Ajetullah Bashir al-Naxhafi :Përçarja dobëson komunitetin islamik

Publikuar në Gus. 14, 2017, 10:37 p.m.

Një grup i dijetarëve të seminarit iranian, si dhe të qytetarëve të Irakut, u takuan ndaras me hoxhën e lartë shia, Ajetullah Bashir al-Naxhafi dhe dëgjoi  udhëzimet  e tij.

Në një takim me muslimanët irakianë nga krahina Dhi Qar, Ajetullah  Bashir el-Naxhafi theksoi unitetin brenda komunitetit musliman dhe u kërkoi qytetarëve të Irakut të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre të tanishme;

"Ndarja mes muslimanëve dobëson komunitetin islamik, fiset irakiane kanë një histori të shkëlqyer të ruajtjes së vlerave islame dhe virtyteve morale, prandaj ata i rritin fëmijët sipas këtyre parimeve islame".

"Sjellja e çdo qenieje njerëzore dhe çdo shoqëri duhet të jetë sipas doktrinës së Ehl ul-Bejtit (a.s.), në mënyrë që ata të fitojnë kënaqësinë e Allahut të plotfuqishëm".

Në një takim tjetër me popullin e Babilonit, kleriku i lartë musliman shiit pohoi: "Të gjithë irakenët janë përgjegjës për të ndërtuar Irakun, politikanët gjithashtu kanë një rol të madh në këtë proces dhe duhet të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre për të punuar pa u lodhur dhe rindërtuar Irakun".



Burimi : Hawza News