Ankohet Serbia për borxhlinjtë e Kosovës

Publikuar në Gus. 16, 2017, 8:46 a.m.

Mediet e Beogradit vazhdojnë të përsërisin shumën që gjoja Serbia e paguan në emër të Kosovës për borxhlinjtë e jashtëm.
Duke shkruar për këto “borxhe”, “politika” e Beogradit thekson se kjo temë mund të jetë e trajtuar në bisedimet e ardhshme të përfaqësuesve më të lartë të Beogradit e të Prishtinës.
Nga viti 2002 deri më 31 korrik të këtij viti, sipas kësaj gazete, Serbia për Kosovën ka paguar 644.78 milionë euro.
Ajo shton se borxhet e Kosovës do të vazhdojnë të paguhen deri në vitin 2041, ndërsa, ankohet gazeta, Serbia nuk i mbledh fare tatimet në Kosovë.
Gazeta përkujton se borxhi publik i Serbisë në fund të vitit 2017 pritet të jetë 23.89 miliardë euro që është 65.7 për qind e bruto prodhimit ë vendit.
Një vit më parë borxhi ka qenë 24.18 miliardë euro, që ishte 71.9.