Kaligrafi iranian i dhuron Kur'anin e rrallë xhamisë të Hazrat Abbasit

Publikuar në Gus. 13, 2017, 1:33 p.m.

Artisti, kaligrafi  iranian,  Sejjid Ali Asghar Musavian dhuroi një kopje të rrallë të Kur'anit që ai e ka kaligrafuar për Kujdesrarinë e Xhamisë të Xhamisë të Shenjtë  të Hazreti Abbas (a.s.) në Qerbela, Irak.

Kopja përfshin kaligrafinë e Kur’anit në tri stile shkrimesh, Thulth, Naskh dhe Rejhan.

Sipas al-Kafilit, ai tha se një bojë e veçantë natyrore është përdorur për të shkruar kopjen e Kur'anit, e cila peshon 3 kilogramë.

Sejjid Ali Asghar Musavian shtoi se ai punoi dhjetë orë në ditë për dy vjet për të përfunduar  këtë vepër të artit.

Në fillim të vitit, me rastin e ditëlindjes së Imam Aliut (a.s.), artisti iranian i dhuroi një kopje tjetër të Kur'anit të shkruar në ari Kujdestarisë të Xhamisë së Shenjtë të Imam Aliut (a.s.) në Naxhaf, Irak.

Tani ajo vepër arti është në shfaqje në Muzeun e Astanit, në komleksin e Xhamisë të Shenjtë të Imam Aliut (a.s.).



Burimi : IQNA