Rishikimi i politikave imperialiste të James Petras: Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe Lindja e Mesme

  • None
nga Stephen Lendman | Publikuar në Prill 7, 2014, mesnatë

Nga Stephen Lendman

 

Është më e mira e Petras. Është një lexim i rëndësishëm. Përfshin tema me rëndësi jetike. Petras u tregon lexuesve atë që ata kanë nëvojë të dinë. Analiza e tij është e përkryer. Më poshtë është një përmbledhje  e atyre që ai ka thënë.

Uashingtoni dhe Izraeli janë partnerë imperisalistë prej shumë kohësh. Petras bën disa nga analizat më të mira për ta shpjeguar këtë.

Përmbledhje: Shteti i Perandorisë

Në vitet ’90 aventurizmi perandorak u rrit. Më 11 Shtator u përshpejtua. Luftërat ndoqën njëra-tjetrën. Ato vazhdojnë “të papenguara nga Kongresi apo kundërshtitë publike në një shkalë të gjërë,” tha Petras.

Të paktën deri më tani. Kundërshtimi mbarëpopullor ndaj Obamës për luftën në Siri e shtyu atë. Por, ajo mund të rifillojë në çdo moment. Gjithsesi, ndoshta kjo është vetëm një zhurmë.

Luftërave të tjera mund të pasojnë. Nga ana e Iranit po përgatiten. Kriza e Ukrainës dhe pasojat e ndërrimit të regjimeve rajonale ndodhën përtej afatit kohor  të librit të Petras.

Ai është një kontribues i çmuar në sqarimi e shtypit për të ardhmen e krizës ukrainase. Premton të jetë një analizë përfundimtare e asaj që ndodhi; pse ka rëndësi dhe çfarë mund të vijë më pas. Shih shpalljen e të dhënave për Sqarimet për Shtyp.

Zionistët dhe ushtarakët i përcaktojnë objektivat e tyre imperialiste si vijon, thotë Petras:

“(1) shkatërrimi i regjimeve dhe shteteve (si dhe ushtritë e tyre, policinë dhe burokracitë e qeverisjes civile) të cilat i janë kundërvënë aneksimi të Palestinës nga Izraeli;

(2) rrëzimi i regjimeve që promovojnë politika kombëtare të pavarura, që i kundërvihen apo kërcënojnë regjimet monarkiste kukulla të Gjirit Persik; dhe

(3) duke mbështetur lëvizjet anti-imperialiste, laike apo nacional-islamiste nëpër botë.”

Rezistenca ishte më e madhe se sa e kishin menduar. Lufta afgane e Uashingronit është më e gjata në historinë e tij. Nuk shfaq shenja të përfundimit.

Iraku dhe Libia mbeten qëndra të dhunës. Lufta e Obamës në Siri ka hyrë në vitin e saj të katërt.

Qëllimi i Izrelit nuk është të krijojë vakume politike. “Është shkatërrimi i armiqve të tij. Çfarë vjen më pas është problem i tjetër kujt.”

Tel Avivit i pëlqen të marrë Uashingtonin për të zhvilluar luftërat e tij. Ajo që Izraeli dëshiron më shumë është të shkatërrojë Iranin. Nesë Amerika do ta bëjë apo jo, mbetet për t’u parë.

Kushtet ekonomike të Amerikës më përpara kanë qënë ndryshe nga ato të tanishmet. Dredhitë i bëjnë liderët e Amerikës të hezitojnë para se të ndërmarrin dicka që mund të shkaktojë më shumë dëm se dobi.

Në të njëjtën kohë, opinioni publik është i lodhur nga luftërat.  Shpenzimi i shumave të mëdha dëmton mirëqënien e tyre.

Një raport i Peë Research në fund të vitit 2013 konfirmon hendekun midis “elitës dhe opinionit publik,” thotë Petras.

“Me një diferencë të madhe (52% me 32%) publiku ra dakord se Amerika duhet të shoh punën e vet në çështjet ndërkombëtare dhe t’i lërë vendet e tjera që të bëjnë sëbashku më të mirën e tyre,” shpregoi ai.

