Rekordet e SHBA-së në masakra dhe shkatërrim që prej vitit 1945: Disa nga shembujt më të këqinj

nga Paul Street | Publikuar në Gus. 27, 2017, 4:21 p.m.

Shtetet e Bashkuara kanë vrarë, kanë zhdukur, kanëzhvendosur dhe kanë vrarë një numër të paimagjinueshëm njerëzish dhe kanë shkaktuar kaos (sipas Ward Churchill) gjatë këtyre 241vjet vrasje dhe trazirave –ku janëpërfshirë më shumë se 20 milionë të vrarë në 37 kombe që nga viti 1945.

Shtetet e Bashkuara kanë vrarë, kanë zhdukur, kanë zhvendosur dhe kanë vrarë një numër të paimagjinueshëm njerëzish dhe kanë shkaktuar kaos (sipas Ward Churchill) gjatë këtyre 241 vjet vrasje dhe trazirave – ku janë përfshirë më shumë se 20 milionë të vrarë në 37 kombe që nga viti 1945.

Sulm i drejtpërdrejtë

Mund të dallojmë një ndryshim mes atyre që Uncle Sam ka sulmuar drejtpërsëdrejti dhe mes atyre që nuk janë sulmuar në mënyrë ttë drejtpërdrejtë. Numri i atyre që janë sulmuar në mënyrë të drejtpërdrejtëështë i lartë dhe është aq i frikshëm sa që nuk mund të imagjinohet. Historia e masakrave kryesore që ushtria amerikane ka zhvilluar që nga vitit 1945 në mënyrë të drejtpërdrejtë përfshin këto raste:

* Hedhja e bombës zjarrvënësetëTokios: përafërsisht 100,000 civilë japonezë u dogjën kur bombarduesit e SHBA-së krijuan zjarrin më të madh në histori.

* Hiroshima (146, 000 persona mbetën të vrarë me një bombë të vetme – atë që presidenti i SHBA-sëHarry Truman e quajti “ngjarja më e madhe në histori”) dhe Nagasaki: (80,000 persona mbetën të vrarë) shpërthime të bombave atomiketë kryera në mënyrë të panevojshme dhe arrogante edhe pse komanda e lartë amerikane ishte e vetëdijshme se Japonia ishte mundur dhe ishte gati të pranonte kushtet e dorëzimit të SHBA-së).

* Katër milionë persona mbetën të vrarë në Kore për të parandaluar unifikimin kombëtar nën pushtetin e të majtëve dhe sovjetikëvegjatë viteve 1950 deri më 1953. 

* “Kryqëzimi i Azisë Juglindore” (termi që e përdorteNoam Chomsky në atë kohë): SHBA-ja dhe aleatët e saj vranë të paktën 3 milionë Vietnamese, Kamboxhianë dhe Laotianë nga viti 1962 deri në vitin 1975. (Operacioni Phoenix, një operacion i organizaur CIA-s dhe nga ushtria amerikane vrau vetëm 40,000 Vietnamese –numër i cili konsiston nëmë shumë se tre fishin e numrit total të trupave amerikanë që mbetën të vrarë në gjithëtë ashtuquajturën Luftën e Vietnamit)

* Avioni Iranian 655: Më 3 korrik të vitit 1988, anija e USS Vincenneshyri në ujërat iraniane dhe rrëzoi një aeroplan civil iranian, duke shpërfillur 290 personat që fluturonin në këtë avion. (Kapitenit të anijesVincennes iu dha një çmim për “sjellje jashtëzakonisht nderuese”.) 

