Turqia arrestoi 35 vetë, duke përfshirë gazetarët
Autoritetet turke të enjten lëshuan urdhër-arrest për 35 vetë, duke përfshirë edhe nëntë gazetarë, të dyshuar për lidhje me tentim grusht-shtetin ushtarak në korrik të vitit të kaluar, 2016, tha agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu.
Të dyshuarit, përfshirë edhe redaktorin e gazetës Birgun, Burak Ekici, u akuzuan për "anëtarësimin në një organizate terroriste të armatosur", tha Agjencia Anadolu. Ai tha se policia po bënte bastisje në vendet e të dyshuarve.
Të dyshuarit besohej të ishin përdorues të ByLock, një aplikacion i koduar i mesazheve që qeveria thotë se ishte përdorur nga rrjeti i Hoxhës në Amerikë, Fethullah Gulen.
Fetullah Gylen, të cilën Ankaraja e fajëson për orkestrimin e grusht-shtetit, të dështuar, ka mohuar përfshirjen në tentativën e grusht-shtetit të armatosur.
Agjencia Anadolu tha se urdhër-arrestet kishin për qëllim degën e medias së rrjetit të Fetullah Gylenit. Identitetet e të dyshuarve të tjerë nuk ishin të njohura.
Goditja në vazhdim, veçanërisht kundër gazetarëve, ka alarmuar grupet e të drejtave dhe disa nga aleatët perëndimorë të Turqisë, të cilët kanë frikë se qeveria po përdor grusht-shtetin si një pretekst për të zhdukur kundërshtarët.
Rreth 150,000 njerëz janë shkarkuar ose pezulluar nga puna në shërbimin civil dhe sektorin privat dhe më shumë se 50,000 janë arrestuar për lidhje të dyshuara me tentin grusht-shtetin e dështuar.
Rreth 150 media janë mbyllur dhe rreth 160 gazetarë janë në burg, sipas Shoqatës së Gazetarëve të Turqisë.
Megjithatë, qeveria thotë se masat janë të nevojshme për shkak të rëndësisë së kërcënimeve me të cilat ballafaqohet.
Burimi : Reuters