Në vitin 2002, një 30% i vogël kundërshtoi pengesat e huaja. Kohërat kanë ndryshuar në mënyrë dramatike.

Mbi 80% e amerikanëve e kundërshtojnë luftën e Uashingtonit në Afganistan. Zgjatja prej 14 vitesh është e tepërt.

Shumica duan që t’i vihet rëndësi probleme të brendëshme. Ata duan vende pune të sigurta. Dhe vende te reja pune. Ata duan paga të mira. Ata duan që qeveria e tyre t’u shërbejë interesave të tyre në mënyrë të barabartë.

Ata e përbuzin Ëall Street-in. Ata i refuzojnë luftërat e reja imperialiste. Nëse ata do t’i ndalojnë është çështje tjetër.

Amerika është e dhënë pas luftës. Është mënyra kombëtare për të kaluar kohën.  Politikbërësit besojnë se lufta është paqe. Imperializmi jashtë kontrollit e reflekton këtë.

Në të njëjtën kohë, antipatia publike për luftërat e Obamës e dobëson aftësinë e tij për të ndërmarrë luftëra të reja. Nëse 11 Shtatori mund të ndryshojë gjërat, ndoshta mbetet për t’u parë.

Në vitin 2001 oreksi i publikut për luftë ishte më i madh se tani. “Lodhja nga ndërhyrjet,” – thotë Petras, i bën shumë amerikanë të kërkojnë paqe.

Ata janë të lodhur nga aventurizmi perandorak i pafund. Ata po vuajnë duke e ndjekuar atë. Sipas Petras ata filluan të:

“(1) t’i japin përparësi zgjedhjes së vendeve ku do të angazhoheshin;

(2) të ndryshojnë instrumentet e tyre diplomatike, politike dhe akonomike të detyrimit; dhe

(3) të kufizojnë ndërhyrjen në shkallë të gjërë dhe për një një kohë të gjatë, në rajonët ku përfshihen interesat strategjike të Amerikës.”

Uashingtoni nuk do të jetë më i butë. Nuk ka ndërruar një faqe të re. Ta bëjnë botën më të sigurtë për përfitime luftë është akoma politika e tyre.

Frika është ushqyer. Është përdorur për të prodhuar miratim. Është më e ashpër se më parë. Nuk i ndalon ata nga gënjeshtrat. Kërkohen më shumë përpjekje.

Pushtime në shkallë të gjërë janë shmagur. “Përhapja e forcave speciale” zevendësuese.  Pra bëjnë politika destabilizuese.

Ukraina është Ekspozita A. Rreth 5 miliard dollarë  u shpenzuan për të zëvendësuar qëverisjen demokratike me ektremistët fashistë ultranacionalistë.

Shuma ndryshon në krahasim më qindra miliardat e shpenzuara në Afganistan dhe Irak. Po ndryshon Kievin më çmim të lirë.

Jo gjithmonë funsionon. Luftërat mbeten opsioni i fundit. Libia është modeli optimal. Duke penguar  dhe duke u futur frikën forcave përfaqësuese në terren.

 Planet ndoshta parashikojnë taktika të ngjashme edhe në Siri. Objektivat mbeten të njëjtë. Petras identifikon “të paktën njëmbëdhjetë konfliktë sot, të vogla ose të mëdha që angazhojnë perandori-ndërtuesit amerikanë në një masë të madhe ose të vogël.”

Ato përfshijnë “Ukrainën, Tailandën, Hondurasin, Kinën-Japoninë-Korenë e Jugut, Iranin-Shtet e Gjirit [Persik]/Izraelin, Sirinë, Venezuelën, Palestinën-Izraelin, Libinë, Afganistanin dhe Egjiptin.”

Obama është më selektiv në zgjedhjen e shënjestrave të reja.  Ai ka marrë shumë para për t’i shpenzuar.

Reduktimi i borxheve kufizon bllokun e hapur të çeqeve për të bërë luftë. Forcat speciale në 120 vende e bëjnë atë më të lirë nëse është e nëvojshme. Të njëjtën gjë bëjnë elementet e CIA-s që operojnë virtualisht kudo. Kina dhe Rusia janë objektivat e fudit të Uashingtonit. Është e vështirë të imagjinosh një luftë ndaj njërit prej tyre.

