Zyrtari İranian:21,000 të burgosur e mësuan Kur’anin përmendësh
Rreth 21,000 të burgosur që shërbejnë në burgjet e Iranit e kanë mësuar përmendësh Kur'anin, tha një zyrtar.
Huxha ul--Islam Riza Rustemi, drejtori i përgjithshëm i Departamentit të Kulturës dhe Arsimit të Organizatës së Burgjeve, tha se këta janë të burgosur që kanë mësuar të paktën tre xhyza (pjesë) të Kur'anit përmendësh.
Ai njoftoi kështu në një intervistë me Agjencinë e Lajmeve IQNA në margjinat e Garave Kur'anor për të burgosurit në Khurramabad, kryeqyteti i provincës perëndimore të Lurestanit.
Duke iu referuar aktiviteteve Kur'anore dhe fetare të organizatës, Huxhat ul- Islam Rustemi tha se ka pasur programe të gjera të mbajtura në burgje në fushën e mësimit tematik të Kur'anit.
Ai shtoi se vitin e kaluar, një organizim në qytetin jugor të Shirazit u mbajt një Festival Kur’anor.
Huxha ul--Islam Riza Rustemi vazhdoi të thotë se organizata ka ngritur 294 Qendra Kur’anore në burgjet e vendit, duke vënë në dukje se ka nevojë për krijimin e më shumë qendrave të tilla në burgje dhe në institucionet korrektuese.
Burimi : ABNA