Mulla Muxhtaba Zunnur:"Haxhi paraqet fuqinë e muslimanëve"

Publikuar në Gus. 19, 2017, 12:21 a.m.

Hoxha kryesor në Kuvendin e Iranit e quajti Haxhin si një ritual fetar dhe një shfaqje fuqie, tubimi më i madh i myslimanëve.

Mulla Muxhtaba  Zunnur, kreu i pjesës së mullahëve në Kuvendin e Iranit në një intervistë me Agjencinë e Lajmve Takrib (Taqrib News Agency) (TNA) e quajti Haxhin si një shtyllë të Islamit dhe një shfaqje e fuqisë nga muslimanët e botës.

Ai theksoi domosdoshmërinë e Haxhit në pikëpamje të Islamit dhe theksoi domosdoshmërinë e ceremonisë për mohimin e të pafeve gjatë ceremonisë vjetore.

Përfaqësuesi i Kum-it në Kuvend shtoi, "Ceremonia për të njoftuar mohimin e të pafeve është Haxhi i madh në mesin e të gjitha ritualeve gjatë haxhillëkut" duke përsëritur ceremoninë si një shfaqje fuqie që zbulon fuqinë e vërtetë të Botës Muslimane.

Hoxha iranian kritikoi al-Saudin si një çështje serioze për Botën Islame dhe tha: "Al-Saud është një kërcënim për Botën e Islame, për shkak të tendencave të tij vehabiste, sikur edhe për varësinë e tij nga SHBA-ja".

Ai e quajti dominimin e Al Saudit mbi dy xhamitë e shenjta si murtajë për Botën Islame  dhe theksoi: "Pavarësisht këtyre çështjeve, Haxhi nuk duhet të margjinalizohet ose të bojkotohet".

Ai theksoi se muslimanët nuk duhet ta harrojnë se në Haxhin vjetor: "Nëse mirëmbahet siguria duhet të marrim pjesë në ritualin sepse pjesëmarrja e haxhinjve iranianë pranë muslimanëve nga vendet e tjera krijon perspektivën e bukur të Unitetit Islam".



Burimi : Taqrib News Agency (TNA)