Shtetet fqinje bashkëpunuese shërbejnë si zevendësues. Të njëjtës gjë i shërben rrethimi i tyre me baza amerikane. Dobësimi dhe izolimi i tyre ka shumë rëndësi.

Ndoshta ndryshimi i regjimit nga mijëra është strategji politike. Stategjia është afatgjatë. Mashtrimi mund të mposhtë axhendën e Uashingtonit.

Ndoshta Kina dhe Rusia e kanë ndërmend ta lënë Amerikan të shpenzoje deri sa të falimentojë. Në të njëjtën kohë ata kanë problemet e tyre për të zgjidhur.

Uniteti mes tyre si aleatë afërmendsh është mbrojtja e tyre më e mirë. Amerika bën më shumë armiq se as miq. Ndikimi i saj është në rënie.

Ylli i Kinës po rritet. Rusia shpreson të ngjitet në të njëjtën kohë. Si do të shkojnë gjërat në Ukrainë mbetet për t’u parë. Është e paqartë nëse Amerika do të mbizotërojë.

Beteja për shpirtin e Ukrainës vazhdon. Është afatgjatë. Rusia tërhoqi një vijë të kuqe. Po mbron interesat e saj jetike në mënyrë të përgjegjshme. Putini nuk po synon Uashingtonin. As nuk duhet ta bëjë.

Obama ka një tiger me bisht. Ai po flë me fashistët ekstremistë. Ata kanë mëndjen e tyre. ai mund të ketë kafshuar më shumë se a ka mundësi.

Durimi i Putinit mund ta mposhtë atë. Zemërimi publik ukrainas mund të mposhtë atë. Është e paqartë se si do të shkojnë gjërat. Duke ditur se nuk ka një alternativë tjerër për momentin. As në pjesë të tjera të botës. As supërfuqitë nuk mund të mbizotërojnë kudo, gjithë kohën. Ato mësojnë. Nganjëherë në mënyrën e vështirë.

Luftërat e Obamës e kanë bërë Amerikën më të dobët. Luftëra të reja mund të jenë kundërproduktive. Asgjë nuk do të zgjidhet së shpejti.  Përpjekjet e mëdha janë afatgjata.

Spartanët modernë mund dorëzohen si ata të hershmit. Të jetosh me shpatë, zakonisht do të thotë të humbasësh në të njëjtën mënyrë. Amerika mund të konsumojë vetën deri në vdekje. Hegjemonistët rrezikojnë të mashtrohen dhe të dështojnë.

Obama “u mbështet në ndërhyrje më të shumëllojshme se sa paraardhësi i tij,” tha Petras. Ai u mbështe më shumë te aleatët europianë.

Franca mori drejtimin në Afrikë. Uashingtoni don që Japonia dhe Koreja të mbajnë një barrë më të madhe në Azi.

“Rrethimi dhe kufizimi i zgjerimit ekonomik të Kinës është pjesë e strategjive afatgjata të Amerikës,” tha Petras.

Kontrolli në Lindjen e Mesme dhe “minimi i Iranit” është përparësi. “Dobësia kryesore strategjike në politikën e ndërtimit të perandorisë amerikane qëndron në mungesën e mbështetjës së brendëshme.”

Fuqia zioniste mbetet karta e rrezikshme. Është e ngulitur thellë në Uashington. Mbështetja e mediave është e madhe. Pra janë interesa të mëdha në lojë.

Lufta është mënyra e tyre kombëtare për të kaluar kohën. Nxitja e opinionit publik është mbrojtja më e mirë kundër saj.

Ringjallja e tij tani është më e nevojshme se kurrë. Metafizika Ushtarake e regjimit të Obamës hedh poshtë Mundësitë Diplomatike. Obama i jep prioritet luftës para diplomacisë.  Ai kurrë nuk e humbët një mundësi.

Zevendësimi i qeverive të pavarura me qeveri servile pro-Perëndimore është prioriteti i tij. Kundërshtarët janë të rrënuar dhe të shkatërruar. Hegjemonistët veprojnë në këtë mënyrë.

