mënyrë që të mos japim lëvdata sikurse disa mund të besojnë, le të kujtojmë edhe një herë Betejën e Qadeshit rreth vitit 1274 para Krishtit. Ajo kulmoi në traktatin e parë të paqes të hartuar mes Faraonëve dhe Hititëve që u takuan në jugperëndim të Homsit. Që nga kjo kohë, faraonët besonin se siguria e mbretërisë së tyre kalonte përmes dominimit të këtij rajoni. Shumë shembuj të tjerë të kësaj perpjekje për kontrollin e Sirisë shtrihen gjatë gjithë periudhës së okupimit osman dhe që pasoi me okupimin francez. Dhe, sot,e kesaj dite ne jemi pjesë e kësaj lufte per dominance.
Kjo është arsyeja pse është shumë sipërfaqësore të thuhet se kjo luftë është pasojë e qëndrimeve të marra nga Siria, që me pas Perëndimi vendosi të rregulloje shtetin sirian. Megjithëse është absolutisht e sakteë, ajo është vetëm pjesë e një realiteti më të gjerë në lidhje me konfliktin ndërkombëtar dhe përpjekjet për të ndryshuar ose stabilizuar bilancet ndërkombëtare, me ane te mënyrave ushtarake apo politike dhe sipas pasojave të tyre ekonomike ose gjeografike. Me fjalë të tjera, me krijimin e shteteve të reja, zhdukjen e shteteve të tjera ose modifikimin e kufijve të tyre.
Për Perëndimin, ky konflikt është një mundësi e vlefshme për të zgjidhur llogaritë e saj dhe për t’i nënshtruar shumë vende që janë rebeluar kundër hegjemonisë së saj në dekadat e fundit. Midis këtyre vendeve: po permend Sirine, Iranin, Republiken Popullore Demokratike te Koresë, Bjellorusine, etj. Edhe Rusia, një superfuqi dhe jo një vend në zhvillim, nuk lejohet të ngrihet kundër hegjemonisë perëndimore.

Politika Perëndimore dhe konflikti global midis dy forcave

Kur flas për “Perëndimin” nenkuptoj kuptimin politik të termit. Unë nuk do të përmend me emra shtetet që e përbëjnë sepse ne të gjithë e dimë se kush i drejton ato, pasi e dimë se shumë nga ky “Perëndim politik” – me gjasë shtete të vendosura në Azine e larget – nuk kanë të bëjnë fare me politikën, por ecin me të. Prandaj, për këtë Perëndim do të flas sot.

Ky perëndim sot po përjeton një luftë ekzistenciale, jo sepse nje armik kërkon ta shkatërroje. Një armik i tillë ne fakt nuk ekziston fare sepse perendimi mendon se periudha e kenaqshme e hegjemonisë së tij që nga shkatërrimi i Bashkimit Sovjetik është në rënie . Një rënie që përshpejtohet çdo herë që vendet rebelohen kundër hegjemonisë së saj. Një hegjemoni që beson se mund të zgjatet pafundësisht duke u bere represion shteteve rebele.
Dhe sot, Perëndimi jeton ne gjendje histerie sa herë që ndjen se një shtet dëshiron të jetë partner në marrjen e një vendimi ndërkombëtar, në çdo fushë dhe kudo. Kjo tregon mungesën e vetëbesimit. Por një mungesë e besimit rezulton me përdorimin më të madh të forcës dhe, për rrjedhojë, më pak politikë, më pak arsyetim apo aspak arsyetim.
Sepse për Perëndimin, partneriteti refuzohet gjithmone qe vjen nga diku pertej tij. Varësia është e vetmja mundësi. Në këtë rast, Shtetet e Bashkuara nuk janë as partneri i aleatëve të tyre perëndimorë. Ata përcaktojnë rolet për ta, specifikojnë orientimet, secili hap shtrihet në mënyrë strikte në prag të vijës amerikane. Dhe si shpërblim, Shtetet e Bashkuara u hedhin atyre thërrime për ekonomite e tyre. Shtojme në kete skene se në Shtetet e Bashkuara, Presidenti nuk është krijuesi i politikave, por zbatuesi i tyre; gjë që duket edhe më e qarte sot. Krijuesit e politikave të vërtetë janë lobet, bankat, prodhuesit e armëve, kompanitë e mëdha të naftës, gazit dhe teknologjisë dhe lobetë e tjerë, të cilat drejtojnë shtetin përmes zyrtarëve të zgjedhur në mënyrë demokratike, por që qeverisin në interes të elitës qeverisëse. Pra lobet, shteti apo regjimi, dhe këtu do të flas për “regjimin amerikan” sesa për shtetin – për të cilin jemi akuzuar – sepse shteti respekton vlerat e popullit të tijj, përmbush detyrimet e tij, respekton ligjin ndërkombëtar, respekton sovranitetin e kombeve, respekton parimet e njerëzimit dhe më në fund e respekton veten; ndërkohë që “regjimi” nuk respekton asnjë nga këto, por punon vetëm për elitën qeverisëse, qoftë kjo elitë financiare apo diçka tjetër.
Prandaj, “shteti i thellë” në Shtetet e Bashkuara nuk qeveris në partneritet me Presidentin, por i lë atij një cak të vogël. Presidenti dhe administrata e tij nuk punojnë në partneritet me evropianët, por i lënë atyre një kufi të vogël dhe evropianët e bashkuar nuk janë partnerë të agjentëve dhe klientëve të tyre në rajonin tonë dhe në botë, ata i lënë pak kufi, ndërsa as vete muk mbeten partnerë për pjesën tjetër të botës.Prandaj, për momentin, kemi një konflikt midis dy forcave. E para vepron për interesat e elitave qeverisëse, edhe nëse ajo te drejton drejt shkeljes të të gjitha ligjeve dhe normave ndërkombëtare, si dhe Karta e Kombeve të Bashkuara, Madje edhe nëse kjo çon në vrasjen e miliona njerëzve kudo në botë. e dyta e kundershton atë dhe punon për të ruajtur sovranitetin e shteteve, të drejtën ndërkombëtare dhe Kartën e Kombeve të Bashkuara, duke parë interesin dhe stabilitetin e tij për botën.
I tillë është rezultat i forcave aktuale. Dhe nëse duam të flasim për situatën arabe brenda këtij rezultati, do të themi se pesha e tij është zero dhe se nuk ekziston në skenën politike ndërkombëtare. Kjo është arsyeja pse unë nuk shoh ndonjë nevojë për të folur për këtë.

