Forcat jemenase i shkaktojnë humbje të mëdha Arabisë Saudite në territorin e saj

Publikuar në Gus. 11, 2017, 11:59 a.m.

Armata e Jemenit dhe forcat aleate të Komiteteve Popullore kanë zhvilluar  operacione sulmuese në rajonet Xhizan, Asir dhe Naxhran të Arabisë Saudite që  ju shkaktuan humbje të mëdha Armatës të Arabisë Saudite dhe  mercenarëve të saj.

Në rajonin e Asirit, snajperët që i përkasin ushtrisë së Jemenit dhe Komiteteve Popullore kanë qëlluar për vdekje të paktën tre ushtarë sauditë gjatë dy ditëve të fundit. Për më tepër, trupat saudite dhe mercenarët e Arabisë Saudite u vranë dhe u plagosën kur pozicionet e tyre u bombarduan në zonën e el-Rabo'ah.

Në rajonin e Naxhranit, forcat e udhëhequra nga Sauditët pësuan humbje të konsiderueshme të fuqisë punëtore dhe pajisjeve të rënda, kur bazat dhe pikat e tyre u sulmuan nga Ushtria Jemenit dhe Komitetet Popullore. Këtu raportohet se të paktën 5 automjete ushtarake që i përkasin forcave pro-saudite u shkatërruan kur forcat ajrore mbretërore saudite gabimisht i goditën ata.

Në provincën e Xhizanit, njësitë e artilerisë së Ushtrisë së Jemenit dhe Komiteteve Popullore bombarduan pozitat  ushtarake pro-Saudite  në al-Kanbour dhe në zonën e al-Toual.

Në përgjithësi, këto arritje më të fundit në fushën e betejës nga Ushtria e Jemenit dhe aleatët e tij vijnë si pjesë e një ofensive më të madhe kundër forcave të udhëhequra nga Arabia Saudite në territorin e vetë Arabisë Saudite që filloi disa ditë më parë.



Burimi : AMN