Mundësitë për paqe janë të përçmuara. Shtypja ka përparësi. Obama sakrifikoi një “Marrëveshje të Madhe” me Iranin për t’i shërbyer Izraelit. “Grabitja e tokave” nga Izraeli mbizotëron  bisedimet për “paqe” mes Izraelit dhe palestinezëve.

Destabilizimi i Venezuelës është parësore. Ndryshimi i regjimeve ka më shumë rëndësi se sa marrëdhëniet normale.

Mashtrimet e Snoëden-it për llogari të Obamës kanë ngjalluar Luftën e Ftohtë,” tha Petras.

Lufta e Obamës po e shkreton Sirinë. Mund të vazhdojë për një dhjetëvjeçarë a dy. Luftëtarët talebanë nuk tregojnë lodhje në betejë.

Përmbajtja e Kinës mund të çojë në humbje të pozicionit. Mundësitë e humbura të Amerikës nuk mund të rishfaqen. Të paktën jo së shpejti.

“Pikëpamja mbi botën e regjimit të Obamës është një pasqyrë në një dhomë  boshe,” tha Petras. “Nuk mund të shoh dhe të kenaqë interesat e rivalëve, konkurentëve apo kundërshtarëve, pavarësisht sa të rëndësishëm janë ata për çdo kompromis kuptimplotë.”

Dhënia dhe marrja në politikën botërore reale është krejtësisht e huaj për të Zgjedhurit e Popullit në botë.” Ata dinë vetëm si të vendosin pushtetin dhe si të krijojnë fakte ushtarake, edhe nëse ata shpenzojnë dhjetra vite, miliarda dollarë dhe miliona jetë njerëzish në një luftë pafund, duke u ankuar për humbjet në tregje mes dështimeve diplomatike.”

Në epitafin e regjimit të Obamës do të shkruhet:

“Ata i bënë luftërat.

Ata Humbën.

Ata i kthyen miqtë në armiq.

Të cilët u bënë miqtë e armiqve tanë.

Ata qëndruan të vetëm, në izolim të shkëlqyer.

Dhe thanë se ishte zgjedhja e tyre e vetme.”

 

Rënia e Amerikës (dhe e gjithë të tjerëve...)

Amerika e pas 11 Shtatorit “ka vuajtur nga një sërë humbjesh ushtarake, ka parë rënie ekonomike, dhe tani po përballet me konkurencë serioze dhe mundësinë e humbjeve ushtarake të metejshme,” tha Petras.

Disa analistë besojnë se rënia e Amerikës ka filluar dekada më herët. Sa më të mëdha të jenë teprimet, aq më shpejt venitet avantazhi ekonomik dhe politik.

Amerika bën më shumë armiq se sa miq. Qëllimi i saj është të izolojë Rusinë, Kinën dhe vendet e tjera të pavaruara. Mund të përfundojë duke e qëllur vetën gjatë përpjekjes.

Vendet e Amerikës Latine e kundërshtojnë agresivitetin e SHBA-ve. Ata me shumicë dërrmuese i kanë kundërshtuar përpjekjet për të larguar qeverinë e Venezuelës.

Në fund të marsit, anëtarët e Organizatës së Shteteve Amerikane (OSHA) nuk pranuan të dëgjojnë ligjvënësen fshiste Maria Corina Machado duke diskutuar mbi vazhdimin e dhunës së manipuluar nga Uashingtoni.

Ajo është kundër qeverisjes demokratike. Ajo mbështeti grushtin e dështuar të shtetit në muajin prill të vitit 2002 kundër Hugo Chavez.

Ajo është e përfshirë në nxitjen e dhunës në vazhdimësi. Anëtarët e Asamblesë Kombëtare të Venezuelës kërkuan hetimin e saj.

Ata duan që ajo të akuzohet për tradhëti dhe nxitje të krimit. Ajo po provokon luftën civile, thanë ata. Ajo është e preferuar nga Uashingtoni.

Uashingtoni ka humbur ndikimin aziatik në Kinë. Në të njëjtën kohë ka forcuar lidhje ushtarake me Japoninë, Filipinet dhe Australinë.

