Imami sunni:Ekstremizmi, larg mësimeve Islame

Publikuar në Gus. 17, 2017, 11:11 a.m.

Një dijetar i shquar iranian sunit vuri në dukje se mësimet islame janë larg nga ekstremizmi duke kërkuar vigjilencë më të madhe të muslimanëve kundër komploteve armiqësore.

Mamusta Maruf Khaledi, imam i komunitetit sunit në Divandarreh, Provinca e Kurdistanit, i referohet historisë së Islamit dhe rasteve të shumta të intrigave kundër fesë së shenjtë dhe kërkoi muslimanëve të qëndronin vigjilentë ndaj komploteve armiqësore, njoftoi Agjencia e Lajmeve Taqrib (TNA).  

"Armiqtë, me intriga të ndryshme, janë përpjekur vazhdimisht për të tërhequr muslimanët me bindje të pavërteta fetare dhe keqpërdorimin e tyre në përputhje me kryerjen e komploteve kundër tyre", tha dijetari.

Imami i namazit të xhumasë në Divandarreh vuri në dukje se themelimi i grupeve ekstremiste ka qenë një komplot i vazhdueshëm i armiqve gjatë historisë së Islamit, një komplot që ka sjellë më së shumti dëm në popullatën muslimane.

   Mamusta Khaledi shprehu keqardhjen për intrigat aktuale që po  i zënë në grackë një grup njerëzish injorantë në disa vende islamike në grupet ekstremiste dhe tekfiriste (shumica e të cilëve nuk janë të vetëdijshëm për të vërtetën që shkojnë pas këtyre grupeve të devijuara).

Dijetari i shquar iranian musliman sunni përsëriti se rruga e vetme kundër mendimeve ekstremiste është njohja e sferave të ndryshme të jetës dhe brezave me mësimet islamike duke thënë:

"Mediat virtuale, të shkruara, audio dhe vizuale duhet të kontribuojnë më shumë për këtë qëllim, përveç kujdesit dhe mbështetjes së veçantë nga autoritetet . "



Burimi : Taqrib News Agency (TNA)