Kometimi i fjalimit 41 të Nehxh-ul Belaga Besnikëria është bashkë me sinqeritetn

nga Muhamed Taki Xhaferi | Publikuar në Gus. 11, 2017, 12:04 p.m.

Në këtë hytbe, Imam Aliu këshillon njerëzit për sinqeritet dhe largim nga mashtrimi.

1) O njerëz, besnikëria është bashkë me sinqeritetin dhe unë nuk njoh mburojë më të sigurtë se besnikëria dhe sinqeriteti. Personi që e di çfarë përfundimi do të ketë jeta e tij, nuk bën kurrë mashtrime. Ne jetojmë në një kohë, kur shumica e njerëzve e shikojnë mashtrimin si zgjuarsi dhe vigjilencë  dhe kur njerëzit e paditur kujtojnë se mashtrimi e sajimi janë një lloj aftësie për të gjetur rrugëzgjidhje për problemet. Pse, ç’farë shkojnë nëpër mend këta njerëz? Zoti i mëshiroftë! Njeriu i informuar e i vetëdijshëm për ndërrimet e ndryshimet e punëve i njeh edhe rrugët e mashtrimit, por përballë tij qëndron urdhri dhe ndalimi i Zotit për të bërë mashtrim. Si rezultat, ai nuk i futet rrugës së mashtrimit, edhe pse ka mundësi e forcë për ta çuar deri në fund, ndërkohë që ai që nuk ka besim dhe nuk u përmbahet urdhëresave fetare, e gjuan rastin për të mashtruar.

Raporti i drejtpërdrejtë midis besnikërisë dhe sinqeritetit

Lidhja midis besnikërisë dhe sinqeritetit është e drejpërdretë në kuptimin që sinqeriteti është pasojë e besnikërisë dhe e përmbajtjes ndaj premtimeve, si dhe, po ashtu, e angazhimit ndaj principeve të ligjeve njerëzore; ndërkohë që, nga ana tjetër, edhe besnikëria është pasojë e sinqeritetit dhe e dëlirësisë në të folur, të vepruar e të menduar, si dhe në synimet kryesore të jetës. Duke u nisur nga rastet e manifestimit të besnikërisë (apo besës), kuptimi i saj mund të kufizohet si kryerje, zbatim dhe plotësim i një domosdoshmërie që lind përgjatë jetës së ndërgjegjësuar të njeriut . Për shembull, kur marrim përsipër një angazhim, ky është angazhim për përmbushjen e një domosdosmërie quhet besnikëri. Normalisht kuptimi i sinqeritetit nënkupton pajtimin e të folurit, të vepruarit dhe të menduarit me realitetin. Rrjedhimisht, po të pranojmë që sinqeriteti është pasojë e besnikërisë, kjo do të nënkuptonte që, kur një njeri është shpirtërisht i gatshëm për të vepruar në udhën e jetës së ndërgjegjësuar në bazë të faktorit të domodoshëm, ai dhe lëvizjet e tij kanë kurdoherë sinqeritet në themel të tyre. Thënë ndryshe, gjithë veprimet, mendimet, të folurit dhe synimet e tij bazohen në synimin për t’u përmbajtur realiteteve. E nëse supozojmë të anasjelltën, që besnikëria është rezultat i sinqeritetit, kjo çështje bëhet akoma më  qartë. Në këtë rast sqarimi është i tillë: Njeriu që e bazon frymën e veprimit tek realitetet, s’ka dyshim  që vepron në udhën e besnikërisë, që është veprim në bazë të domosdoshmërive të jetës së ndërgjejësuar. Pastaj imam Aliu (a.s) thotë: “Unë nuk gjej asnjë pazmoe që të jetë më e sigurtë se besnikëria e sinqeriteti.” Këtë pohim të rëndësishëm të Imam Aliut do të përpiqemi ta shpjegojmë në vazhdim.