E njëjta gjë në fusha të tjera. Perandoritë nuk zhduken lehtë. Në të njëjtën kohë, ato nuk zgjasin përgjithmonë.

Në fund, ato të gjitha vdesin. Amerika nuk do të jetë një përjashtim. E as nuk ka pasur  në të kaluarën.

Uashingtoni qëndron krejtësisht i vetëm kundër Kubës, thotë Petras. Kombet e Organizatës së Shteteve Amerikane “nuk janë më një parajsë e Amerikës.”

Në të njëjtën kohë, raportimet për rënien e perandorisë së Amerikës janë “të tepruara... Nuk ka asnjë tendencë perandorake apo anti-perandorake moderne të tanishme në horizont.” Shpjegon Petras.

Në terma afatgjatë është çështje tjetër. Shekulli i 21-të filloi si shekulli i Amerikës. Mund të përfundojë si shekulli i Kinës.

Imperializmi kibernetik: Llogjika pas spiunimit masiv: Perandoria dhe imperializmi kibernetik.

Zbulimmi i Edëard Snoëdenit për spiunazhin e NSA-së lidh pika të rëndësishme për miliona. Është një dhuratë që vazhdon të japë.

Ai shpjegoi atë që të gjithë duhet ta dinë. Duke bërë këtë “provokoi protesta të shumta dhe indinjatë. Kërcënime për lidhjet mes aleatëve të mëparshëm perandorakë,” tha Petras.

Obama kryeson një aparat shtetëror policor. “Një nga përbërësit (e tij) esencialë (është) një aparat apiunazhi i pavarur nga çdo pengesë ligjore apo kushtetuese,” shpjegoi ai.

Big Brother-i i shikon të gjithë. Pretendimet nuk shpjegohen ndryshe. Mbikqyrja elektronike dhe ajo e telekomunikacionit është gjithpërfshirëse. Është e përhapur. Ajo synon të gjithë më interës potencial. Ajo operon globalisht. Është një fuqi në vetvete. Është e papërgjegjshme.

Me përparimin e teknologjisë, kjo premton të jetë akoma më keq. Askush nuk mund t’i shpetojë syrit të tij vëzhgues.  Monitoron liderët botërorë. Dekodifikon dokumentet e kodifikuara.

Dëgjon thirrjet telefonike. Monitoron email-et dhe mesazhet. Ajo ka akses në të dhënat financiare dhe mjekësore.

Bën spiunazh për të pasur përparësi ndaj konkurentëve të huaj. E bën këtë me lehtësi elektronike.

Përfshin aksione të mëdha. Perandorive u duhet të bëjnë shumë përpjekje për të mbajtur atë që kanë. Ata duan që fuqia e tyre të zgjerohet.

Ata duan kontroll total të pakundërshtueshëm. Ata duan atë që nuk është e lehtë të merret.

“Lufta globle kundër terrorit (GËOT) u bë një formulë e hapur për lordët e luftës civile, ushtarakët dhe zionistët që të përhapur qëllimin dhe kohëzgjatjen e luftës së hapur dhe spiunazhit,” tha Petras.

Kjo “siguron kuadrin ideologjik për një shtet policor të bazuar në konceptin totalitar që “çdo gjë dhe gjithçka është e lidhur me njëra-tjetrën” në një sistem global, duke kërcënuar shtetin.

“Kjo pamje totalitare ushqen llogjiken e NSA-së që lidh armiqtë, kundërshtarët, konkurrentët dhe aleatët.”

Një botë e Big Brother-it nuk është e përshtatshme për të jetuar. Ekziston. Kërkon plotfuqishmëri. Dëshiron kontrollin absolut. Liritë civile dhe të drejtat e njeiut hidhen poshtë në këtë proces. Ato zhduken.

Shteti Policor: Themelimi i brendëshëm i Perandorisë- duke farkëtuar komplote terrori.

Armiqtë e Amerikës janë e vetmja gjë që që ajo krijon.  Lufta e saj kundër terrorit është e rreme. Është krijuar për të nxitur frikën .

