Ajetullah Abdul Amir Kabalan, Liban: Kërkon bashkimin e muslimanëve, të krishterëve kundër tekfirxhijve

  • Ajetullah Abdul Amir Kabalan
Publikuar në Gus. 23, 2017, 11:52 a.m.

- Hoxha i madh libanez ka sulmuar terroristët tekfirxhi si armiqë të njerëzimit duke i bërë thirrje muslimanëve dhe të krishterëve të përballen me ta në një front të përbashkët.

Ajetullah Abdul Amir Kabalan, kreu i Parlamentit Libanez, dënoi sulmet terroriste në Spanjë dhe Finlandë duke e quajtur atë si një krim të ri brutal nga kriminelët tekfirxhi të cilët kanë dalë nga Islami, raportoi Agjencia e Lajmeve,  Taqrib News Agency (TNA).

Ai tha: "Terroristët kanë devijuar nga mësimet Islame dhe performanca e tyre konfirmon egërsinë e tyre të skajshme pasi që krimet e tyre çuan në masakrën e civilëve të pambrojtur" dhe shtoi:

"Qëllimi i vetëm i këtyre terroristëve është të përmbushin tekat e tyre kriminale, prandaj, ata mund të quhen si armik i njerëzimit. "

Ai theksoi se misioni i muslimanëve dhe të krishterëve në të gjithë globin është të qëndrojë në një front të përbashkët kundër terroristëve, të bllokojë armët dhe ndihmat financiare dhe asnjë vend mos t’u japë atyre azil.

Ajetullah Abdul Amir Kabalan përshëndeti  popullin dhe ushtrinë  libaneze për arritjet e tyre kundër terroristëve tekfirxhi  dhe kërkoi ndihmë financiare, politike dhe ushtarake për Libanin që të qëndron  kundër terroristëve dhe të pastron tërë zonën nga murtaja.



Burimi : ABNA