Sinqeriteti ose besnikëria – më e sigurta e të gjitha pazmoreve

Duke pasur parasysh shpjegimin që kemi bërë në lidhje me kuptimin e sinqeritetit dhe besnikërisë, arrijmë në mënyrë të natyrshme në përfundimin që Imam Aliu na tërheq vëmendjen që njeriu nuk mund të gjejë diçka tjetër që ta mbrojë më mirë se sinqeriteti dhe besnikëria. Për ta bërë sa më të qartë këtë çështje, mjafton të analizojmë dy konceptet që janë të kundërtit e bensikërisë dhe sinqeritetit. Natyrisht , kjo do të na sqaroht, pse këto dy koncepte janë aq efikase si pazmore “ekzistenciale” për njeriun.  Po ashtu, ne do të marrim përgjigje dhe do të informohem lidhur me faktin se nga cilat dëme e pasoja negative na mbrojnë sinqeriteti dhe bensikëria. E kundërta e besnikërisë është shmangia nga ajo që është e domosdoshme në udhën e jetës së ndërgjegjësuar. Po ashtu, e kundërta e sinqeritetit është mospërputhja e të folurit, të vepruarit, të menduarit dhe të synuarit me realitetet, gjë që është gjithashtu në kundështim me udhën e jetës së ndërgjegjësuar. Kjo do të thotë se këtu kemi të bjmë me dy çështje: Njëra është që besnikëria dhe sinqeriteti janë pazmorja më e mirë dhe më e sigurtë ndaj shmangieve prej gjërave që janë domosdoshmëri në udhën e “jetës së ndërgjegjësuar”, kurse dy të kundërtat e tyre na çojnë në një gjendje, ku ka një papërputhshmëri të theksuar mes të folurit, të vepruarit, të menduarit dhe të synuarit që manifestojmë në jetë në raport me realitetet. E dyta është njohja e dëmeve dhe pasojave negative, prej të cilave na mbrojnë besnikëria dhe sinqeriteti. Në lidhje me çështen e parë, duhet mbajtur parasysh fakti që personaliteti i njeriut u ekspozohet shndërrimeve dhe ndryshimeve për shkak të orientimit të njeriut nga natyra e nën veprimin e faktorëve aktivë, të cilët janë gjitnjë shumë efikasë dhe të fuqishëm, qoftë për nga sfera e natyrës, qoftë dhe për nga lloji i tyre. Kjo gjendje e shpie njeriun në gabime dhe e shmang shpirtin e tij nga rruga kryesore, që është zhvillimi e përsosja njerëzore. Ndaj dhe njeriu ka nevojë kurdoherë për një pazmore, që do të mbronte nga ndikimi i këtyre faktorëve që shkaktojnë devijim dhe degjenerim të njeriut, duke siguruar e garantuar lëvizje në udhën parësore e kryesore të shpirtit të tij. Arsyeja, pse njeriu ka nevojë për këtë mburojë të fortë dhe të padepërtueshme, është fakti që çdo gabim dhe shmangie prodhon privim e anashkalim të njeriut nga një ose më shumë realitete. Meqë faktorët që e çojnë njeriun drejt gabimit dhe shmangies e kanë rrethuar njeriun nga të gjitha anët dhe, siç thotë xhelaleddin Rumiu, “njeriu i ngan një zogu që është në shënjestrën e shumë gjahtarëve, të cilët i kanë ngritur kurth”, udha e njeriut në këtë botë dhe në këtë jetë tokësore kalon buzë një honi, ku i ekspozohet vazhdimisht rënies. Sinqeriteti dhe besnikëria janë elementët që e mbrojnë njeriun në këtë udhë të frikshme dhe nga ky hon i thellë, pranë të cilit dhet të të kalojë medoemos. Lidhur me këtë, duhet t’i kushtojmë vëmendje në çështjeje shumë të rëndësishme, që ka të bëjë me kuptimin e fjalëve gabim dhe shmangie. Meqenëse këto shpehje përdoren shpesh në komunikimet e përditshme njerëzore, ne i kemi shpërfillur faktin deri diku domethëniet  reale dhe pasojat e tyre. Po ashtu, ne shpërfillim faktin që shmangia nga urdhërat hyjnore  e thirrjet e ndërgjegjes bartin kuptimin dhe pasojën e humbjes së vlerës së ekzistencës sonë dhe kundërvënien ndaj realiteteve dhe vërtetësië. Për ta ilustruar këtë, po sjellim disa shembuj: Kur tradhëtojmë amanetin që na është besuar, në fakt ne e ekspozojmë persnalitetin tonë ndaj kthetrave të poshtërimit, po nëse i njohim vlerat dhe madhështinë e besës, besnikërisë dhe sinqeritetit dhe e marrim seriozisht përmbajtjen ndaj tyre, do të kemi mburojat më të sigurta e më të forta ndaj këtoj poshtërimi. Le të kthehemi dhe një herë tek pohimi i Imam Aliut,  i cili thotë: “Dhe unë nuk njoh një mburojë më të sgurtë se sa besnikëria dhe sinqeritetin”. Në të vërtetë, ai përmend këto dy elemente që lidhen ngushtë me devotshmërinë, sepse ky term (takva) ka për bazë devotshmërinë që do të thotë mbrojtje dhe ruajtje. Për rrjedhim, personi i devotshëm, ai që ka takva, disponon mburojën që e ruan nga faktorët shkatërrimëtarë e rrënimëtarë të personalitetit. Në vazhdim, imam Ali (a.s) thotë: “Njeriu që e di, si do të jetë prëfundimi i jetës së tij, nuk bën mashtrime”.