Projekti perëndimor dështoi, por lufta vazhdon

Përveç fuqive dhe balancave të momentit, dhe përveç fituesit dhe humbësit, gjithmonë janë vendet më të vogla që paguajnë çmimin në këtë lloj konflikti. Në Siri, kemi paguar shumë për këtë luftë, por ajo qe rezultoi ishte dështimi i projektit perëndimor në Siri dhe në botë.
Sa i përket kësaj, ky “projekt perëndimor” padyshim ka disa aspekte, por thelbi i tij ishte që Vëllazëria Myslimane te qeverise rajonin tonë arab dhe Lindjen e Mesme. Për shkak se ata janë përfaqësues të fesë, ata duhej ta përdorin atë si një mbulesë për të dominuar një shoqëri besimtare dhe për t’i udhëhequr ata në drejtim të interesave perëndimore; që ka qenë gjithmonë roli i kësaj vëllazërie. Megjithatë, duke folur për dështimin e projektit perëndimor nuk dua te them që ne fituam. Në realitet dhe pa ekzagjerim: ata kanë dështuar, por lufta vazhdon. Ku do të na coje dhe kur mund të flasim për fitoren? Kjo është një tjetër temë. Kjo është arsyeja pse ne duhet të mbetemi të saktë. Ata kanë dështuar deri tani por dhe ne ende nuk kemi triumfuar. Shenjat e fitores janë një gjë tjeter dhe fitorja diçka tjetër.Disa do të thoshin se ata ja arritën qëllimit të tyre sepse e shkatërruan Sirinë. Unë thjesht po them se qëllimi i tyre nuk ishte shkatërrimi i Sirisë. Qëllimi i tyre ishte ta mbanin atë të paprekur të nënshtruar dhe të varur, kështu që ajo ishte e destinuar të shpërbëhej dhe të zhdukej. Kjo është arsyeja pse, në lidhje me humbjet dhe fitoret e përsëris atë që thashë në vitin 2005. Cmimi i rezistencës është shumë më i ulët se çmimi i kapitullimit.
Në atë kohë, ata ishin duke folur për pemën që përkulej para stuhisë për t’u forcuar me vone pasi të kishte pushuar stuhia. Unë u thashë atyre se kur nuk kemi stuhi, jo një stuhi por kemi një buldozer që germon nëpër tokë për të hequr rrënjët, perkulja e pemes është e padobishme. E vetmja zgjidhje është qe rrënjët të jene mjaft të forta për ta thyer buldozerin.
Për keqardhjen tonë të madhe, dymbëdhjetë vjet kanë kaluar dhe disa njerëz ende përdorin të njëjtën gjuhë pa marre mësim, edhe pse të ashtuquajturat stuhi nuk shpërthyen me luftën në Irak por me luftën Iran-Irak në vitin 1980, që u pasua me hyrjen e trupave në Kuvajt, dhe më pas vazhdoi pushtimi i Irakut në vitin 2003, ku ende fryn mbi rajon dhe Siri ajo stuhi.
Prandaj, ajo nuk është një stuhi, as pemë, as buldozer. Në të vërtetë, është një gijotinë e ngritur mbi të gjithe kokat e rajonit tonë, një gijotinë që ka punuar dhe ka korrur miliona shpirtra. Në këtë rast, palosja është e panevojshme. E nevojshme eshte qe te hiqen kokat nga poshtë gijotinës, ose ta shkatërrosh atë. Nuk ka zgjidhje tjetër.
Një gjuhë e tillë e përsëritur si papagalli nuk shkon këtu. Ngjarjet e vertetuan atë. Do jap një shembull të thjeshtë: në vitin 2002, kur morëm një qëndrim kundër luftës në Irak, nuk ishte vetëm një pozicion parimi kundër pushtimit të saj, por ishte nje qendrim kundër asaj që po përgatitej qe ishte edhe më i rrezikshem nga këndvështrimi i sektarizmit dhe federalizëmit që gjejmë sot në Siri.

Arma sektare

Që nga ajo kohë ne e pamë se ajo që po ndodhte në Irak nuk ishte një pushtim i thjeshtë i vendit apo një stuhi e përkohshme, por ajo kishte një plan tjetër, i cili do te shkonte për të paktën tre dekada dhe që së shpejti do të arrinte të katërtën. Përballë sloganeve sektare dhe federaliste, ne e kuptuam se të nënshtrohesh nga “pragmatizmi politik” ishte që të vendosje kokën nën gijotinë. Kjo është arsyeja pse ne e kundërshtuam këtë luftë.
Tani, nëse krahasojmë pasojat aktuale të luftës në Irak me ato që menjëherë e ndoqen atë, ne do të gjenim se ato janë shumë më dramatike. Ato po rriten jo anasjelltas por sepse është një plan. Kur ta kuptojmë këtë imazh, ne do të kuptojmë se taktikat dhe pragmatizmi sipërfaqësor, sugjeruar nga disa, nuk kanë vend në realitetin tonë aktual.
Do të doja që ne të kuptojmë se ajo që po përjetojmë nuk është një fazë e izoluar, por e lidhur me ato që kanë paraprirë për disa dekada. Ne kemi humbur më të mirët e të rinjve si dhe një infrastrukturë që na ka kushtuar shumë para dhe djersë për disa breza. Por, në kthim, ne kemi fituar një shoqëri më të shëndetshme dhe më harmonike. Kjo eshte vërteta pa fjalë te vecanta që thuhen per te kenaqur tjetrin. Kjo harmoni është në themel të kohezionit kombëtar, pavarësisht nga bindjet, idetë, traditat, zakonet, konceptet dhe opinionet. Harmonia nuk nënkupton homogjenitetin e tyre, por komplementaritetin midis tyre. Është ky komplementaritet që çon në një ngjyrë të vetme kombëtare, e cila formon bashkimin unifikues kombëtar të të gjithë fëmijëve të të njëjtit vend.
Disa mund të përgjigjen: ” Per cfarë bashkimi kombëtar po flasim kur dëgjojmë gjithmonë një diskurs sektar?” Do tu them atyre se ky është një fjalim i dëgjuar pikerisht pas krimeve të Vëllazërisë Myslimane në vitet tetëdhjetë qe nuk zgjaten shume. Gjëja e rëndësishme nuk është ajo që thuhet, por ajo që eshte në shpirt. Në të vërtetë, nëse ky “dimension separatist” i një gjuhe që dëgjohej në qarqe të ndryshme të shoqërisë sonë do banonte në shpirt, Siria do të kishte rënë shumë kohë më parë dhe të ashtuquajturat luftëra civile të harruara nga mediat perëndimore do të ishin një fakt i kryer.
Viti i parë i luftës ishte më i rrezikshmi, sepse një “dimension sektar”, ndonëse i kufizuar, ishte i pranishëm në shpirtra, tamam si zjarri nën hir. Nëse do të ishte përhapur në mesin e sirianëve disa vjet pas shpërthimit të kësaj lufte, ne do te mund te jetonim një realitet edhe më të rrezikshëm.
Prandaj kohezioni i shoqërisë siç e shohim është realiteti ynë sot. Shoqëria luan rolin esencial, një rol permbledhess gjatë gjithë historisë. Sa i përket të vërtetave dhe shtetit, ato padyshim kanë një rol për të luajtur në dritën e mësimeve që kemi mësuar nga lufta. Megjithatë, nëse shoqëria nuk do të kishte qenë anti-sektare, nga natyra, Siria nuk do të kishte rezistuar siç bëri.
Në këtë kontekst, ajo që po ndodh është një situatë e përkohshme dhe ne duhet të bëjmë dallimin ndërmjet reagimeve dhe bindjeve. Ekziston një reagim i pranuar, i vërtetë, por qe nuk te bind në këtë çështje. Dallimi është i madh midis të parës dhe të dytës.
Shembulli më i mirë i kësaj lufte është reagimi ndaj një drafti-kushtetus që flet për një republikë siriane dhe jo më për Republikën Arabe të Sirisë. Sa shpesh arabizmi është fyer gjatë kësaj lufte, sepse disa arabe, madje edhe një pjesë e madhe e arabëve, kanë tradhtuar, ndërsa të tjerët nuk kanë dhënë ndonjë ndihmë kushedi. Mjafton që mediat folën për heqjen e fjalës “arabe” në mënyrë që këta arabë të njëjtë të bënin një zhurmë të madhe për këtë. Kjo konfirmon se shumicen e kohës kemi të bëjmë me reagime dhe se ju, si diplomatë dhe administratorë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, duhet të mbeteni vigjilentë për terminologjinë e përdorur dhe të mos mashtroheni nga paraqitjet.

