Revolucion kulturor për dhunën e mbrojtur nga ligji

Publikuar në Gus. 12, 2017, 2:17 a.m.

 Në botën arabe aktivistet e guximshme luftojnë për të drejtat e grave. Ato kanë arritur suksese të mëdha, veçanërisht në çështjen e përdhunimit. Angazhimi i tyre është revolucion kulturor.

Ishte një hap që pritej prej kohësh, qeveria në Jordani e shfuqizoi nenin 308 të kodit penal, një nen që iu ka mundësuar përdhunuesve të shpëtojnë nga dënimet. Nëse përdhunuesit me mbështetjen e familjes së viktimës do të vendosnin për martesë pas përdhunimit, atëherë nuk do të kishte proces gjyqësor për këtë vepër. Në pranverë parlamenti vendosi për të shfuqizuar këtë nen e tani ai hyn në fuqi.

Inkurajim për vendet e tjera

Aktivistja për të drejtat e grave, Kahdija Ryadi nga Maroku shpjegon për DW se: "Ndryshimet e fundit ligjore në vendet arabe dhe ato myslimane, ndihmojnë që të akuzohen të gjithë ata që keqpërdorin fenë si mbrojtje për përdhunim." Në Marok përdhunimi tani do të dënohet edhe me burgim nga 5 deri në 20 vjet burg.

Tanimë ndëshkohet edhe përdhunimi i grave të pamartuara, por nëse ato janë të martuara dënimi është i dyfishtë. Ka ndryshuar diçka thotë Riyadi, por ka edhe shumë për t'u bërë.