* “Autostrada e Vdekjes”: Forcat ajërore ushtarake amerikane vazhduan të lëshonin bomba në karvanet e dhjetra mijëraushtarëve të Irakut pavarësisht se tashmë ata ishin dorëzuar. (Sipas dëhmisë së gazetarit libanezo-amerikan, Joyce Chediac gjerdani i bombave të forcave amerikane vazhdoi derisa të gjithë personat e ndodhur aty vdiqën. Kishte aq shumë aeroplanë të Shtetet e Bashkuara mbirrugën në brendësi saqë krijuan bllokimin e trafikut ajror dhe kontrolluesit e ajrit të luftës kishin frikë nga përplasjet në mes të rrugës .... Viktimat nuk bënë rezistencë ... ajo ishte thjesht një masakër e njëanshme e dhjetëra mijëra njerëzve që nuk kishin as aftësipër të luftuar as për t’u mbrojtur. ")

* Falluce: Forcat detare të Shteteve të bashkuara zhvilluan një luftë kimike dhe përdorën raketa radioaktive në procesin e nivelimit të një qyteti të madh iraken në muajt prill dhe nëntor të vitit 2004.

* Bola Boluk: Një fshat afgan ku në sulmin me bomba nga avionët e Shteteve të Bashkuara mbetën të vrarë 113 civilë (duke përfshirë dhjetëra fëmijë) të copëtuar në copa në maj të vitit 2009.

* Programi amerikan i luftës së avionëve pa pilotë (të filluar që prej vitit 2001 deri më tani):është përshkruar siç duhet nga Noam Chomsky si “fushata më ekstreme terroriste e kohëve moderne”: Byroja e Gazetarisë Investiguese raporton një numër minimal të paktën prej 3.734 sulmeve të avionëve pa pilotë me rreth 10.000 persona të vrarë, duke përfshirë 1.427 civilë në Afganistan, Pakistan, Somali dhe Jemen” që nga momenti që filloi grumbullimi i të dhënave nga Byroja.” (Përshkrimi i Chomskit i referohet të dhënave të Obamës, Trump e ka rritur ndjeshëm këtë numër sulmesh).

* Provinca Bayda, vendi i parë ku Trumpi derdhi gjak: Forcat speciale të marinës amerikane organizuan një sulm – të planifikuar nën administratën e Obamës dhe qëia dorëzuan ekipit të ardhshëm Trumpit–në të cilin u vranë 25 civilë, duke përfshirë 10 fëmijë në rajonin malor të Yakla të provincës Jude Bayda. Një nga fëmijët e vrarë ishte një vajzë tetëvjeçare, Navar al-Avlaki, e bija e predikuesit islamik Anvar al-Avlaki, i cili u vra me urdhër të Barak Obamës në një sulm tjetër amerikan të zhvilluar më shtator të vitit 2011 në Jemen. Vëllai më i madh i Navarit, djali 16-vjeçar Abdulrahmanit u vra menjëherë pas një sulmi të dytë të avionëve. Vrasjet e vazhdueshme nga SHBA-jatë fëmijëve të Akl Avlakit ishte në përputhje me pretendimet e fushatës së Trump se ai do të vriste të afërmit e të dyshuarve terroristë –që përbën një krim lufte. “Një çështje tjetër në lidhje me terroristët është që t’i zhukni edhe familjet e tyre, kur vrisni terroristët, ju duhet të vrisni edhe familjet e tyre,” është shprehur Trump për Fox News në dhjetor  të vitit 2015.

Vrasjet në mënyrë të tërthorë

Këto momente janë të tmerrshëm dhe janë shembuj të drejtpërdrejtë të imperializmit, Shtetet e Bashkuara mund të kenë vrarë, gjymtuar dhe zhvendosur nga vendbanimet e tyre shumë më shumë njerëz në mënyrë indirekte, përmes të dërguarve atje dhe aleatëve të tyre.

Në vitin 1954, një grusht shteti i organizuar nga CIA rrëzoi qeverinë e Guatemalës dhe të majtët e zgjedhur në mënyrë demokratike të Jacobo Arbenz. Gjatë katër dekadave të ardhshme, regjimet e Guatemalës të krahut të djathtë të mbështetura nga SHBA-jakanë vrarë dhjetëra mijëra fshatarë, punëtorë, studentë dhe aktivistë.

Në vitin 1960, CIA vrau kreun e parë të pavarur të Kongos, udhëheqësin e majtë anti-kolonialist Patrice Lumumba. Shtetet e Bashkuara më pas mbështetën diktatorin brutal kongolez, Joseph Mobuto, i cili vrau qindra mijëra. (Shtetet e Bashkuara që prej atëherë duhet të mbahen përgjegjëse për 3 milionë vdekje në atë vend të pasur me burime, duke qënë se sponsorizon dhe mbron diktatorin ruandez Paul Kagame, numri i viktimave të të cilit llogaritet që në vendin e tij dhe në Kongo shkon deri në dhjetëra mijëra.)