Taktikat dhe kthesat e Perëndimit

Rezultati i kësaj rezistence (e Sirisë) dhe çmimi që kemi paguar (për të) janë (gjithashtu) ndryshimet që kanë ndodhur kohët e fundit në deklaratat perëndimoreve, të cilat nuk ndodhnin më parë sepse ndërgjegjja e tyre njerëzore u zgjua dhe rifitoi shëndetin e saj, ose për shkak se ata (në fund) mendonin se Siria është e shtypur apo diçka e tillë. (Perëndimi) e bëri këtë ndryshim për shkak të rezistencës së popullit, shtetit dhe forcave të armatosura (të Sirisë). Dhe natyrisht për shkak të mbështetjes së aleatëve tanë.

(Perëndimi) nuk e bëri këtë ndryshim sepse ai ka etikë ose moral,apo se nje gje te tille kurrë nuk e kemi parë madje edhe para luftës. Por ishte realiteti në terren në Siri dhe realiteti në terren në vendet e tyre (që imponojnë këtë kthesë në to). Dhe sot, një javë ose një muaj nuk mund të kalojë pa ndonjë ngjarje (sulm terroriste) që është rezultat i drejtpërdrejtë i marrëzisë së tyre në vendimmarrjen dhe mbështetjen e terrorizmit në rajon. Këto janë realitetet që i kanë detyruar ata të ndryshojnë pozitat e tyre, madje pjesërisht, në mënyrë të turpshme dhe pa deshirën e tyre por që ishin keto arsye të imponueshme qe i detyruan ti pranonin.

Ndryshimi i pozitës nuk do të thotë një ndryshim i politikës. Perëndimi, si gjarpri, ndryshon lëkurën në varësi të situatës. Në fillim biseduan rreth mbështetjes së lëvizjes popullore, lëvizja popullore që kurrë nuk ka tejkaluar, në rastin më të mirë, 200,000 njerëz të paguar (nga Perëndimi dhe Gjiri) në gjithë Sirinë, një vend me 24 milionë banorë.

Dhe pasi u përpoqën në maksimum, me armë të pranishme në vendngjarje, por në mënyrë të fshehtë të mbajtura mirë për të kryer masakra dhe për të nxitur rebelimin, ata dështuan dhe më pas kaluan në mbështetje të hapur për grupet e armatosura. U dhanë atyre emrin e “opozitës” si një mbulesë, që do të thotë se ata i paraqitën ata si levizje politike (fraksionet), duke u dhënë atyre një ngjyrë politike dhe ato u paraqitën si “të moderuar”, domethënë jo ekstremistë. Ose “opozita” e emërtimit politik ishte (sygjerim) se ata nuk janë terroristë.

Kur ky projekt dështoi dhe ata u ekspozuan se ishin vërtet (terroristë) në sytë e opinionit publik botëror dhe në sytë e opinionit publik rajonal , prandaj ata kthyen një version tjetër, pretekstin humanitar. Ne jemi aktualisht në këtë fazë. Për ta përmbledhur, ajo konsiston në mbajtjen e heshtjes absolute kur terroristët përparojnë ose çfarëdo, dhe kryejnë masakra dhe vrasje kundër civilëve, por kur ushtria (siriane) përparon në kurriz të terroristëve, atëherë papritur ne fillojmë të dëgjojmë thirrje, vajtime dhe ndërmjetësime për të na ndaluar, me pretekstin e sloganeve humanitare për të ndaluar rrjedhjen e gjakut, për të shoqëruar ndihmën humanitare dhe për arsyetime të tjera që ne sirianët e dimë mirë. Qëllimi i tyre i vërtetë është të ofrojë një mundësi për grupet e armatosura për të reformuar radhët e tyre, për të motivuar, për të sjellë pajisje dhe për të dërguar përforcime për t’i ndihmuar ata, në mënyrë që ata të mund të vazhdojnë aktet e tyre terroriste.

Në të vërtetë, të gjitha këto taktika të ndryshme që ata benin gjatë këtyre fazave nuk mund të na mashtronin në asnjë rast. Prej ditës së parë, ne e kemi njohur terrorizmin dhe qe në ditën e parë e kemi goditur atë si gjatë fazës së parë, të dytë dhe të tretë, dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë, për sa kohë që ka terroriste kudo në Siri. Sa i përket mediave dhe luftës psikologjike që ata kryen gjatë viteve të fundit, ajo kurrë nuk mund të na ndikojë që të mos jemi të hutuar nga ky qëllim, domethënë të luftojmë terrorizmin ose të na shtyjë drejt frikës apo hezitimit.

