Mesazhi i Udhëheqësit Suprem të Revolucionit Islamik drejtuar vizitorëve të Qabesë

Publikuar në Shta. 3, 2017, 12:37 p.m.

“Bismil-lahi Rrahmani Rrahim

Val Hamdulilahi Rabil-Alemin, Va Salatu Va Salamu Ala Sejedina Muhammed Khatem ul Nabijin va Ale Al Taherin va Sahabel Muntexhebin”.

Në emër të Zotit Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botëve! Përshëndetje dhe selame për hirësinë e tij Muhammedin, vulën e pejgamberëve,  për Familjen e Tij të pastër dhe shokët e tij besnikë!

Falenderojmë  Allahun e Madh që edhe këtë vit u mundësoi miliona muslimanëve nga e gjithë bota të kryejnë ibadetin e Haxhit, për të përfituar nga mirësitë e panumërta të tij dhe në ditët dhe netët, orët e të cilave janë aq të shtrenjta e të pasura, si një eksir mrekullibërës të pastrojnë zemrat dhe shpirtrat e tyre pranë shtëpisë madhështore të Zotit dhe të kryejnë me përpikmëri ibadetet, zikrin dhe  duatë e tyre.

Bejtullahi - Shtëpia e Zotit

Haxhi është një ibadet plot të fshehta dhe Qabja e Shenjtë është një vend plot me begati hyjnore dhe simbol i të dukshmes dhe të padukshmes së Zotit të Plotfuqishëm. Haxhi mund të ngrejë lartë pozitën morale të njeriut besimtar dhe të formojë një njeri të ndritur e me vlera të larta dhe t’a shndërrojë atë në një element të ditur, të guximshëm, aktiv dhe luftëtar. Në këtë ibadet madhështor e të pakrahasueshëm, shpalosen shumë aspekte shpirtërore, politike, personale e sociale, për të cilat sot shoqëria islame ka nevojë më shumë se kurrë. Nga njëra anë, magjia e materializmit po shtrihet dhe zgjerohet duke shfrytëzuar mjete të sofistikuara , ndërsa nga ana tjetër, politikat e sistemit sundues synojnë të nxitin përçarjet dhe luftën mes myslimanëve, duke i kthyer vendet islame në një xhehenem të pasigurisë dhe mosmarrëveshjeve.

Haxhi mund të jetë ilaçi kurues i këtyre dy sëmundjeve të mëdha të Ummetit Islam. Haxhi mund të pastrojë ndryshkun nga zemrat dhe t’i mbushë ato me dritën e besimit dhe diturisë dhe t’i hapë sytë para realiteteve të hidhura të botës islame, të forcojë vullnetet për tu përballur me këto realitete, t’i forcojë hapat e të përgatisë duart dhe mendjet për një lëvizje madhështore. Sot, bota islame është përfshirë nga pasiguria, pasiguria morale e shpirtërore dhe pasiguria politike.

Faktori kryesor i kësaj situate është neglizhenca jonë dhe sulmet e pamëshirshme të armiqve. Ne, përballë agresioneve të armiqve mizorë nuk zbatuam obligimin tonë fetar dhe logjik.  Harruam edhe ashpërsinë ndaj armiqve, edhe mëshirën ndaj njëri-tjetrit. Si rezultat, armiku sionist zbaton komplote në zemër të gjeografisë së Botës Islame, ndërsa ne harrojmë detyrën primare që është shpëtimi i Palestinës dhe hidhemi në luftëra të brendshme në Siri, Irak, Jemen, Libi dhe Bahrejn dhe përballemi me terrorizmin në Afganistan, Pakistan etj.

Udheheqësit e shteteve islamike si dhe personalitetet politike, fetare dhe kulturore të Botës Islame duhet të mbajnë mbi supe përgjegjësi të rënda: përgjegjësinë e krijimit të Bashkimit  dhe të largimit të të gjithëve nga armiqësitë etnike dhe fetare, përgjegjësinë e informimit të popujve mbi taktikat e armikut dhe mbi tradhtinë e fuqive arrogante e të sionizmit, përgjegjësinë e përgatitjes  së të gjithëve për rezistencë ndaj armikut në fushat e ndryshme të luftës së butë e të fortë, përgjegjësinë emergjente të ndaljes së zhvillimeve katastrofike mes vendeve islame ku sot shembuj të hidhur si lufta në Jemen kanë shkaktuar shqetësim dhe protesta në mbarë botën, përgjegjësinë e mbrojtjes së minoriteteve të shtypura myslimane si myslimanët e përvuajtur në Mianmar, dhe më e rëndësishmja nga të gjitha, përgjegjësinë e mbrojtjes së Palestinës dhe të bashkëpunimit pa kushte me një popull, i cili po reziston për 70 vite për çlirimin e tokës së tij të pushtuar.

Këto përgjegjësi të mëdha rëndojnë mbi supet e të gjithë neve.

Popujt duhet të kërkojnë llogari nga qeveritë për këto përgjegjësi dhe intelektualët duhet të përpiqen me vendosmëri të fortë dhe me vullnet të mirë për zbatimin e këtyre përgjegjësive. Të tilla veprime bëhen shkak për fitoren e fesë së Zotit dhe padyshim që do të sjellin realizimin e premtimit Hyjnor për fitoren e Zotit. Këto janë një pjesë e mësimeve të Haxhit dhe shpresoj që t’i kuptojmë dhe zbatojmë ato.

Uroj që të gjithë juve t’ju pranohet Haxhi dhe duke nderuar kujtimin e dëshmorëve të Minas dhe Mesxhid’ul Haramit, e lus Zotin t’i mëshirojë ata.

Paqja, mëshira e Allahut qoftë mbi ju.

Sejjid Ali Khamenei

9 Shahrivar 1396

7 Dhil’haxhe 1438 

31 Gusht 2017