El-Xhelili dhe më pas: Çlirimi i tretë dhe i fundit

Publikuar në Shta. 8, 2017, 2:13 a.m.

Sepse fronti i Sirisë jugore do të jetë porta e ferrit për ekzistencën e Izraelit në të ardhmen. Qoftë kjo fitore e gëzuar për Libanin, Sirinë, Palestinën dhe të gjithë popujt arabë! Ndërsa luftëtarët e Rezistencës përpara se të përfundojnë të gjitha përgatitjet për këtë luftë janë në periudhën e pushimit për të mbledhur forcat. Pra, para luftës së tretë çlirimtare...

Për libanezët 25 maji është dita e parë e çlirimit, ndërsa 28 gushti i vitit 2017 është dita e dytë e çlirimit... ndërsa lufta e tretë çlirimtare e Libanit ka filluar me përmbylljen e luftës së dytë çlirimtare gjatë javës së shkuar me pastrimin e gjithë rajonit nga grupimet tekfirxhie.

Po një luftë e tretë çlirimtare... Kjo është lufta e tretë çlirimtare për të risiguruar sovranitetin e popullit libanez dhe të shtetit libanez, lufta e shumë-pritur nga libanezët, arabët dhe të gjithë myslimanët që konsiston në çlirimin e çifliqeve Sheba, të koodrinave Kafr Shuba dhe të shtatë fshateve.

Këtë herë, kjo luftë do të realizuohet duke hyrë nga el-Xhelili dhe kështu do të realizohet lufta e tretë çlirimtare (e cila shpresohet edhe që të jetë e fundit).

Nëse Rezistenca, e cila ka mundur që t’i kthejë popullit libanez territoret e veta që i ishin pushtuar 17 vite më parë, do të bëjë të mundur që t’i kthejë popujve të Libanit dhe Sirisë territoret e tyre nën pushtim do të bëjë të mundur edhe çlirimin e territoreve palestineze.

Hizbullahu, i cili ka hyrë në luftën e Sirisë është mbështetur nga dita e parë dhe deri më tani në faktin që këto fronte dhe fuqi do të shpërbëheshin. Pra, Hizbullahu, i cili lufton kundër terrorizmit në Siri, nga ana tjetër nuk ka anashkaluar as përforëcimin e aftësive të tij në luftën e tij kundër ekzistencës së Izraelit. Udhëheqësi i Hizbullahut, Sejjid Hasan Nasrallah është shprehur shpeshherë se lufta e tyre kundër ekstremistëve tekfirxhinjë është një vazhdim i luftës së tyre kundër Izraelit. Këtë deklaratë e vërtetojnë edhe lotët e derdhur prej Netanyahut për humbjen e ISIS-it në territoret e Sirisë dhe Irakut si dhe bisedimet e Yossi Cohenit, shefit të Mossadit me administratën e Trumpit dhe më pas ka vrapuar drejt Moskës. 

Balanca e El-Xhelitit

“El-Xhelil, el-Xhelil... Ata presin çlirimin e El-Xhelilit dhe Hizbullahu po përgatitet për të marrë kontrollin e el-Xhelilit.” Këto janë fjalët që kanë zgjuar frikë në Izrael dhe i përkasin rabiut Amnon Shahaki i cili ka mbajtur një fjalim në lidhje me balancën e el-Xhelilit. Arsyeja e këtyre fjalëve të rabiut lidhet me një intervistë të Sejjid Hasan Nasrallahut gjatë së cilës ka folur në lidhje me balancën e el-Xhelilit. Në një intervistë që ka dhënë më 15 janar të vitit 2015 për Gassan bin Jiddo, Nasrallah është shprehur kështu në lidhje me përgjigjen e Hizbulahut përsa i përket kërcënimet e Izraelit: “Rezistenca Libaneze do t’i përgjigjet sulmeve të Izraelit jo vetëm duke hyrë në el-Xhelil, por duke kaluar dhe shkuar përtej el-Xhelilit.”

Që prej çlirimit të parë dhe deri sa pati filluar lufta e dytë çlirimtare, fitoren e së cilës jemi ende duke e gëzuar, Sejjid Hasan Nasrallahu përgatiste balancat nxitëse me Izraelin. Kjo balancë pati filluar me Luftën e Korrikut dhe balancën e el-Xhelitit dhe ka vazhduar me sulmin e një baze ushtarake si një kundërpërgjigjre të operacionit Kunejtera. Më pas erdhi edhe balanca Amonjak, e cila nuk ishte e fundit.

