Autoritetet e Bahrejnit arrestuan hoxhën Sejjid Muhildin Al-Mashaal

Publikuar në Gus. 19, 2017, 12:23 a.m.

Aktivistët në mediat sociale thanë se autoritetet e Bahrejnit arrestuan hoxhën shiit, Sejjid Muhildin  Al-Mashaal në  rrugën ‘Mbreti Fahd‘ duke iu  referuar Agjencisë së Lajmeve të Bahrejnit.

Akuzat e ngritura kundër Sejjid Muhildin Al-Mashaal, i cili banon në Kuvajt dhe drejton një Qendër Shkencore atje, ende janë të panjohura.

Sejjid Muhildin Al-Mashaal  u arrestua të hënën (14 gusht 2017) dhe pritet të paraqitet në prokurori të mërkurën, më 16 gusht 2017).

Hoxha shiit është bastisur disa herë nga autoritetet e Bahrejnit gjatë pesë  viteve të fundit. Ai u pengua gjithashtu të hyjë në Emiratet e Bashkuara Arabe në bazë të listës së ndalimeve të lëshuara nga autoritetet e sigurimit të Bahrejnit. 



Burimi : Bahrain Mirror