Gratë Shembull në Kur’an
Kujdesi i Kur’anit ndaj personalitetit të gruas
Duhet të kemi parasysh që Kur’ani i Madhëruar i ka kushtuar një vëmendje të veçantë çështjeve me rëndësi që kanë nevojë për t’u trajtuar. P.sh në kohën kur është përhapur feja Islame, çështja kryesore ka qenë monoteizmi dhe luftimi i idhujtarisë. Andaj vërejmë që në Kur’an flitet shumë rreth kësaj çështjeje, dhe ajete të shumta kuranore japin sqarim lidhur me falsitetin e idhujtarisë dhe drejtësinë e besimit në një Zot. Gjithashtu, mu për këtë arsye – aktualiteti i çështjes së gruas dhe të drejtave të saj – vërejmë që një numër i madh i ajeteve hyjnore trajtojnë këtë çështje.
Hz. Jusufi a.s. dhe Hz. Merjemja a.s dy shembujt e pastërtisë dhe të nderit
Kur’ani si shembuj për nderin e pafajësinë, që lidhen me fuqinë e dashurisë dhe tërheqjes, sjell dhe burrin dhe gruan. Tani duhet të shikojmë a është mashkulli ai që është shfaqur më dinjitoz në këtë sferë, ose gruaja është ajo që është më dinjitoze? Hz. Jusufi (a.s) dhe Hz. Merjemja (a. S.) kanë pasur shumë virtyte dhe vlera të larta humane që i ka përmendur dhe Kur’ani. Por ajo që vihet në pah është nderi dhe cilësia e pafajësisë që të dy karakterizohen me të. Si Hz. Jusufi edhe hz. Merjemja ishin në sprovë, por me anë të cilësisë së pafajësisë nuk njollosën veten e tyre me mëkat.
E rëndësishme është reagimi që treguan që të dy karshi kësaj çështjeje. Kur Jusufi (a.s.) vihet në sprovë, Kur’ani e përcjell ngjarjen deri tek ky ajet: “Dhe ajo, në shtëpinë e së cilës ishte, u mashtrua, prandaj ia mbylli dyert dhe i tha: Eja! “Ruaj o Zot”, - tha ai, “Zotëriu im ka treguar kujdes ndaj meje dhe me siguri të padrejtët nuk do të shpëtojnë”.1
Këtu nuk bëhet fjalë për rrafshin e të vepruarit, as me rrethanat për të arritur deri atje. Fjala është për synimin dhe botën e dëshirave. Pra, në këtë rrafsh gruaja egjiptiane synoi (dëshiroi) dhe si rrjedhim i kësaj e ndoqi Jusufin (a.s.) nga mbrapa, por ai jo vetëm që nuk bëri mëkat, por as që i përgatiti rrethanat, e as nuk synoi e dëshiroi, e as u mundua për mëkat. Arsyeja jonë është vetë ajeti ku thotë: “Pengesa” që ishte shikimi i argumentit të Zotit, nuk lejoi që ai as të synoj mëkatin.
Ka dhe arsye të tjera që hedhin dritë mbi pafajësinë e Jusufit dhe pamëkatësinë e tij. Lidhur me të Zoti në Kur’an ka thënë: “Ai është nga robët tanë të rafinuar” , kjo është premisa e parë e silogjizmit që mund të ndërtojmë. Premisa e dytë është qëndrimi i djallit të mallkuar që tha: Unë nuk kam rrugë nga robët e tu të rafinuar. Si rezultat, sipas pohimit të djallit, Jusufi i drejtë është i pastërt nga ky mëkat, gjithashtu vetë shpifësit që akuzuan Jusufin në fund pohuan se: “Tani është shfaqur e vërteta, unë e kam ftuar për mëkat atë”.
Përveç kësaj vetë Zoti ka dëshmuar dinjitetin dhe pafajësinë e Jusufit duke thënë: “Në këtë mënyrë e kthejmë të keqen dhe të shëmtuarën prej Jusufit”. Jo vetëm që Jusufi (a.s.) nuk iu afrohet të keqes, por as e keqja nuk i afrohet Jusufit. Pra ajeti e bën fare të qartë që nuk e kemi lejur (dhe nuk e lejojmë që mëakti t’i ofrohet Jusufit a.s.) dhe e kthejmë prej Jusufit, jo që Jusifin e khtejmë prej mëkatit dhe të keqes. 2.