Ai fat përfundimtar i jetës, që është në pritjen e njeriut, shkatërrohet dhe errësohet me anë të mashtrimeve dhe dinakërive. Besimi dhe bindja në faktin që jeta njerëzore ndërtohet mbi një llogari e rend të përpiktë dhe që mbajtja e këaj llogarie vazhdon deri në frymëmarrjen e fundit dhe në momentet e fundit të saj, nuk lejon kurrsesi që ta injorojmë e shpërfillim këtë rend e të përfundojmë në dëmin tonë të përjetshëm. Arsyetimet logjike dhe burimet islame argumetojnë në mënyrë tejet elokuente që fati përfundimtar i jetës së njeriut është produkt i tërësisë së fjalëve, veprave, mendime, synimeve e qasjeve të tij. Mundësia që funksionet e jetës së njeriut, me fenomenet e ndryshme që ajo ka, të shkojë drejt shuarjes dhe zhdukjes, ndjek mundësinë e formimit të një shkaku; që do të thotë se është i paparanuseshëm krijimi i çdo shkaku që do mund të sillte me vete pasoja të tilla. Kur njeriu beson në fatin përfundimtar të jetës, e di që

Kjo botë (mali) veprën tonë (britma)

E kthen mbrapsht jehonë, jo britmë,

Si dhe që “çdo njeri është peng i veprave të veta “(Kurani, 74:38), prandaj e ka të pamundur që ta shikojë ndërmend mashtrimin dhe dredhinë. Po ashtu, bsimi se fati përfundimtar i jetës nuk i nënshtrohet argumentimit e nuk arsyetohet; se të gjitha këto ndjenja, synime sublime humane e perceptime autentike shpirtërore, që kanë buruar e burojnë tërë historisë njerëzore që nga thellësitë e shpirtit njerëzor; se këto miliona libra të shkruara për to dhe për vargun e gjatë të profetëve, të të afërmëve të Zotit, të njerëzve të së vërtetës dhe bartësve të urtësisë së vërtetë, të miliona dëshmorëve të rrugës së këtyre principeve dhe vlerave, dhe, po ashtu, për të gjitha ato sakrifica sublime në udhën e realizimit dhe të aktualizmit të këtyre principeve e vlerave, që janë treguesa të përpjekjes së përgjithshme për një produkt përfundimtar – ky besim, pra, është një iluzion i gënjshtërt, i barasvlershëm me besimin  se në këtë jetë nuk ekziston asnjë parim, ligj apo vlerë, përveç egocentrizmit. Pas kësaj, ajo që mbetet është përfundimi se  kjo botë është një vend lojërash dhe se gjithë njerëzit janë lojtarë në sheshet e saj.

