Xhevahiri i intelektit

Publikuar në Gus. 12, 2017, 7:29 p.m.

Intelekti është një nga begatitë e vyera të Zotit, si dhe krijesa më e madhe e Tij. Njohja e njeriut ndaj Zotit, monoteizmit, profetësisë dhe vilajetit që të gjitha arrihen nën dritën e intelektit. Njohja e Zotit nuk arrihet përmes perceptimeve particiale të njeriut, por me anë të ndriçimit të intelektit dhe dritës së besimit. Realizimi i vilajetit (bashkimit hyjnor) te njeriu dhe shndrrimi i tij në një person monoteist vjen si rezultat i dhuntis së dritës së besimit dhe iluminimit të intelektit. Rilindja dhe vetërealizimi i shoqërisë dhe individit po ashtu mundësohet nën dritën e shkëlqimit të forcës së intelektit.

Është intelekti ai që e shpëton njerëzimin nga femohimi, ateizmi, politeizmi, padrejtësia, shtypja dhe ligësitë e tjera. Sikur që edhe Profetët dhe evlijatë kishin arritur të spastrohen prej të gjitha ligësive të brendshme nën shkëlqimin e mendjes, në mënyrë që në praninë (bashkinë) e tyre hyjnore nuk kishte asnjë përçarje dhe mosmarrëveshje. Zoti i Madhërishëm e ka ftuar njerëzimin në nënshtrimin dhe adhurimin e vet përmes intelektit dhe për shkak të intelektit. Në një hadith thuhet : “Intelekti është ai që përmes tij adhurohet i Mëshirshmi dhe përmes tij fitoht Xhenneti”. Intelekti njerëzor i thotë atij mos tradhto, mos gënje... si dhe cilësi si dëlirësia, pamëktësia, drejtësia etj janë nga rrjedhojat e intelektit. Harresa e (Zotit) nuk është funksion i intelektit. Burrat e së vërtetës jaë ata të cilët me anë të ndriçimit të intelektit ruhen nga kryerja e mëkateve.   

Përgatiti: MA Valbona Ismaili