Kurse Hz. Merjemja a.s nga ana e cilësisë së pafajësisë dhe nderit, ose është në nivelin e hz. Jusufit (a. S.) që Zoti për atë ka thënë: është nga robët tanë të rafinuar, ose qëndron më lartë. Kjo shpjegohet me faktin se kur flitet rreth pafajësisë së Merjemes nuk vërejmë asnjë lloj kushtëzimi si: Do të synonte nëse nuk e kishte parë argumentin e Zotit të tij”. Këtu fjala është nga lloji i : Merjemja tha: Kërkoj strehim te Zoti i Mëshirshëm nëse je i devotshëm”.
Jo vetëm që nuk ka dëshirë, por e këshillon edhe atë engjëllin, që është shfaqur në formën e njeriut, që, të mos i afrohet e i thotë: Nëse je i devotshëm mos e kryej këtë vepër të shëmtuar.
Pra këtu nuk bëhet fjalë për ndonjë argument të Zotit, që me të parit e tij ajo të jetë e mbrojtur nga kryerja e mëkatit. Ajeti pohon qartë se Merjemja jo vetëm që nuk i afrohet mëkatit, por edhe e këshillon engjëllin që ishte shfaqur në formën e njeriut që të mos i afrohet e i thotë: Nëse je i devotshëm mos e kryej këtë vepër të shëmtuar. Pra këtu nuk bëhet fjalë për ndonjë argument të Zotit, që me të parit e tij ajo të ejtë e mbrojtur nga kryerja e mëkatit. Sepse ky ishte engjëlli Xhebrail që ishte shfaqur në formën e njeriut. “dhe u fsheh prej tyre, por ne dërguam te ajo Xhebrailin dhe ai iu paraqit asaj si njeri i përsosur”. 3
Këtu vërejmë që ajo përmend devotshmërinë si faktor i cili ruan nga kryerja e mëkateve dhe i drejtohet njeriut që i është shfaqur, se ti nëse je i devotshëm nuk do të veprosh në mënyrën e gabuar. Edhe unë jam e devotshme dhe kërkoj strehim tek i Mëshirshmi. Le të krahasojmë se cila frazë është më e ndjeshme, “ajo” që thotë Merjemja, ose “kjo” që është thënë lidhur me Jusufin. Është e qartë se lidhur me Merjemen nuk flitet për ndonjë synim, bile përkundrazi, ajo këshillon palën tjetër që mos të gabojë.
Gratë shembull në Kur’an
Shembulli nga pikëpamja Kur’anore
Nëse një person është i mirë ai është shembull dhe për të tjerët, nëse është burrë , është shembull për të gjithë njerëzit jo vetëm për burrat, dhe nëse është femër është shembull për të gjithë njerëzit dhe jo vetëm për femrat. Këtë çëshjte në mënyrë shumë të qartë e ka cekur dhe Kur’ani. Ai katër femra i ka përmendur si shembull për njerëzimin (dy shembuj për të mirë dhe dy shembuj për të keq).
Gruaja qoftë e mirë ose e keqe, s’është shembull vetëm për gratë, ka dallim në mes kësaj të jesh shembull vetëm për gratë dhe shembull për të gjithë njerëzimin, pra nëse një gruaje e mirë a do të jetë shembull për gratë, apo grua shembullore? Dhe për burrat vlen e njëjta gjë, nëse burri është i mirë, nuk është shembull vetëm për burrat por është burrë shembullor.
Gruaja e Lutit dhe gruaja e Nuhit
Kur’ani i Madhëruar shembullin e njerëzve të këqinj e ka shpjeguar me anë të tregimit të dy femrave dhe thotë: 4 Si shembull i keq Kur’ani, në formën e tregimit, na ka prezantuar dy gra të këqija. Në Kur’anin Famëlartë thuhet: “Atyre që kanë mohuar, Allahu u sjell si shembull gruan e Nuhit, dhe të Lutit; “Atyre që kanë mohuar, Allahu u sjell si shembull gruan e Nuhit dhe të Lutit; ishin nën kurorë me dy robë të mirë nga robërit Tanë, por ato dyja tradhëtuan, prandaj ata dy tek Allahu kurrgjë nuk mund tu ndihmojnë, dhe do t’u thuhet: Hyni si dyja në zjarr me të tjerët që po hyjnë. 5.
Në ajetin e lartpërmendur nuk thuhet: Zoti ka përmendur shembullin e grave të këqija, por thuhet ka përmendur shembullin e njerëzve jo besimtarë, dhe jo “për gra” dhe as për “gratë jobesimtare” por për të gjihtë njerëzit jobesimtarë që përfshin burrat dhe gratë. Andaj bëhet e qartë që shprehja “Atyre që kanë mohuar” nuk nënkupton vetëm burrat jo besimtarë por nënkupton njerëzit kriminelë dhe dashakeqës.
