Fitorja e Kosovës ndaj Estonisë, “sukses historik”

Publikuar në Gus. 23, 2017, 2:53 a.m.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar lojtarët e përfaqësueses së Kosovës në lojën e sontme kundër Estonisë, ku siguruar vendin për Kupën e Botës “Kina 2019”.

Ai këtë fitore e ka quajtur “sukses historik”.

“Kosova, pjesë e ndeshjeve kualifikuese për Botërorin “Kina 2019” në basketboll. Urime lojtarëve dhe stafit të përfaqësueses për këtë sukses historik. HTH”, ka shkruar Thaçi në Facebook.