Iniciativat që rrjedhin nga qëllimet e këqija dhe tradhtarët

Objektivi i luftimit të terrorizmit nuk ka qenë kurrë një pengesë për veprim politik. Çdo veprim, iniciativë ose propozim që nuk bazohet në këtë objektiv nuk ka vlerë. Prandaj, lufta kundër terrorizmit është objektivi dhe, në të njëjtën kohë është baza e secilës prej veprimeve tona. Dhe për sa kohë që është, kjo bazë do të jetë referenca dhe busulla që na udhëheq. Kjo do të thotë se të gjitha manovrat e tyre nuk kishin efekt.
Prandaj, duke u bazuar në këtë themel dhe bindje, ne kemi trajtuar me fleksibilitet të madh iniciativat e ndryshme të propozuara që nga dita e parë e krizës, edhe pse tashmë e dinim se shumica e tyre bazoheshin në synime të këqija.
Qëllimi i këtyre iniciativave ishte arritja e rezultateve specifike që nuk mund të arriheshin nëpërmjet terrorizmit. Dhe, siç e dinë të gjithë, ato kanë rezultuar me rezultate modeste ose, nëse flasim në gjuhë jo-diplomatike, nuk ekzistojnë. Pse? Sepse bashkëbiseduesit tanë ishin ose terroristë, ose agjentë (që punojnë për fuqitë e huaja), ose të dyja. Ata marrin para nga mjeshtrat e tyre, dhe çdo fjalë që dilte nga goja e tyre miratohej nga ata, dhe ndoshta edhe fjalet e vulosura në gjuhën e tyre.Me fjalë të tjera, në praktikë, ne u angazhuam në dialog me robër ose skllevër te padronëve. Çfarë mund të presim nga një dialog i tillë? Çfarë mund të shpresonim kur, në çdo takim dhe dialog, të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, ata propozonin gjithçka që përputhej me interesat e shteteve të huaja, armike të Sirisë, dhe qe shkonte kundër interesave të popullit sirian dhe kundër unitetit territorial të vendit?
Këto grupe paguhen nga të huajt – sot flas shumë sinqerisht, pasi pas gati shtatë vjetësh, nuk ka më asnjë mënyrë për të përdorur gjuhën diplomatike, edhe nëse ky është një takim i diplomatëve. Natyrisht, e dimë këtë të vërtetë. Ne e dimë se këta tipa dhe këto grupe janë fantazma imagjinare që nuk ekzistojnë dhe nuk peshojnë . Kohët e fundit ata e kanë kuptuar se nuk peshojnë fare dhe se ata janë instrumente të thjeshta që synojnë të përdoren vetëm një herë para se të hidhen në plehra. Kjo do të thotë se ata janë si pajisje mjekësore me nje perdorim të vetëm, i cili hapet, përdoret dhe hidhet, me ndryshimin thelbësor që ato nuk janë sterilizuar fillimisht, por janë të kontaminuara deri në atë pikë sa të mos jenë të riciklueshme.
Ajo që është e vecantë është se kohët e fundit ata filluan të flasin për gabimet e revolucionit. Gjatë vitit të kaluar, artikujt dhe deklaratat kanë folur për këtë revolucion të pastër dhe të papërlyer, duke qenë të pastër dhe të papërlyer, por ndonjëherë të njollosur nga militarizimi i revolucionit, nganjëherë sepse ata kanë hapur hapësirën e tyre ekstremistëve e kështu me radhë.
Unë nuk pajtohem me ta në këtë pikë dhe mendoj se jeni dakord me mua. Ata nuk ishin gabim. Ata bënë detyrën e tyre. Ata u ngarkuan për të bashkëpunuar dhe përmbushur rolin e tyre bashkëpunues. Në këtë fushë ata kanë arritur pothuajse pagabueshmëri në drejtim të disiplinës, përkushtimit dhe besnikërisë, me profesionalizëm të pafalshëm. Por ata bënë disa gabime: e para kur ata besonin se pronari i kushton shume rëndësi robit të tij, dua të them zotërinjtë e tyre. E dyta, kur ata besonin se një popull që është pronari i tij, siç është populli arab sirian, do të pajtohej që t’u nënshtrohej bashkëpunëtorëve dhe tradhtarëve të llojit të tyre. Gabimi i tretë është kur ata thanë se revolucioni kishte dështuar.
E vërteta është se revolucioni nuk ka dështuar. Ajo ka qenë një model i suksesit dhe ne jemi krenar për këtë. Por unë nuk po flas për revolucionin e tyre. Unë po flas për revolucionin e Ushtrisë Siriane kundër terroristëve dhe revolucionit të popullit sirian kundër bashkëpunëtorëve dhe tradhtarëve.
Ata mendonin se kishin monopolizuar termin “revolucion”, i cili ishte bërë një titull qe kishte ngelur i mbërthyer në tituj të tjerë dhe përdorimi i të cilave ishte i ndaluar për këdo tjeter: Profesori Revolucionar i ashtuquajturi, Doktori Revolucionar i ashtuquajturi, dhe kështu me radhë. Të ballafaquar me këtë, shumë patriotë sirian e morën këtë term në neveri, thjesht sepse ata e kishin monopolizuar atë. Jo … se termi “revolucion” nuk është pjesë e gjuhës sonë, ne jemi gjithmonë krenar dhe nuk ia kemi dhënë askujt. Se ata janë quajtur revolucionarë, nuk do të thotë se ata janë të tillë . Kjo nuk ndryshon asgjë në atë që ata janë me të vërtetë. Sa njerëz mbajne emrat e profetëve, paqja dhe bekimet qofshin mbi ta, pa poseduar asgjë nga besimi? E njëjta vlen edhe për ta. Të paraqitesh si revolucionar nuk do të thotë se ata janë te tille. Ne u themi atyre tani: revolucionarët e vërtetë janë elita patriotike, elita njerëzore dhe elita morale; por ju,njerezisht, moralisht, patriotikisht nuk jeni asgjë më shumë sesa mbeturina.

Iniciativat e Astanase, Erdogani dhe zona e pershkallëzimit

Ashtu sic ne jemi përgjigjur në mënyrë fleksibile për të nxitur nismat e dialogut, ne mirëpritëm pozitivisht ata për ndërprerjen e luftimeve, edhe nëse nuk kishim dyshim se terroristët do të përfitonin nga këto nisma për të na mashtruar (duke tradhtuar angazhimet e tyre), siç kanë bërë në mënyrë të përsëritur. Por forcat tona ishin në gatishmëri.

Prandaj del pyetja: nëse rezultatet e takimeve jane jo ekzistente dhe nëse nuk i respektojnë marrëveshjet e tyre, pse e humbni kohën tonë? Sepse që nga fillimi i krizës, ne nuk kemi humbur ndonje mundësi për të ndaluar gjakderdhjen pa u përpjekur ta kuptojmë, madje edhe kur shpresa ishte minimale, për të ruajtur të pafajshmit.