Qëllimi i tradhtisë në këtë ajet është tradhtia ideologjike fetare, dhe kulturore andaj dhe Zoti ka thënë: O Besimtar, mos tradhtoni Allahun dhe profetin dhe me vetëdije të vëni në dyshim besueshmërinë ndërmjet veti. 6.
Tradhti ndaj Profetit do të thotë kundërshtimin e fesë së tij. Tradhti ndaj Zotit do të thotë kundërshtimin e besimit të tij. Dhe kjo është tradhti ndaj Zotit dhe Profetit (s..a.a) andaj Zoti tha: Gruaja e Lutit dhe gruaja e Nuhit i tradhëtuan të Dërguarit, që do të thotë se pranuan fenë e tyre, dhe këto dyja janë shembull i njerëzve kriminelë dhe dashakeqës.
Gruaja e Faraonit
Kur’ani i Madhëruar ka përmendur dy gra si shembull të mirë për njerëzit besimtarë, njëra është gruaja e Faraonit dhe tjetra hz. Merjemja dhe rreth gruas së Faraonit ka thënë: “Kurse për ata që besojnë, Allahu si shembull u sjell gruan e Faronit, kur tha: “O Zoti im, ndërtoma një shtëpi, te Ti, në xhennet dhe shpëtomë nga Faraoni dhe sjelljet e tij dhe më shpëto nga populli mizor” (Sure Et – Tahrim / 11.)
Shprehja e Kur’anit në këtë ajet nuk është me këtë kuptim që gruaja e Faraonit është shembull i grave të mira, por gruaja e mirë është shembull i shoqërisë islame dhe shoqëria eminente duhet të marrë si shembull këtë grua.
Jo vetëm gratë duhet të mësojnë prej asaj por edhe shoqëria islame duhet të ketë atë parasysh si shembullore sublime. Zoti i Madhëruar nuk thotë se ajo është shembull për gratë që besuan, por për të gjithë besimtarët.
Tani le të meditojmë pak, kjo është një grua që jetonte në shtëpinë e Faraonit, Faraoni i cili pretedonte që: “Unë jam Zoti i juaj më i madhi” Sure Naziat/ 24. Ose thoshte: “Unë nuk di të keni ju Zot tjetër përveç meje... Sure El - Kasas/ 38. Ose “Lartëso emrin e Zotit tënd të lartmadhërishëm” Sure Al, E’ala/ 1.
Pra ai pretendonte se është Hyjni që nuk ka Perëndi si ai. Dhe në një shtëpi të tillë është edukuar një grua që është shembull i njerëzve besimtarë. Për këtë grua Kur’ani përmend disa virtyte që virtyti më i lartë është në aspektin e lutjes së saj, në të cilën vërehen pika të rëndësishme.
Ajo është shembull i lartë sepse në lutjen e vet nga Zoti kërkon: “O Zoti im, ndërtoma, te ti, një shtëpi, ....Sure Et – Tahrim/ 11. Pra ajo kërkon krahas Zotit ndërtimin e vendit të saj në xhennet, kurse të tjerët kërkojnë vetëm xhennetin. Por ajo së pari kërkon Zotin dhe krahas Zotit vend për strehim në xhennet.
Le të shohim se si po lutet ajo. Ajo nuk po thotë: “O Zoti im ndërto për mua shtëpi në xhennet”, por thotë: “O Zoti im, më ndërto te ti, një shtëpi në xhennet”. Së pari përmend afërsinë e Zotit, kurse pastaj kujton xhennetin. Njeriu së pari shikon fqiun dhe pastaj shtëpinë, si këtu ku gruaja e Faraonit së pari po thotë: Allah e pastaj xhennet.Duhet të kemi parasysh se xhenneti që ndodhet pranë Zotitështë krejtësisht ndryshe nga xhenneti që në të rrjedhin lumenj.
Në këtë lutje vërejmë pesë kërkesa të veçanta që në dy raste ka të bëjë me dëshirë për afërsinë e Zotit dhe xhennetin e Tij dhe tre raste kanë të bëjnë me kërkimin për largim e urrejtjen:
1- Më shpëto nga Faraoni
2- Më shpëto nga vepra e tij
3- Më shpëto nga populli zullumqar.
Lidhur me dy kërkesat e para duhet të sqarojmë se ajo nuk do vetëm shpëtim nga dora e Faraonit dhe torturat e tij, sepse njeriu, shumë herë, kërkon ndihmë derisa të gjejë shpëtim, por kur vetë përfiton pozitë dhe fuqi kryen vepra më të shëmtuara. Por po thotë më shpëto jo vetëm nga Faraoni, por edhe nga vepra e tij, që është politeizmi.