Le të kthehemi prap tek mashtrimi e dinakëria si nocione që, sipas injoranëtve, janë shenja të inteligjencës, zgjuarsisë, talentit dhe aftësisë. Në lidhje me to, Aliu thotë; “Ne jetojmë në një kohë, kur shumica e njerëzve e shikojnë mshtrimin si zgjuarsi e vigjilencë  dhe kur njerëzit e paditur kujtojnë se mashtrimi e sajimi janë një lloj aftësie për të gjetur rrugëzgjidhje për problemet. Pse, ç’farë mendojnë këta njerëz? Zoti i mëshiroftë! Njeriu i informuar e i vetëdijshëm për ndërriemet e ndryshimet e punëve i di dhe rrugët e mashtrimit, por përballë tij qëndron urdhri dhe ndalimi i Zotit për të bërë mashtrim.

Këtu lind pyetja; Vërtetë janë mashtrimet, dinakëritë e hilet shenja talenti, zgjuarsie e zotësie?

Ky pereptim i gabuar dhe emërtim i rremë, i shoqëruar me hedhjen e një perdje të bukur mbi sëmtimin e veprës së njerëzve të korruptuar e dashakeqe dhe mbi falsifitetet e ndjekësve të rrugës së degjenerimit dhe devijimit njerëzor, ka një histori shumë të gjatë. Në këtë fjalim, Imam Aliu (a.s) na lajmëron në mënyrë të drejtpërdrejtë që njerëz të tillë të korruptuar kanë jetuar dhe në kohën e tij. Po! Fjalë të tilla si talenti, aftësia dhe zgjuarsia, të përdorura për të përligjur ligësitë e njerëzve të këqinj e pa ndjenja njerëzore, të artikuluara nga njerëz medjelehtë dhe pa personalitet, që nuk kanë qenë gjë tjetër,                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                    veçse vegla të arrogantëve, kanë luajtur një lor të shëmtuar në favor të adhuronjësve të fuqisë.

Pyetja jonë ishte: Aa duhet konsideruar mashtrimi dhe dinakëria si aftësi, talent, zguarsi dhe vigjilencë? Për fat të keq, historia ka dëshmuar raste të shumta kur vetitë fisnike e sublime – aftësia, largpamësia, vigjilenca, zgjuarsia, talenti dhe të tjera si këto, të cilat mbartin vlera nga më të bukurat e më të lartat, që i bëjnë, me të drejtë, të jenë faktorë kryesorë në lidhjen dhe vendosjen e kontakteve me realitetet – janë përdorur nga elementët parazitarë të shoqërisë për të fshehur veset e veprat e shëmtuara të tyre, të tilla si mashtrimi, hileja e djallëzia, duke e ditur se këto janë shprehje të privimit të njerëzve nga të vërtetat. E kjo bëhet përmes insektimit e shmangies nga realiteti me anë të propagandave helmuese, servirjes së realiteteve false dhe mashtrimit të njerëzve, që u përmbahen parimeve e normave njerëzore, apo përmes shfaqjeve të rreme të po atyre parimeve e normave, në mënyrë që ata t’i zëvendësojnë këto parime e norma me të tjera. Në këtë dukuri ndikojnë faktorë të ndryshëm, por ne do të përmendim këtu vetëm një pjesë të tyre.

Faktori i parë është paaftësia për të vepruar mbi bazën e realiteteve e të vërtetave, gjë që të kujton të droguarin që përdorë narkotikë për t’u larguar nga vetëdija dhe realiteti. Këta të paaftë, në vend që të gjejnë rrugën e duhur për t’u aftësuar e vepruar në bazë të realiteteve, i drejtohen mastrimit e dinakërisë, të trembur se mos e meta dhe paaftësia që kanë i largon nga mesi i njerëzve që i gëzojnë këto realitete. Me anë të mashtrimit, ata duan të tregojnë se janë, edhe ata, ‘udhëtarë’ e pjesë e karvanit  të realistëve dhe kërkusve të së vërtetës; por është e qartë se këta njerëz të ligj do të marrin herët apo vonë atë që meritojnë e do të dalë në shesh fytyra e tyre e vërtetë. Shëmtia  e sjelljes së tyre qëndron në faktin që, në vend që të korregjojnë e përmirësojnë aftësitë dhe të metat e tyre, ose qoftë edhe të pajtohen me aftësitë e tyre të kufizuara, zgjedhin rrugën e mashtrmit e dinakërisë. Ata nuk duan të kuptojnë se aftësia, talentin largpamësia, vigjilenca dhe zgjuarsia  që ata i përdorin për të realizuar planet e tyre djallëzore, janë cilësi shumë me vlerë, që mund t’i ndihmonin në përvetësimin e tyre realiteteve, që u mungojnë, duke i bërë të ndihen të paaftë për t’i arritur, ose mund t’i ndihmonin për përvetësimin e reliteteve të tjera, të cilat, edhe në mos qofshin më sublime e më me vlerë se ato, nga të cilat janë privuar, janë kompensuese të tyre ose të ngjashme me to. Këtë mund ta ilustrojmë me këtë shembull:

Të supozojmë që një njeri nuk e ka aftësinë e duhur për të arritur një pozitë shoqërore, që ai e dëshiron. Ai pranon që është i mangët e nuk i përmbush kushtet që i këkohen, por ka një dëshirë të zjarrtë dhe kërkon që të arrijë tek ajo pozita në çfarëdolloj mënyre qoftë. Supozojmë , gjithashtu, e ai nuk mund të plotësojë këtë dëshirë duke iu përpmbajtur ligjeve e parimeve relevante.

Kjo do të hotë se një person i tillë ka dy altarnativa: Ose nuk disponon asnjë mjet tjetër për t’ia arriur qëlimit të tj, ose disponon mundësi e mejete, por që s’janë në pajtim me principet dhe ligjet relevante. Në rastin e parë, kur s’ka asnjë mundësi tjetër, gjendja e tij është si e të pafuqishmëve tjerë dhe ai është i privuar përfundimisht nga përpjekja për të arritur qëllimin e vet. Në rastin e dytë, kur ka fuqinë, mundësinë dhe mjetin që ta përvetësojë atë pozitë pa u menduar, madje duke i shpërfillur kushtet, parimet e rregullat revelante, ndërgjegja dhe logjika racionale e fetare kërkojnë që ai të përpiqet përmes mundësirave që ka për arritjen e një qëllimi tjetër të drejtë, i cili është në përputhje me rregullin dhe ligjin dhe, në të njëjtën kohë, i përshtatshëm për vet personin. Vigjilenca,, aftësia, talenti, largpamësia dhe zgjuarsia së bashku me gjithë produktet e tyre, janë forca dhe mjete që jo vetëm i kompensojnë njerëzit për pozicionet që pëlqejnë, por u japin atyre mundësi që të marrin shumë më shumë e më mirë se ajo që kërkojnë të arrijnë dhe të përvetësojnë.

Faktori i dytë është përfitimi i shtuar, përmes të cilit fitim – adhuruesit kënaqin epshet e tyre. Ky faktor është më vepronjës në arealin e ekonomisë dhe të mirave materiale, si sajim kërkesash artificiale te njerëzit, hartim i planeve tejet të sofikistuara e mjeshtërore për të prodhuar e servirur produkte të dëmshme dhe moral – shthurëse, denigrimi i rezultatit të përpjekjeve dhe i punës së njerëzve, etj.

Faktori i tretë është përvetësimi i pozitës së udhëhqësit, liderit të shoqërisë, ose vazhdimi i dinakërive dhe i mashtrimeve që mund të bëhen nga ky pozicion. Ato janë, pa dyshim, trishtuese e tronditëse dhe të habitin me faktet për fuqinë dhe energjitë që janë harxhuar për krijimin e kushteve të nevojshme për këtë dukuri.