Gjatë viteve 1965 dhe 1966, Shtetet e Bashkuara bashkëpunuan me Britaninë e Madhe dhe Australinë për të ndihmuar organizimin e përmbysjes së qeverisë së majtë të zgjedhur në mënyrë demokratike në Indonezi dhe masakrën pasuese në të cilën gjetën vdekjen nga 500,000 deri në 1 milion fshatarë, punëtorë, intelektualë dhe aktivistëindonezianë. Gjenerali Suharto i grushtit të shtetit mori ndihmë të majme ushtarake dhe ekonomike nga Shtetet e Bashkuara gjatë tre dekadave të sundimit të tij autoritar të mëvonshëm.

Në dhjetor të vitit 1975, Suharto mori një dritë jeshile nga sponsorët e tij në Washington për të pushtuar Timorin Lindor. Ushtria indoneziane mori armë të avancuara nga Shtetet e Bashkuara dhe bashkëpunuesi i SHBA-së, Izraeli, dhe kështu  ankortoi brutalisht nëishullin ekombit të varfër dhe vrau të paktën 180,000 banorë të këtij ishulli.

Në vitin 1973, një grusht shteti të CIA-s shkatërroi qeverinë socialiste të zgjedhur të zgjedhje të zhvilluara në mënyrë demokratike nga presidenti kilian,Salvador Allende dhe e zëvendësoi atë me kasapin fashist dhe aleatin e afërt të SHBA-së, Gjeneralin Augusto Pinochet. Regjimi i Pinochetit vrau 30,000 punëtorë, studentë, fshatarë, intelektualë dhe aktivistë gjatë zbatimit të politikave ekonomike të importuara nga SHBA-ja gjatë viteve '70 dhe '80.

Një regjim fashist i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara në Argjentinë dhe aleatët e tyre vrasës vranë rreth 30,000 punëtorë, studentë, intelektualë dhe aktivistë në atë vend vetëm gjatë viteve 1974 deri në 1983.

Në fund të viteve 1970 dhe gjatë viteve 1980, Washingtoni, Arabia Saudite dhe Pakistani krijuan forcat ekstremiste islamike-vehabiste që përbëjnëal-Kaedën dhe talebanët që u bënëpjesë e Luftës së Ftohtë të SHBA-së me Bashkimin Sovjetik me qëllim që të destabilizonin regjimin pro-sovjetik në Afganistan. Këto forca xhihadiste sunni kanë vrarë qindra mijëra njerëz në Azinë Jugperëndimore dhe Lindjen e Mesme që nga ajo kohë deri më tani.

Regjimet autoritare të sponsorizuara nga Shtetet e Bashkuara në Amerikën Qendrore vranë mbi 300,000 njerëz gjatë dy periudhave kur shërbeuRonald Reagan. Financimi, trajnimi dhe pajisjet zemërgjëra nga Washingtoni ushqyen këtë gjakderdhje epike. Viktimat u vranë dhe u lanë të gjymtuat si dënim dhe si paralajmërim kundër pjesëmarrjes në luftimet popullore për rishpërndarjen e tokës dhe përmirësimin e kushteve të punës dhe të kushteve sociale për fshatarët dhe punëtorët në Guatemalë, El Salvador dhe Honduras.

Dhjetëra mijëra iranianë u ekzekutuan me ndihmën ekonomike, politike dhe ushtarake si dhe sponsorizim e SHBA-së nga diktatori iranian Muhammed Reza Shah Palevi, i cili u vendos në pushtet pasi një grusht shteti të organizuar nga CIA, gjatë të cilit rrëzoi qeverinë e majtë të Iranit në vitin 1953.

