Arabia Saudite: Zyrtarët amerikanë mirëpresin haxhijtë amerikanë në aeroportin e Xhides

Publikuar në Gus. 30, 2017, 11:16 p.m.

Zyrtarët e ambasadës amerikane  mirëpresin haxhijtë në Aeroportin Ndërkombëtar të Mbretit Abdul Aziz në Xhide të dielën.

(Foto : Ambasada Amerikane)

Konsulli  i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Michael Longhauser përshëndeti një grup haxhijsh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të shtunën në Aeroportin Ndërkombëtar të Mbretit Abdul Aziz në  Xhideh.

Grupi përbëhej nga rreth 600  haxhijë nga Shtetet e Bashkuara që po përmbushnin detyrimet e tyre individuale fetare për Haxhin.

Personeli i Konsullatës u kujtoi haxhijve se iu ofrojnë shërbime  qytetarëve amerikanë për të ndihmuar haxhijtë gjatë qëndrimit të tyre.        Haxhijtë uamerikanë  inkurajuan të vizitonin faqen e posaçme në Arabinë Saudite të Misionit të SHBA-ve (https://sa.usembassy.gov/us-citizen-services/Hajj-information/) të përkushtuar tërësisht për informacionin për më shumë se 15.000 qytetarë amerikanë që udhëtojnë këtë vit për të kryer Haxhin. 



Burimi : Arab News