Çudia më e madhe është fakti që, edhe pse këta mashtronjës e njerëz të këqinj e dinë më mirë se kushdo tjetër që fruti i punë së tyre është aq i shëmtuar e  i turpshëm, sa, në çastet e maturisë psikike të tyre, sidomos momentet që viktimat e tyre bien pre e kurtheve të mashtrimeve të tyre; edhe pse e dinë se shumica e dinakërive të tyre do bëhen patjetër publike dhe se në një të ardhme të afërt perdet do të hapen që ligësitë dhe mashtrimet e tyre të shfaqen e duken qartë – ata, përsëri, kryejnë mashtrime dhe hilera, pa iu trembur syri aspak, duke deformuar realitetet dhe të vërtetat dhe duke i paraqitur ato si të pavërteta. Mashtrimet dhe hilet janë si flluska kur përballen me të vërtetën. Madhështia, rezistenca dhe qëndrueshmëria e realiteteve është e tillë, që ashtu si ata rrinë përmbi çdo ndikim, përfitim e jo – seriozitet, ashtu rrinë dhe përtej baltës së mashtrimeve të njerëzve të këqinj.

Po, është e mundur që një njeri ose grup njerëzish të mashtrojë madje një shoqëri shumë të madhe dhe ta drejtojnë atë përkundër realitetit me anë të propagandës dhe sajimeve të pabaza lidhur me një çështje; kjo, falë faktit që faktori drejtues bazohet te një njeri i lig dhe thëniet e lëvizjet e tij personale. Por me eliminimin e tij apo me shfaqjen e ngjarjeve që ai person apo shoqëria e drejtuar prej tij nuk i priste, ky faktor pushon së ekzistuari dhe në sytë e publikut tregohet edhe një herë tjetër fytyra e vërtetë e atij realiteti të deformuar.

Një nga dinakëritë më pa precedent e mashtrimet më të stërholluara që është parë në histori është përpjekja e Muvijes për të denigruar e deformuar personalitetin e Imam aliut (a.s) në shoqëritë e asaj kohe, sidomos në Sham. Transmetohet se gjatë periudhës së sundimit të emenitëve kanë qenë angazhuar shtatëdhjetëmijë tribuna për të denigruar, mallkuar e fyer në shoqëritë islame të kohës personalitetin e prijësit të besimtarëve, imam Aliut. [1] Por, nuk kaloi shumë kohë dhe këto flluska të paqëndrueshme u zhdukën e elimenuan dhe figura e ndritshme e këtij njeriu të madh magjepsi sërish me madhështinë e tij të gjitha skajet anembanë botës. Deri më sot asnjë njeri i mençur, i ditur e zemërndritur, musliman ose jo musliman qoftë, nuk është parë që mos të dashurohet me persoanlitetin e Imam Aliut, pasi është njoftuar me historinë e jetës së këtij njeriu – simbol i drejtësisë absolute. Dashuria që i  është kushtuar Imam Aliut gjatë tërë historisë ka qenë më e pastra e më njerëzorja, për të cilën kanë dëgjuar njerëzit. Asnjë person i dashuruar nuk ka pasur aq shumë dashurues e dashamirës sa ai. Ku shkuan planet e Muavijes e të pinjollëve të tij? Cili ishte përfundimi i përpjekjeve mashtruese të të ngjashmëve me Muavijen, që u lumturuan aq nga ‘dhelpëra e shëmtuar’ të cilën e quajtën ca  kohë urtësi, mendjemprehtësi, shkathtësi, vigjilencë e epërsi, ndërkohë që denigronin e asfiksonin principet e parimet e shquara njerëzore, dhe që më pas vdiqën e u gruposën nën dhe për të pritur Ditën e Gjykimit, kur do t’i gjykojnë Zoti i Madhërishëm, i Cili është Vet dëshmitar i ligësive e djallëzive të kriminelëve dhe mëkatarëve, dhe kur Vet Ai dëshmitar i ligësive e djallëzive të kriminelëve dhe mëkatarëve, dhe kur Vet Ai do t’u caktojë fatin përfundimtar të jetës së tyre. Kështu, flluskat e paqëndruesme u zhdukën dhe mbeti në përjetësi vetëm personalieti e figura e të birit të Ebu talibit, që e duan të gjithë ata që e aspirojnë për një jetë të denjë e dobiprurëse. Kur’ani Famëlartë thotë: “Ai e lëshon (shiun) nga qielli e sipas madësisë së tyre rrjedhin përrocka, kurse vala bart mbi vete shkumë të fryer lart.  Si kjo shkumë është edhe ajo kur shkrihet (metali) në zjarr për të bërë ndonjë stoli ose vegël. Kështu, Allahu sqaron shembullin e të vërtetës e të pavërtetës. Sa i përket shkumës (së ujit të metaleve), ajo hidhet si mbeturinë, kurse ajo që u sjell njerëzve dobi, mbetet në tokë” (Er, Rra’d: 17).