Propaganda mbështetëse tërbon. Mediat kryesore marshojnë përkrah njëra tjetrës. Ata monitorojnë  çfarë denoncimi kërkon.

Dhe e bëjnë këtë pa prova mbështetëse.  Dërdëllisin gënjeshtra zyrtare . Dhe i përsërisin ato deri në  marrjemendsh.

Kërcënimet e supozuara globale janë mashtrime në fytyrën e tyre . paralajmërimet përsëriten. Gënjeshtrat zëvendësojnë të vërtetën. Ato kanë punuar për këtë shumë kohë më parë .

Shumica e njerëzve do të mashtrohen gjithsesi. Shumica as që u kushtojnë vëmendje në asnjë lloj mënyre.

 Duke trumbetuar shprehjen tipike kërcënim terrorist dhe duke ja mveshur kësaj zbulimet nga NSA, Obama shpreson që të ri- legjitimojë aparatin e shtetit policor, thotë Petras .

Në të njëjtën kohë , ai mundohet të mbulojë pislliqet ( e tij ), politikat më të pandershme, të urryera, si dhe burgosjen e ashpër të informatorëve të qeverisë dhe humbjet e dështimet të cilat kanë ndotur perandorinë në periudhën aktuale në fushën politike, diplomatike dhe ushtarake.

Petras e quan Obamën Master të mashtrimit. Ai është e kundërta polare nga ajo që përkrahësit mendojnë se është. Ai ka në plan të reja. Ai e shkatërroi ekonominë. Ai ka plaçkitur pasurinë e vendit. Ai ka çuar numrin në miliona të papunë. Varfëria, të pa strehë dhe uria u rrit nën hundën e tij. Ai po e çon Amerikën drejt tiranisë së çelur.

Interesat monetare janë vetëm për të. Ai gëzon pasurinë, pushtetin dhe privilegje. Ndërsa lejon që nevojtarët të shkojnë të lypin.

Ai shkatërroi të drejtave e nënpunësve që i patën fituar me aq mund. Ai dëshiron që arsimi të industrializohet.  Dëshiron që ta kthejë atë në një tjetër qendër fitimi e biznesi.

Ai u ka shpallur luftë disidentëve, muslimanëve, emigrantëve latin, dhe aktivistëve të mjedisit dhe për  të drejtat e kafshëve të quajtur ndryshe terroristë.

Ai është një mashtures. Petras e pati gozhduar atë që para marrjes së detyrës. Ai e quajti atë “mishërimi përsosur i njeriut të besimit Melville.” Ai zgjedh xhepin tuaj. Ai falenderon kur ju dërgon për në luftë.

Ai refuzon nevojat e njeriut. Ai injoron parimet e ligjshmërisë. Ai shpreh keqardhje për vlerat demokratike. Ai nuk toleron asnjë në shtëpi apo jashtë vendit të tij. Ai zgjedh luftën kundrejt lirisë. Zgjedh rritjen e shtetit policor ndaj masës së opozitës.

Historitë e fundit të Amerikës dëshmojnë për një “ ngritja e shtetit policor” thotë Petras. Diktati udhëheq. Asnjë opozitë pro demokracisë nuk mund të përballet me të. Ka dalur jashtë kontrollit tashmë.

Bashkëpunimet partizane e mbështesin atë. Edhe media gjithashtu. Ç’do kush mund të etiketohet për çfarë do lloj arsye ose për asgjë. Ligjet kushtetuese nuk kane rëndësi. Rregulla arbitrare e kanë zëvëndësuar atë .

 “Ky është realiteti i pëditshëm në Amerikë” thotë Petras. Është e pamohueshme.  Obama vazhdon me vrasje dhe me më tepër se kaq. Mediat kryesore vazhdojnë të përhapin frikë. Kërcënime të rreme vazhdojnë. Kundërshtimi vazhdon të kriminalizohet. Lufta kundrejtë paqes.

Pjesa e dytë vazhdon tek libri i ri i Petras.

Stephen Lendman

Stephen Lendman jeton në Çikago. Ai mund të kontaktohet në lendmanstephen@sbcglobal.net .Libri i tij i ri titullohet: