Katër hoxhallarë shiitë u liruan në Bahrejn pas një viti burg

Publikuar në Gus. 11, 2017, 12:15 p.m.

Autoritetet e Sigurimit të Bahrejnit lëshuan të mërkurën, më 9 gusht 2017, katër hoxhallarë shiitë një vit pas arrestimit të tyre për protestën në Diraz që ishte shpërndarë me forcë më 23 maj 2016.

Aktivistët thanë se autoritetet lëshuan  Shejh Munir  Al-Maatouk, Sejjid  Jassin Al-Musavi, Shejh Imad Al-Shagla dhe Shejh Aziz Al-Khadran", pasi shërbyen në burg aq sa ishin dënuar.

Autoritetet e sigurisë kanë nisur një fushatë të gjerë kundër hoxhallarëve  shiitë, thirrën dhe arrestuan dhjetëra prej tyre, që nga revokimi i shtetësisë së udhëheqësit shpirtëror të shumicës muslimane shiite, Ajetullah Shejh Isa Kassim, më 20 qershor 2016.



Burimi : Bahrain Mirror