Njohja Imanente Njohja Transcedente

Publikuar në Gus. 11, 2017, 8:52 p.m.

Njeriu e njeh botën me anë të aftësisë për të njohur. Ai eksploron mjedisin ku jeton, njeh realitetin ku gjendet, si dhe mikrokozmosin, makrokozmosin dhe Krijuesin e tij. Njohja është aftësi që e bën njeriun të veçantë në të gjithë ekzistencën. Pozicioni sublim i njeriut buron nga kjo aftësi, për pasojë, sa më shumë njohje të ketë njeriu, aq më shumë vlerë ka. Vlera e njeriut matet me anë të njohjes së tij.

Njojha është dy lloj llojesh: Imanente dhe transcedene. Është fakt i pakundërshtueshëm që njeriu ka fuqinë për të njohur, e cila është e ngulitur në qenien e tij. Në pikëpamje të objektit të njohjes, ai mund të njohë brendësinë e tij, pra botën e brendshme – dhe kjo është njohje e pandërmjetësuar, si dhe botën objektive, përmes njohjes transcedente, e cila është njohje e ndërmjetësuar.

Kur flasim për llojin e parë, duhet të kemi parasysh faktin që çdo njeri i përjeton fazat e para të njohjes ndaj vetes qysh në periudhën e foshnjërisë. Pas lindjes së tij, ai s’e ka ende të formuar mendjen sa të kujtojë njohjet e veta, po kjo nuk do të thotë se foshnja s’e ka aftësinë për të njohur, sepse aftësia për të perceptuar e njohur është e bashkëlindur te njeriu.

Së dyti, njohja e njeriut ndaj vetes nënkupton njohjen e kapaciteteve e të talenteve që ai ka, të tilla si vullneti, ndërgjegjja, aftësia për të menduar, morali, si dhe ndjenja të ndryshme si frika, gëzimi, etj.

 Së treti, vetë njohja mund të jetë objekt i njohjes së njeriut, që do të thotë se ai mund të hulumtojë rreth kufinjve dhe mundësive të tij.

Së katërti, njeriu mund të njohë shpirtin e vet, veten e vet, dhe realitetin e qenies së vet. Për ekzistencën e vet, kjo qenie ka nevojë për një “substancë”, ekzistenca e së cilës është e domosdoshme, sepse, në pikëpamje të ekzistencës, njeriu është një qenie e mundshme , që do të thotë se raporti midis njeriut e qenies është jo i domosdoshëm. Një qenie e tillë duhet të mbështetë detyrimisht ekzistimin e saj tek një qenie, të cilën e karakterizon domosdoshmëria e ekzistimit.

Kjo shkallë e njohjes së njeriut është me karakter kozmogonik dhe me efekte shumë të thella, sepse njeriu njeh energjinë e vet, fuqitë jo materiale të shpirtit e të frymës së vet, si dhe faktin që ai e detyron ekzitencën e vet një “krijuesi”. Kjo e bën atë të përpiqet për ta njohur sa më mirë Krijuesin e vet. Nëse pranojmë aksiomën që gjërat njihen nga të kundërtat e tyre, njohja e Zotit nëpërmjet njohjes së njeriut ndaj vetes rezulton si një nga mënyrat e njohjes së Zotit. Ndërkaq, çdo njohje sjell me vete edhe praktikën e saj, që përbëhet nga vepra të posaçme, të clat burojnë prej kësaj njohjeje.

Meqë këtu po shkruajmë për njohjen, do cekim vetëm këtë realitet – faktin që çdo ideologji bazohet në botëkuptimin ose ontologjinë përkatëse, çka tregon edhe rëndësinë e njohjes, sepse edhe ontologjia bazohet te njohja, në fund të fundit.