Gjatë periudhës nga vitet 1980 deri më 1988, SHBA-ja mbështeti Irakun në një luftë të ekzagjëruar me Iranin. Ky konflikt i tmerrshëm prodhoi të paktën 1 milion viktima iraniane, duke përfshirë 300,000 ushtarë të vrarë dhe mijëra të pallogaritur që ende vuajnë dëmtimet nga armët kimike të Irakut të përdorura dhe zhvilluara me ndihmën e SHBA-së.

Qeveria e Izraelit e sponsorizuar nga SHBA-ja dhe e pajisur me armë nga SHBA-ja ka vrarë qindra mijëra, për të mos thënë miliona (përllogaritjet ndryshojnë) të palestinezëve. Izraeli është një nga vendet që përfton më shumë nga ndihma ushtarake e SHBA-së, pasi vazhdon të imponojë regjimin e tij të egër të aparteidit dhe shfarosjes etnike ndaj palestinezëve me një grusht hekuri.

Rreth 465,000 sirianë janë vrarë ose janë zhdukur në luftën civile siriane që vazhdon akoma, një konflikt që është ushqyer ndjeshëm nga Shtetet e Bashkuara dhe aleancat e tyre me shtetet e tjera, duke përfshirë Arabinë Saudite dhe Turqinë.

Arabia Saudite, qeveria më reaksionare që ekziston në këtë planet ka vrarë dhjetëra mijëra kundërshtarë dhe pakica etnike (myslimanë shiitë) me armë të mundësuara nga SHBA-ja, me ndihmën ekonomike dhe mbulim diplomatik të SHBA-së. Ajo është shtëpia e ideologjisë ekstreme sunni-islamiste që ka nxitur xhihadistët masivë vrasësë të lidhur me Al-Kaidën dhe Shtetin Islamik (ISIS-in), të cilat përftojnë fonde të majshme nga Arabia Saudite. Mbretëria Saudite është një aleat i çmuar i SHBA-së që është vizituar nga Presidenti Obama dhe Trump në vitet e fundit. Trump shkoi në Riad në majin e kaluar për të nënshkruar një marrëveshje armësh prej 110 miliard dollarësh me sauditët. 

Gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë, regjimi aparteid në Afrikën Jugore që mbështetej nga SHBA-ja mban në duar gjakun edhe dhjetra mijëra afrikanëve me ngjyrë.

Regjimet e mbështetura nga Shtetet e Bashkuara dhe forcat paraushtarake (veçanërisht ushtritë e UNITA-s që zhvilluan luftën ndaj Angolës socialiste në vitet 1970 dhe 1980) kanë vrarë qindra mijëra, për të mos thënë miliona në Afrikë që nga viti 1945. (Me qindra mijëra kongolezë kanë vdekur nga duart e regjimit të Ruandës të mbështetutr dhe sponcorizuar nga SHBA-ja dhe grupimet e lidhura me vrasjen e kongoleze në epokën pas Mobutos. Lufta civile aktuale sudanase e nxitur nga Shtetet e Bashkuara ka vrarë rreth 300,000 njerëz.)

Kjo është një listë përmban vetëm një pjesë të viktimave. Për të dhëna më gjithëpërfshirëse, hidhini një sy librave të William BlumRogue State: A Guide to the World's Only Superpower (Common Courage, 2005) ve Ward ChurchillOn the Justice of Roosting Chickens: Reflections on the Consequences of U.S. Arrogance and Criminality (AK Press, 2003).

Duke pasur parasysh këto të dhëna, nuk është aspak i habitshëm fakti që Shtetet e Bashkuara kanë qenë shtetiqëprej kohësh është parë nga njerëzit në mbarë botën si kërcënimi më i madh për paqen dhe sigurinë në planet. Ndërkohë që politika mbizotëruese e kulturës së mediave dhe politikës së atdheut perandorak pretendon se Shtetet e Bashkuara janë një forcë jashtëzakonisht fisnike dhe demokratike që luftojnë për të mirën dhe lirinë në mbarë botën, duke lënë miliona amerikanë të paarsyeshëm të vetëm me pyetjen e përjetshme dhe absurde në kokë: “pse na urrejnë ne, të cilët kemi një shtet të mrekullueshëm?” 



Burimi : Global Research / Medya Şafak