Jo vetëm prej padrejtësisë së tij, por edhe nga të vepruarit në mënyrë të padrejtë. Pastaj po thotë: Më shpëto nga populli zullumqar” dhe nga veprat e tyre, sepse shpëtimi i vërtetë nuk është dalja nga një situatë konfuze dhe hyrja në një tjetër, por largimi nga njerëzit e këqinjë.
Në bazë të kësaj kjo zonjë që i kupton gjërat thellësisht dhe në mënyrë të përkryer, dhe në kërkesat e saja vërejmë dëshira ndaj të mirës dhe urrejtje ndaj të keqes dhe ndaj çështjeve shoqërore e kryesore i drejtohet Zotit, vallë a nuk është siç po thotë dhe Kur’ani shembull për të gjithë njerëzit?
Pozita e Hz. Merjemes
Gruaja tjetër që është përmendur në Kur’an si shembull i mirë, është Hz. Merjemja. Zoti duke e lartësuar pozitën e posaçme të saj thotë:
“Dhe Merjemen, të bijën e Imranit, e cila e ruajti virgjinitetin e saj, ndërsa ne aty krijuam jetë (mbeti shtatzënë), u besoi fjalëve dhe librave të Zotit të vet dhe ishte nga ato të përulurat”.
Pra edhe Merjemja është sjellë si shembull, që në bazë të ajetit i posedon këto karakteristika: Është e dëlirë, është e frymëzuar me një shpirtë hyjnor, Merjemja i besoi fjalët e Zotit të saj dhe librat e Tij dhe ishte e devotshme.
Gjithashtu për arsye se pozita e Merjemes është më e lartë se sa gruaja e Faraonit, këto dyja nuk u përmenden në një ajet, por në dy ajete të ndara, përkundër dy grave jo besimtare që ishim përmendur në një ajet të vetëm.
Merjemja me nderin dhe ruajtjen e dlirësisë së vet, me pranimin e frymës së fshehtë arriti në një lartësi që i konfirmoi fjalët e Zotit dhe Librat e Tij dhe vetë ishte prej të devotshmëve. Gjithashtu ka thënë:
“Dhe kur Engjëjt i thanë: Oj Merjeme, ty të ka zgjedhur Allahu dhe të ka pastruar, e të ka zgjedhur nga të gjitha gratë e botës”. “Oj Merjeme, jij e përulur ndaj Zotit tënd dhe bëni sexhde, edhe falu me ata që e kryejnë të falurit. (namazin). Sure Ali _ imran 133 – 134).
“Dhe kur engjëjt i thanë: Oj Merjeme, Allahu të përgëzon me fjalën e vet se emrin do ta ketë Mesi’h, Isa, i biri i Merjemes, faqebardhë në këtë botë dhe në botën tjetër ..... (Sure Ali – Imran 145).
Me rëndësi është fakti që vetë ajo kishte arritur një gradë aq të lartë sa që mund të jetë shembull për të gjithë njerëzimin. Nga sjellja e saj përfitoi edhe Profeti i nderuar si Zekerija që pasi që pa mëshirën e Zotit ndaj Merjemit e luti Atë që t’ia jepte Jahjan: “Aty Zekerija iu lut Zotit të vet: O Zot, - tha, më dhuro pasardhës të mirë me mirësinë tënde....”. (Sure Ali Imran 38).
Gjithashtu Kur’ani për Merjemin po thotë se ajo përveç se kishte besuar gjithashtu i konfirmonte fjalët e Zotit, sepse ajo ishte nga siddikinët: “Kurse nëna e saj është shumë e sinqertë”. (Sure El – Maidetu/ 75).
Si përfundim mund të themi që në Kur’an hasim raste të tjera në të cilët meleqët (engjëjt) kanë folur me gra.
Një shembull i tillë është rasti me gruan e Ibrahimit dhe përgëzimin e gruas së saj me lindjen e pasardhësit për ta. Për ta vërtetuar këtë çështje mjafton të citojmë ajetet e sures Hud ku thuhet: “Kurse gruaja e tij rrinte aty dhe ne e përgëzuam me is’hakun, e pas, Is’hakut me Jakubin: ajo qeshi, “Qyqja unë!, tha, a kaq e vjetër të bëjë fëmijë, madje ehde me këtë burrin tim plak!. Kjo me të vërtetë është diçka e çuditshme” A po çuditesh nga puna e Allahut? I thanë ata – Mëshira e Allahut dhe bekimet e Tij janë me ju, familje e Profetit. Ai është i denjë për falënderim dhe lartësim”. (Sure Hud/ 71, 72, 73).
Përgatiti : Valbona Ismaili