Protestuesit e dogjën flamurin sionist në Londër

Publikuar në Gus. 11, 2017, 11:54 a.m.

- Demonstruesit i vunë zjarrin një flamuri izraelit në qendër të Londrës të shtunën, gjatë  protestave të vazhdueshme në botën muslimane, kundër instalimit të pikave të kontrollit elektronik në Xhaminë el-Aksa në Kuds (Jerusalem).

Një organizatë e quajtur Forumi Palestinez në Britani (PFB) bëri thirrje për një demonstratë "kundër agresioneve izraelite në Jerusalem" jashtë ambasadës së Izraelit në lagjen e Kensingtonit.

Në faqen e Facebook-ut për këtë ngjarje, grupi i bëri thirrje pasuesve të tyre që të tubohen para ambasadën, sepse "Qeveria izraelite ka mbyllur Xhaminë Al Aksa, ka imponuar kontroll të rreptë të sigurisë ndaj  besmitarëve muslimanë si pjesë e planeve të tyre për të pushtuar vendin e shenjtë musliman" .

Agjencia zyrtare e lajmeve Anadolu tha se qindra vetë dolën në protestë dhe bërtisnin slogane të tilla si "Izraeli është një shtet terrorist" dhe "Duart jashtë  Xhamisë  Al-Aksa".

Një video e postuar në mediat sociale nga Agjencia Video Ruptly tregoi një grup të rinjsh duke hedhur një flamur izraelit në rrugë dhe duke e qëlluar me entuziazëm në të ndërsa një kontigjent i vogël i policisë u përpoq t'i largonte ata.

Protestat më të mëdha filluan të premten në të gjithë botën muslimane, që  përkojnë me demonstrata në  Kuds (Jerusalem) kundër masave të reja të sigurisë izraelite në kompleksin e shenjtë. të Xhamisë së Shenjtë.



Burimi : 24 News