Është për t’u çuditur , në fakt që këta njerëz nuk heqin dorë nga dinakëria dhe mashtrmet e tyre, megjithëse e dinë se çdo lloj hileje e mashtrimi zbulohet një ditë, herët apo vonë, dhe se asnjë prej tyre nuk ka pasur rezultat deri më sot; përkundrazi, ata vijojnë ta shohin këtë metodë të shëmtuar si një ilaç të sëmundjes së tyre. Por, ata që e përdorin atë duke e menduar për vaj bajamesh, e përkeqësojnë më tej sëmundjen e tyre, sepse i shtojnë edhe kapsllëkun; ashtu dhe ata që e shohin si ujë dhe përziejnë me të zjarrin në vend të mjaltit. Po prapë, ata nuk heqin dorë nga thurja e mashtrimeve dhe e hileve, po i shtojnë dhimbjet njerëzimit çdo ditë e më shumë. Në vend që të kthehen nga rruga e tyre e gabuar, ata sajojnë dhe zbulojnë në mënyrë arrogante rrugë të reja për të luftuar me të vërtetën dhe realitetin e për t’u zhytur thellë e më thellë në harresë.

Ka shumë ajete Kur’anore që tregojnë se dukuritë negative si mashtrmi, babëzia, dinakëria, thurja e kurtheve dhe e intrigave janë të ndryshme dhe të llojllojsme. Në to thekësohet se pasojat e tyre do t’u kthehen bartësve të tyre dhe se ata nuk do të kenë asnjë sukses. Më poshtë sjellim disa nga këto ajete: “Ja kjo është e vërteta. Allahu dobëson dredhitë e mohuesve”. (El – Enfalë: 18). Në suren Jusuf: 52, Jusufi thotë: “ Këtë (e bëra)  për ta ditur ai (ministri) se unë nuk e tradhëtova tinëzisht dhe se vërtet Allahu nuk e realizon dredhinë e tradhëtarëve”. Kurse në suren Et – Tarik: 15- 15, thuhet: “Ata vërtet bëjnë kurthe, por edhe Unë përgatis dështimin e kurtheve të tyre!”.

Përveç ajeteve të lartpërmendura, ka dhe të tjera që flasin për mashtrimin duke e dënuar ashpërsisht. Midis tyre është një që e shpjegon kuptimin e mshtrimit të Zotit në raport me mashtrimin e mashtruesve “Edhe ata që ishin para tyre vënë intriga. Po Allahu rrënoi në themel ndërtimet e tyre (intrigat) dhe kulmi u shemb mbi ta, dhe ashtu u erdhi dënimi kah nuk e kujtuan”. (En – Nahl: 26).

Siç shihet tek ky ajet, synimi i mashtrimit të Zotit përballë mashtrimit të mashtruesve nuk është që Zoti të deformojë realitetin dhe ta prezantojë jo realitetin si realitet; përkundrazi, Zoti i Madhëruar shkalmon themelet, rrënjët e pasojat e mashtrimit, si dhe planifikimin djallëzor të mashtruesve.

Përgatiti: MA: Valbona Horozova


[1] Kjo ngjarje është transmetuar nga Xhelaleddin sijjuti