Balanca e el-Xhelitit mbart një numër të konsiderueshëm kuptimesh. Sejjid Hasan Nasrallahu e ka përshkruar këtë balancë si skenari i një lufte të ardhshme. Dhe në fakt, sipas këtij skenari kemi parë sesi në filmin “The Day”, viti 2019 koniston në vitin gjatë të cilit Rezistenca do të çlirojë el-Xhelitin. Tashmë, pas çlirimit të dytë, kjo fitore duket gjithnjë e më afër për ne. Ata që nuk mund ta përjetojnë entuziazmin e kësaj fitoreje që do të shënohet kundër armikut izraelit, as nuk mund ta imagjinojë çlirimin e Palestinës. 

Çlirimi i Tretë

Gëzimin e çlirimit të parë e ndejnë më së shumti populli në jug, sepse ata ishin pjesa që kishin vuajtur më së shumti. Ndërsa gëzimin e çlirimit të dytë e përjetuan më shumë populli i Bekaa-s dhe disa fshatra të Sirisë. Sepse këta ishin pjesa që e vuan më së shumti këtë luftë, duke qënë se tokat dhe fermat e tyre ishin të pushtuara. Në të dyja situatat ata nxorrën përjetë tashmë tmerrin e Izraelit dhe ISIS-it nga territoret e tyre dhe nga zemrat e tyre. Kjo ishte një fitore për të gjithë libanezët.

Ndërsa përsa i përket fitores së tretë, me çlirimin e territoreve të Palestinës që ndodhen në pushtim, do të fillojë edhe numërimi mbrapsht për ekzistencën e mëtejshme të Izraelit. Ky gëzim do t’i tejkalojë kufinjtë e Libanit dhe të Palestinës dhe do të përhapet në gjithë territoret arabe dhe myslimane në shkallë të gjërë. Edhe çlirimi i Palestinës është në fund të fundit një fitore për Izraelin, sepse në këtë mënyrë do të çlirohen edhe çifliqet Sheba dhe kodrinat Kafr Shuba. Këto janë territore libanez që shtrihen deri në 120 kilometra katrorë. Në këtë sipërfaqe gjenden Mallikija, Jeruzalemi, en-Nebi Jusha, Ibl el-Kamh, Salha dhe Tebriha, si dhe shumë çifliqe që janë marrë nga Libani që prej vitit 1920. Këto territore i janë bashkëngjitur territoreve të pushtuara të Palestinës. 

Izraeli ndihet i shqetësuar në lidhje me përvojën që ka fituar Hizbullahu gjatë pjesëmarrjes në luftën e Sirisë dhe ka plotësisht të drejtë të shqetësohet edhe për njësitë ushtarake detare moderne që Hizbullahu posedon tashmë. Izraeli, i cili me të drejtëështë i shqetësuar me faktin se Sejjid Husi i ka dhënë fjalën sejjid Hasan Nasrallah se “do të mbështesë Hizbullahun dhe Palestinën”  ka shfaqur shqetësim edhe në lidhje me përfshirjen e ushtrisë siriane për çlirimin e Kodrinave të Golanit deri në Tibaris. Sipas gazetës Haaretz, populli izraelit do t’i shohë edhe ditët kur të mbetet rob në duart e Hasan Nasrallahut. Sepse lufta e ardhshme do të zhvillohet në territoret palestineze për të cilat kanë mall arabët dhe myslimanët.

Sipas ish amabasdorit të Amerikës në Damask, Robert Ford Siria e ka fituar luftën. Kjo pikëpamje e këtillëështë ajo që edhe ne e kemi dëshmuar vetë në terren. Ndërsa Hizbullahu jo vetëm që ka fituar luftën kundër tekfirxhinjve, por ka fituar edhe luftën kundër Izraelit. Sepse fronti i Sirisë jugore do të jetë porta e ferrit për ekzistencën e Izraelit në të ardhmen. Qoftë kjo fitore e gëzuar për Libanin, Sirinë, Palestinën dhe të gjithë popujt arabë! Ndërsa luftëtarët e Rezistencës përpara se të përfundojnë të gjitha përgatitjet për këtë luftë janë në periudhën e pushimit për të mbledhur forcat. Pra, para luftës së tretë çlirimtare...



Burimi : Alwaght / Medya Şafak