Nga atje, morëm pjesë në takimet e Astanasë, duke filluar nga një vizion i qartë kombëtar dhe një besim i madh tek miqtë tanë, Irani dhe Rusia. Por, si eshte ceshtja me partnerin e trete Turqinë?

Ne nuk e shohim atë si garantues apo partner në procesin e paqes dhe, natyrisht, ne nuk i besojmë. Ajo Mbështet terroristët. Ajo nuk garanton asgjë. Dhe arsyeja e vërtetë për pjesëmarrjen e Turqisë në Kongresin e Astanasë është se Erdogan nuk ka mundësi të tjera përpara tij. Terroristët bien kudo, disfata të njëpasnjëshme. Skandale edhe për shkak të marrëdhënieve të tij me terroristët. Prandaj, për të hyrë në procesin e Astanasë në njërën anë është një lloj mbulimi, që gjithashtu lejon të mbrojë terroristët. Kjo është ajo që bëri dhe, siç e dini, bllokimi i një numri sesionesh u zhvillua për të mbrojtur terroristët.

Nga ana tjetër, pjesëmarrja e Erdogan në takimet e Astana i jep atij një rol në Siri, një rol që synon të legjitimojë rolin dhe praninë e njësive turke në Siri, domethënë, për të legjitimuar pushtimin, ndërsa pozita jonë ishte e drejtë dhe mjaft e qartë: çdo individ turk i pranishëm në tokën siriane pa pëlqimin e qeverisë siriane është një okupator.

Kjo do të thotë se Erdogan është bërë praktikisht një lloj lypësi politik në rrugë, qe lyp për ndonjë rol, sepse ai ndjen zhbalancimin në Turqi dhe skandalin e marrëdhënieve të tij me terroristët që qarte është zbuluar në të gjithë botën.

Në të vërtetë, që ai ka mbetur në pushtet, nuk është ne saje te urtësisë dhe mençurinë e tij sic disa përpiqen ta paraqesin atë, por sepse ai ende ka një rol për të mbështetur terroristët në Siri. Por nëse situata siriane do të përfundonte në favor të terrorizmit apo forcave të tjera që mbështesin terrorizmin, ai do të bëhej i padobishëm dhe askush nuk do ta mbështeste shërbimin e tij. Prandaj, ai qëndroi në pushtet për shkak të rolit të tij të momentit në Siri: një rol destruktiv.
Një nga rezultatet e Astanës i korrespondon “zonave të përshkallëzimit”. Ato kanë ngritur shumë pyetje. A korrespondojnë me një fakt të kryer në drejtim të ndarjes së Sirisë? A do të përfitojnë terroristët? A do të ishin të barabartë me zonat e siguruara?
E vërteta është se, në terma të përgjithshëm, ato nuk janë krejtësisht të ndryshme nga nismat e mëparshme lidhur me ndërprerjen e armiqësive. Dallimet janë në formë dhe kanë lidhje me gjeografinë, formulimin dhe në një farë mase procedurat, pak më ndryshe në krahasim me iniciativat e mëparshme, por thelbi i tyre është i njëjtë: (ata kanë për qëllim) për të ndaluar gjakderdhjen, për të lejuar kthimin e të zhvendosurve , kanalizojnë ndihmën humanitare, u japin terroristëve një mundësi për të lënë bërthamën terroriste dhe për të zgjidhur situatën e tyre në mënyrë që ata të mund të kthehen në dashamiresit e shtetit. Të tilla janë aspektet e përgjithshme dhe qëllimi përfundimtar, i cili natyrisht përfshin pajtimin kombëtar, rivendosjen e autoritetit të shtetit, daljen e terroristëve që do të dorzonin armët e tyre; me fjalë të tjera, kthimi në status normal në të gjithë territorin.
Lidhur me kete “fakt te kryer”: nuk ka fakt te kryer për aq kohë sa ne nuk e ndalim luftën. Po flasim për një arenë të vetme, të njëjtin terrorizëm, pavarësisht nga bazat e tij të ndryshme që lëvizin nga një grup në tjetrin dhe nga një bandë në tjetrën. Përderisa vazhdojmë të godasim terrorizmin në këtë zone, ai do të dobësohet kudo qe te jete. Ne e godasim atë në një vend, ai dobësohet në të gjitha të tjerët. Dhe për sa kohë vazhdon lufta, situata mbetet e kufizuar në kohë, e jo në anën tjetër. Kjo do të thotë se nuk ka fakt te kryer dhe nuk ka diskutim se ne si qeveri siriane te pranojmë një propozim të ndarjes nën ndonjë titull. Kjo në rast se një propozim i tillë ishte avancuar, gjë që nuk është e vërtetë.Sa i përket asaj nëse zonat e pershkallëzimit do ti përfitojnë terroristët, nuk ka nevojë të shqetësoheni për këtë. Ata e kanë provuar tashmë, pasi forcat tona të armatosura i kishin në vëzhgim dhe i shtypën më shumë se një herë.
Së fundi, “zonat e siguruara” do të thonë se aviacioni i koalicionit të udhëhequr nga SHBA krijon një zonë të mbulimit të ajrit për terroristët, duke u lejuar atyre të udhëtojnë dhe të zgjerohen, madje duke goditur këdo që përparon për t’i luftuar. Situata është e ndryshme për “zonat e pershkallëzimit”, sepse tejkalimi i këtyre zonave është i ndaluar për të gjitha palët, por terroristët do të goditen në rast se lëvizin në çdo drejtim dhe nëse shkelin marrëveshjen. Si qeveri siriane, kemi e drejta për t’i bërë objektivitet te operacioneve tona ushtarake.
Dhe tani çfarë do të ndodhë? Në praktikë, ne po marrim pjesë vetëm në formimin e komiteteve të dialogut që përfaqësojnë shtetin sirian, komitete të tjera do të formohen nga palët që banojnë në këto zona [pershkallezim], me qëllim të diskutimit të pikave të marrëveshjes të përmendura më lart. Qëllimi përfundimtar i arritjes së pajtimit kombëtar; mund të realizohet vetëm me largimin e terroristëve dhe me rivendosjen e autoritetit të shtetit në të gjithë territorin. Asgjë më pak, sepse do të thoshte se ne nuk kemi arritur qëllimin tonë.Prandaj është në interesin tonë që kjo nismë të jetë një sukses dhe ne do të bëjmë gjithçka të mundur për ta bërë atë të suksesshëme. Por kjo gjithashtu varet nga aftësitë dhe sinqeriteti i partive të tjera, pavarësisht nëse janë brenda këtyre zonave ose jashtë kufijve sirianë, pasi partitë e huaja mund të ndikojnë negativisht apo pozitivisht në partitë lokale.

