Dijetarët sunitë vizitojnë Xhaminë e Zonjës Fatime Masuma në Kum

Publikuar në Shta. 7, 2017, 12:38 a.m.

Një delegacion i dijetarëve sunitë nga provinca iraniane e Kurdistanit bëri një vizitë në disa qendra fetare në Kum duke përfshirë edhe Xhaminë e Shenjtë të zonjës Fatime Masuma (a.s.)  dhe diskutuan çështjet që lidhen me Unitetin Islam.

Një delegacion i dijetarëve sunitë nga provinca  iraniane e Kurdistanit bëri një vizitë në qytetin Kum të hënën më 28 gusht dhe diskutoi çështjet e vazhdueshme lidhur me Botën Islamike.

Gjatë këtij udhëtimi, Mamousta Abdullah Abdullahi,  imami i cili shërben në Baneh, Mamousta Sejjid Ali Ahmadi, ligjërues në Seminar dhe Mamousta Abdulrahim Ahmadi, dekan i Seminarit  Piromar në Kurdistan vizituan qendra të ndryshme fetare në Kum dhe u njohën me aktivitetet e tyre.

Ata filluan programin e tyre duke vizituar Xhaminë e Shenjtë të Zonjës Fatime Masuma (a.s.) në Kum.

Më vonë ata vizituan Universitetin e Feve dhe Denominacioneve dhe u takuan me profesorët e tij. Dijetarët musliman suni u njohën me departamentet e ndryshme të universitetit dhe kurset e tyre të vazhdueshme arsimore.

Në fund të vizitës, dijetarët muslimanë sunitë dhe shiitë diskutuan mënyrat për të nxitur afërsinë midis sekteve Islame, duke theksuar nevojën për të vepruar në zgjidhjet aktuale, në vend që vetëm të flasin për ide të tilla.



Burimi : Hawza News