Deri tani është folur për njohjen imanente ose subjektive apo, siç mund ta quajmë ndryshe, njohjen introverte. Tipari i saj është fakti që ajo na shfaqet drejtpërdrejt dhe është e bashkëlindur me ne. Llojin tjetër të njohjes, që këtu do të quhet njohje transcedente ose njohje objektive, njeriu e përfiton në formë jo të drejtpërdrejtë, përmes portretit të gjësendeve (konceptit) që memorizohen në mendjen e njeriut.

 Janë bërë shumë hulumtime rreth mundësisë reale të njohjes së botës së jashtme nga ana e njeriut (për aftësitë e tij perceptuese si mendja, shqisat, etj.) Të cilat kanë shpënë në krijimin e shkollave të ndryshme flozofike, siç janë idealizmi, subjektivizmi i skajshëm (solipsizmi) realizmi, pozitivizmi, kriticizmi, etj., megjithatë është i pamohueshëm fakti që, praktkisht, njeriu e bazon veprimtarinë e vet në objektivitetin e jshtëm. Përparimet që ai ka arritur në fushën e shkencës, janë bërë duke pranuar realitetin e jashtëm objektiv, duke zbuluar në të ligjësitë, si dhe duke pranuar realitetin e jashtëm objektiv, duke zbuluar në të ligjësitë, si dhe duke i formuluar ato si ligje shkencore, përmes të cilave eksplorojmë botën, ndërhyjmë në të dhe realizojmë përparimin teknologjik. Njohja jonë ndaj botës së jashtme bëhet në mënyrë të ndërmjetësuar, por ky fakt nuk e zhvlerëson dhe as nuk e ndikon atë. Aparati njohës dhe perceptues i njeriut është aq i ndërlikuar, saqë filozofë të mëdhenj kanë bërë përpjekje gjigante për ta shpjeguar, por përsëri nuk ia kanë dalë që të sqarojnë përsosmërisht mënyrën e funksionimit të tij. Sidoqoftë, kur e njeh botën e jashtme dhe mrekullinë e krijimit, njeriu përballet me pyetjet, si është krijuar kjo botë, kush e ka krijuar dhe si ta njohim Krijuesin tonë. Nëse te lloji i parë i njohjes, që e quajtëm njohje imanente, e vrojtuam brendësinë dhe shpirtin tonë me dimensionet dhe prirjet që ekzistojnë në të, duke kuptuar domosdosmërinë e “substancës” që nuk karakerizohet me përkohshmëri dhe me jo – ekzistencë, në përballjen me realitetn e jashtëm pyesim veten për burimin e krijimit dhe krijuesin. Në këtë mënyrë, njohja imanente dhe njohja transcedente (ndaj Zotit) bashkohen për të reguar se mikrokozmosi (që gjendet brena nesh) dhe makrokozmosi (që është realiteti jashtë nesh) kanë të njëjtën orogjinë e karakterizohen nga cilësi të njëjta, siç janë qenia jo e domosdoshme në ekzistencë, varësia nga ekzistenca e amshuesme, nevoja për “demiurg” [1] që mbështetet tek vetja për ekzistimin e vet etj.

Lidhur me këtë, Kur’ani Famëlartë thotë: “Ne do t’u bëjmë atyre të munshme që të shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre, deri sa t’u bëhet e qartë ai (Kur’ani) është i vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt është dëshmitarë për çdo gjë”. (Kur’ani, 41:53).

Bota me gjithë fenomenet e saj, përfshirë edhe shpirtin e njeriut, dëshmon për Krijuesin e Madhërishëm, njohja e të Cilit është një domosdosmëri që njeriu nuk mund ta shpërfillë. Jeta e njeriut nuk mund të ketë kuptim, pa u ballafquar me amshueshmërinë, e cila mbështetet tek Zoti, siç mbështeten tek Ai të gjitha krijesat.

Përgatiti: Valbona Ismaili

[1] Faktori hyjnor, i cili është përgjejgës për krijimin e universit fizik dhe të aspektit fizik të njerëzimit në disa besime fetare.