Çfarë do të shkruaje historia për ne, për vëllezërit tanë dhe për miqtë tanë

Zonja dhe zoterinj,

Megjithese mbi më shumë se 6 vjet te luftës së egër kundër Sirisë dhe përkundër faktit se ushtria siriane, në anën e saj ka forcat popullore dhe aleatët tanë, ajo kryeson betejat më të ashpra kundër grupeve më të frikshme terroriste, të mbështetura nga vendet më të fuqishme dhe më të pasura në botë. Pavarësisht kësaj, forca tona javë pas jave dhe ditë pas dite, arritën fitore duke i shkatërruar terroristët dhe duke pastruar zonat e ndotura nga (prania e tyre), duke avancuar.

Ajo që është arritur nga heronjtë e Ushtrisë Arabe Siriane, forcat e armatosura, forcat popullore dhe aleate, si akte dhe sakrifica heroike gjatë viteve të fundit të luftës, tregon një shembull në Historinë e luftrave gjatë gjithe historisë. Ajo që ata kanë arritur në lidhje me sakrificat është një fener për brezat e ardhshëm, në kuptimin e angazhimit ndaj dinjitetit kombëtar, patriotizmit dhe sakrificave për atdheun dhe popullin. Dhe e vërteta … [Duartrokitje]

Dhe e vërteta është se këto arritje ishin lëkundja e vërtetë për marshimin e pajtimit kombëtar që filloi 3 vjet më parë dhe janë ata që kanë shtyrë shumë të pavendosur (në mesin e grupeve të armatosura) që të kthehen në prehrin e kombit. Të flasim qartë dhe larg nga çdo zbukurim, këto arritje ushtarake të forcave tona të armatosura tregonin se sa te forte si ne lufte ashtu edhe ne politike ishim. Krahas akteve heroike të ushtrisë, vlen te thekesohet edhe qëndrueshmëria e popullit sirian, e çdo qytetari, nxënësi, mësuesi, punonjësi, nëpunësi civil, diplomati,e kështu me radhë në të gjitha shtresat dhe komponentët e Shoqërisë siriane, ku pa ndihmen e tyre sot Siria nuk do te egzistonte.

Sa për miqtë dhe aleatët tanë, ata ishin një pjesë shumë e rëndësishme e këtyre arritjeve dhe sukseseve.

Hezbollahu, i cili nuk ka nevojë për prezantim dhe që me dëshirë i shmanget mirënjohjes dhe falënderimit, luftëtarët e tij nuk ishin më pak të bashkuar me (mbrojtjen e) vendit sirian se sa vëllezërit e tyre të forcave të armatosura siriane. Dhe kur flasim për ata, ne flasim me krenari të madhe, pikërisht si kur flasim për ndonjë sirian që mbrojti atdheun e tij. E njëjta gjë vlen për martirët e tyre, të plagosurit e tyre dhe familjet e tyre heroike.

Sa i përket Iranit, ai nuk u lëkund asnjëhere me praninë e tij që nga dita e parë. Na furnizoi me armë dhe sasi (paisje dhe burra) pa para dhe pa ndonjë kufizim. Ai dërgoi këshilltarë ushtarakë dhe oficerë për të na ndihmuar të planifikojmë (mbrojtjen dhe ofensivën). Ai na mbështeti ekonomikisht, në rrethanat jashtëzakonisht të vështira që përjetuam. Ai udhëhoqi betejat politike me ne në të gjitha çështjet ndërkombëtare dhe dëshmoi në çdo rast se është sovran dhe i vendosur per vendimet qe merr, i sinqerte ne principe dhe ne angazhime ne te cilat ne kemi besim të plotë.

Po ashtu edhe Rusia. Ajo përdori veton disa herë në vazhdimësi në politikën e saj, në mbrojtje të unitetit dhe sovranitetit të Sirisë dhe në mbrojtje të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të së drejtës ndërkombëtare. Kina bëri të njëjtën gjë. Dhe Rusia nuk e ka kufizuar veten për të mbështetur ushtrinë siriane dhe për të ofruar gjithçka që nevojitet për operacionet e saj anti-terroriste. Më vonë, ajo dërgoi forcat e saj ajrore dhe u përfshi drejtpërdrejt në luftën kundër terrorizmit, duke ofruar martirët e vet për tokën siriane.

Kështu, nëse sukseset në terren janë bërë falë vendosmerise të heronjve të forcave të armatosura, të ushtrisë dhe të forcave popullore, mbështetjes se drejtpërdrejtë te aleatëve tanë, politike, ekonomike dhe ushtarake ka forcuar shumë aftësitë tona për të fituar terren, dhe ka ngushtuar humbjet dhe barrën e luftës. Prandaj, ata tani janë aleatët tanë të vërtetë në këto arritje, në rrugën e goditjes dhe asgjësimit total të terrorizmit dhe rikthimit të sigurisë dhe stabilitetit në Siri.

Populli arab sirian dhe me të bashke, ushtria e tij, sot po shkruajnë një histori të re për Sirinë dhe rajonin në përgjithësi, Do të ketë edhe libra që do të shkruhen për miqtë tanë. Rreth Iranit dhe Imam Khomeinit. Për Rusinë dhe Presidentin Putin. Rreth Hezbollahut dhe Sayed Hassan Nasrallahut. [Duartrokitje] Këto vëllime librash do të shkruhen në lidhje me parimet e tyre, etikën e tyre, virtytet e tyre, për ti lexuar brezat e ardhshëm.

Udhërrëfyesi

Cilat janë drejtimet e ardhshme të politikës siriane? Ne fillojmë me rregullin tradicional që kemi miratuar që nga ditët e hershme të luftës, e cila mbështetet në dy pika. I pari: të vazhdojmë të luftojmë dhe të shtypim terroristët kudo që janë, në bashkëpunim me Forcat Aleate dhe miqtë.

E dyta: të ndjekim pajtimin kombëtar, kudo që është e nevojshme, pasi ajo ka demonstruar efektivitetin e saj në mënyra të ndryshme, dhe kjo është për ne një shans për të ndaluar gjakderdhjen dhe per të rindërtuar vendin.

