Irani do të blejë nga Airbusi 48 helikopter

Publikuar në Gus. 13, 2017, 1:35 p.m.

Irani është duke biseduar me prodhuesin evropian të fluturakeve Airbus për blerjen e 48 helikopterëve për nevoja civile, me ç’rast vazhdon trendin e blerjes së avionëve dhe helikopterëve perëndimor bashkëkohor.

Ministria e shëndetësisë e Iranit planifikon të porosit 45 helikopter për shërbimin urgjent shëndetësor, ndërsa lidhur me ofertën është duke biseduar Ministria për trafik dhe zhvillim urban.

Portet dhe organizatat detare njashtu planifikojnë blerjen e helikopterëve për ndihma urgjente.

Zëdhënësi i Airbusit ka deklaruar se ata nuk i komentojnë bisedimet me blerësit potencial të prodhimeve të tyre, sikurse që është në rastin konkret Irani.

Irani ka porositur gjer tani 200 avionë civil pas shfuqizimit të sanksioneve ndërkombëtare kundër këtij shteti për shkak të aktiviteteve nukleare.

Nuk është e sigurt se Washingtoni zyrtar do të ndërmerr hapa të cilët do të mund të ndikonin në transaksionet e Iranit me kompanitë evropiane.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump ka deklaruar para ca kohësh se nuk beson që Irani do të zvogëlojë aktivitetet e programit të tij nuklear.



Burimi : Al Jazeera