Papa Françesku për përhapjen e islamit, “liritë fetare përparojnë vendin”

Publikuar në Shta. 1, 2017, 12:34 a.m.

Kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku, në një intervistë për gazetën franceze “La Croix” ka thënë se shtetet duhet të jenë sekulare, kurse ato që lidhen me një religjion përfundojnë keq. “Besoj se sekularizmi i përcjellë me ligje të fuqishme që i garantojnë liritë fetare ofron kornizë
për të lëvizur përpara”, ka thënë Papa.
Për brengën e shtuar të të krishterëve për shkak të përhapjes së islamit në Evropë, Françesku thotë se çdokush ka të drejtë ta praktikojë religjioni që ai ose ajo e zgjedh dhe se shteti sekular, për dallim nga ai me një religjion, mundet çdokujt t’ia ofrojë atë rast.
Sa i përket eutanazionit dhe martesave ndërmjet personave të gjinisë së njëjtë, Papa Françesku ka thënë se bëhet fjalë për çështje sociale, të cilat duhet të zgjidhen nga qeveritë e botës, porse bindjet personale të njerëzve duhet të respektohen kur miratohen ligjet e caktuara.