Pika e tretë është përmirësimi i kontakteve tona të jashtme. Fakti është se opinioni publik perëndimor ka ndryshuar. Dhe ju, në Ministrinë e Jashtme, ju jeni në pozicionin me të mirë për të monitoruar detajet. Nuk është vetëm opinioni publik perëndimor që ka ndryshuar, por opinioni publik botëror, sidomos perëndimor. Ai ndryshoi kryesisht sepse (njerëzit) kanë zbuluar, se pas shumë vitesh, historia (propaganda) nuk ishte e paraqitur mirë. Për shtatë vjet, e njëjta gënjeshtër u tha për “shtetin” që vret popullin e tij, për botën që mbështet popullin kundër shtetit, i cili mbeti në këmbë. Keto ishin fjale te papërshtatshme, te destinuara të dështonin dhe te palogjikshme për fëmijët.

Njerëzit kanë zbuluar se udhëheqësit e tyre gënjenin dhe mediat e tyre tradicionale shoqëruan gjithashtu gënjeshtrat e zyrtarëve dhe të shtetit. Sot, njerëzit kanë zbuluar se historia e thënë është e rreme, por nuk do të thotë se ata e dinë historinë e vërtetë; kjo detyrë varet nga ju diplomate. Ajo do zemer te sinqerte. Tani që dyert e së vërtetës janë të hapur, ne duhet ta paraqesim atë në opinionin publik botëror dhe veçanërisht atë të Perëndimit.

Pika e katërt është promovimi i ekonomisë, sidomos kur kongresi juaj përkon me Panairin Ndërkombëtar të Damaskut, i cili jep një sinjal të madh në këtë drejtim. Promovimi i mundësive ekonomike tashmë në dispozicion dhe të atyre që mund të jenë në të ardhmen e afërt. Në këtë pikë, më lejoni të them se ekonomia siriane ka hyrë në një fazë të rimëkëmbjes, ngadalë por me siguri, megjithëse ne jemi në një gjendje të rrethimit pothuajse total. Kjo gjithashtu është pjesë e misioneve esenciale të diplomacisë siriane.

Pika e pestë është shumë e rëndësishme: ne duhet të lëvizim politikisht, ekonomikisht dhe kulturisht në Orient (Lindje). Lindja është marrë kryesisht në kuptimin politik, dhe gjithashtu pjesërisht në kuptimin gjeografik. Kjo Lindje e sotme, pa specifikuar vendet që e përbëjnë atë, të cilat ju si diplomatë i njihni plotësisht, Lindja ka të gjitha elementet e zhvillimit. Nuk është më “Bota e Dytë” si në të kaluarën, por është pjesë e “Botës së Parë” në çdo kuptim të termit, të paktën në lidhje me nevojat tona si një vend në zhvillim. Nuk është e nevojshme të kërkohet arritja më e fundit e shkencës, por gjithçka që është thelbësore, Lindja ka me siguri të gjitha mallrat dhe të gjitha aftësitë që na duhen.

Prandaj kjo Lindje ka elemente të shkencës dhe ekonomisë, ka elementet e civilizimit (që mungojnë në Perëndim), na trajton si të barabartë dhe me respekt, pa diktate, pa krenari ose arrogancë. Të gjitha këto sjellje praktikisht mungojnë nga ana e Perëndimit, të cilat kurrë nuk na ofruan asgjë edhe në kohët më të mira madje. Gjërat më të thjeshta, të tilla si misionet shkencore (u refuzuan për ne). Kështu, kur ata mendonin se një specializim i tillë mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në zhvillimin në Siri, na ndalonin qe ti regjistronim studentët tanë në të. Prandaj, ne nuk duhet të mbështetemi tek Perëndimi. Unë flas për një përvojë prej më shumë se katër dekadash, dhe veçanërisht që nga Lufta e Tetorit në vitin 1973.

Mbi rihapjen e disa ambasadave

Perëndimi sot po vuan nga paranojia. Nëse ai flet për bashkësinë ndërkombëtare, ai flet për veten e tij, dhe në sytë e tyre, bota ndoshta perbehet nga tufat e bagëtive dhe jo nga shoqëritë (njerëzore). Nëse ai shkurton marrëdhëniet me ne, ai mendon se na ka prerë oksigjenin. Dhe nëse mbyll ambasadën e tij, ai thotë se jemi të izoluar edhe pse kemi mbajtur marrëdhëniet tona me dhjetra vende të tjera. Pra, ne jemi një vend i izoluar (sipas Perëndimit), por sa nga ambasadorët tanë jashtë vendit tani janë të pranishëm në këtë dhomë dhe sa ambasadorë të huaj ka në Siri? Ne nuk jemi të izoluar, se keshtu mendojmë perëndimorët. Por arroganca e tyre i udhëheq ata të mendojnë në këtë mënyrë.

Kohët e fundit kemi filluar të dëgjojmë për mundësinë e rihapjes së ambasadave të disa vendeve perëndimore që u sollën si armiq të Sirisë dhe që u bashkuan me terroristët. Disa thonë se do të hapin ambasadat e tyre në këmbim të bashkëpunimit tonë të sigurisë, ose do të pretendojnë se do të pranojmë bashkëpunimin e sigurisë vetëm nëse ata hapin ambasadat e tyre; pavarësisht faktit se ata nuk na kanë pyetur nëse do të pranojmë rihapjen e ambasadave. Ky diskurs sugjeron që ne presim sot këtë ditë, sikur të ishim ulur në anën e rrugës duke pritur ditën e çlirimit ku këto ambasada të huaja do të hapnin dyert e tyre; mbase jo të gjithë prej tyre, të paktën disa. Ndoshta mund të ndihemi në qenien tonë, ndoshta mund të ndiejmë legjitimitetin tonë të humbur për shkak të mungesës së tyre dhe më shumë, ndoshta do të përjetonim ndjenjën e nderit dhe dinjitetit kombëtar kur ata të rihapin ambasadat e tyre në Siri. Kështu mendojnë ata.

E vërteta është se kurrë nuk kemi folur për këtë në këtë mënyrë. Asnjëherë nuk kemi thënë se pranojmë sigurinë e bashkëpunimit në këmbim të hapjes së ambasadave. Ne thamë se asnjë lidhje nuk është e mundur, duke përfshirë sigurinë, në rast të “mbulesës politike”, e cila kërkon një marrëdhënie politike te zeshme, por eshte bërë e pamundur pasi këto vende mbështesin terrorizmin. Prandaj ne do të jemi të qartë: nuk do të ketë bashkëpunim të sigurisë, jo rihapje ambasadash, apo ndonjë rol për disa vende që kanë filluar së fundmi duke thënë se ata do të marrin pjesë në zgjidhjen e problemit në Siri, për aq kohë sa nuk do të priten marrëdhëniet e tyre me terrorizmin dhe terroristët, në mënyrë të qartë, të saktë dhe të padyshimtë. Vetëm atëherë do të jetë e mundur të flitet për hapjen e ambasadave.

Sistemi politik perëndimor është i paaftë për të prodhuar burra shteti

Kjo marrëzi perëndimore nuk është e re. Unë ende e mbaj mend temën e dezertimeve që kurrë nuk e përmenda në fjalimet e mia dhe që më është dërguar vetëm në një pyetje në të cilën unë u përgjigja. Kjo temë është harruar tani, kështu që është mirë ta mbani mend atë, veçanërisht pasi thamë se nuk ishte me rëndësi të madhe për ne, por me të vërtetë është. Në të vërtetë, (mendoj se) dhjetëra – disa thonë qindra, sidoqofte – njerëzit pa ndjenja kombëtare ose të paguar nga jashtë, ishin të fshehur në shërbimet e ndryshme të shtetit. Ne nuk dinim asgjë rreth tyre dhe nuk mund ti dallonim ata që ishin të afruar me shtetin e tyre dhe ata që nuk ishin, pa dhene informacionin me te vogel. Imagjinoni që gjatë gjithë këtyre viteve, këta njerëz ishin në zemër të (shteteve) organizatave, duke vepruar si kolonë e pestë dhe duke komplotuar për interesat e këtyre shteteve të huaja. Pra, cila ishte situata? Me gjithë sigurinë, situata ishte shumë e vështirë. Si mund tu thoshim atyre se ju nuk jeni patriotë dhe jo i besueshëm, dilni (nga shërbimet tona) të Shtetit, në mënyrë që të mund të punojmë siç duhet (pasi që ne nuk e dinim identitetin e tyre)?
E pra, këta liderë perëndimorë në marrëzinë e tyre vepruan kështu. (Këto tradhtarë) nuk kanë dalë vetëm nga shërbimet shtetërore, por nga i gjithë vendi. Ata në të vërtetë bënë një operacion pastrimi, të paprecedent, që ne nuk do të kishim mundur të bëjmë. Kjo do të thotë, pavarësisht nga pikëpamjet e dallimit në mes të njerëzve dhe midis vendeve, gjithmonë ka pika të konvergjencës. Prandaj mund të them se Perëndimi i mbështeti këto dezertime, dhe ne gjithashtu qëndronim pranë tyre dhe u bashkuam me ata në atë gje! Ne nuk bëjmë dallime në gjithçka, dhe ne kemi rënë dakord për këtë pikë.
Normal që ka edhe sanksione kundër Sirisë, edhe nëse ato janë dytësore. Perëndimi gjithashtu donte të ndëshkonte Rusinë me sanksione, por humbi më shumë se Rusia ka humbur. Në fund, kjo fuqi e madhe menjëherë kompensoi humbjet e saj nga marrëdhëniet e saj me vendet e tjera me rritjen e prodhimit lokal në sajë të ekonomisë së saj të larmishme, me territorin e saj të gjerë dhe me shumëllojshmërinë e burimeve natyrore. Është Rusia që fitoi. Kështu, për të paktën njëzet vjet, Perëndimi ka vazhduar të tregojë budallallëkun e tij, si pasojë e arrogancës që e karakterizon atë. Perëndimi ka burime të mëdha dhe aftësi të shkëlqyera në çdo fushë, por për shkak të mungesës së mençurisë, ai nuk përfiton prej tyre. Prandaj ai shkon nga një gabim në tjetrin, nga një problem në tjetrin, nga një fund i vdekur në tjetrin dhe i mbulon me gënjeshtra. Duket se sistemi politik perëndimor nuk është më në gjendje të prodhojë burra të vërtetë shteti.
Sa i përket shoqërisë perëndimore, është e pamohueshme që ajo është e pasur dhe e përparuar në të gjitha aspektet e jetës. Është një fakt që ne nuk e mohojmë. Dhe është në gjendje të prodhojë (edhe më shumë). Por sistemi i tij politik lejon vetëm ata që u shërbejnë elitave politike, ekonomike, financiare apo elitave të tjera për të pasur akses në cdo kontroll. Prandaj rezultatet janë ato qëshohim sot .

Themelet e politikës siriane

Cilat janë bazat mbi të cilat mbështetet politika siriane dhe veçanërisht në atë fazë, në fazën e luftës?
Së pari: Gjithçka në lidhje me fatin dhe të ardhmen e Sirisë varet 100% nga sirianët, jo 99% dhe disa, por 100%. Edhe miqtë tanë e miratojnë qartë këtë diskurs. Ne pranojmë këshilla nga kudo që na vijnë, por vendimi përfundimtar mund të jetë vetëm ai sirian.
(Së dyti): Uniteti territorial i Sirisë është një nga dëshmitë që absolutisht nuk pranon asnjë debat apo diskutim.
(Së treti): Identiteti kombëtar sirian është i padiskutueshëm, por thelbi i këtij identiteti është arabizmi në kuptimin e saj civilizues dhe unifikues të të gjithë fëmijëve të vendit dhe të të gjithë sektorëve të shoqërisë.
Së katërti: Ne nuk do të lejojmë në asnjë rrethanë që armiqtë, kundërshtarët apo terroristët të kalojnë nëpër politikë, pra atë që ata nuk mund të arrijnë në terren përmes terrorizmit.
Pika e fundit: Lufta nuk do të ndryshojë parimet tona. Çështja palestineze mbetet thelbësore për ne, Izraeli është akoma armiku që ka okupuar territoret tona dhe ne gjithmonë mbështesim çdo rezistencë në rajon për aq kohë sa është e vërtetë dhe jo e falsifikuar, sic është rasti i disa lëvizjeve të rezistencës.
Zonja dhe zoterinj,
Në këtë lufte ne po luftojmë në shumë fronte dhe në shume fusha për të mposhtur komplotin terrorist dhe për të rivendosur paqen dhe sigurinë në Siri. Ne duhet ta kemi të qarte se zgjerimi i saj është në një anë të caktuar, për shkak të frikës të armiqve dhe kundërshtarëtve tanë për të parë Sirinë të bëhet shumë më e fortë se ajo që ishte para luftës. Kjo është arsyeja pse duhet të punojmë seriozisht për të ndërtuar të ardhmen e Sirisë në themele të forta: një Siri e lirë, e fortë, e pavarur, ku terrorizmi, ekstremizmi, tradhtarët dhe agjentët e huaj nuk kanë vendin e tyre. Dhe kjo është arsyeja pse duhet ta kuptojmë se puna e bërë do të jetë garancia e besnikërisë sonë ndaj vlerave, traditave dhe interesave të Sirisë dhe sirianëve.
Ju uroj suksese në misionet dhe në konferencën tuaj.
Paqja qoftë mbi ju.



Burimi : Gazeta İmpakt